Blloku Kulturë
Kuteli, nderi i Akademisë së Shkencave
Academia e Shkencave ka organizuar sot një konferencë kushtuar shkrimtarit, publicistiti, përkthyesit Mitrush Kuteli, një shqiptar siç do të duhej ndër shumë shqiptarë që panë dritën e kësaj bote. Me këtë rast, Akademia i ka akorduar Kutelit, çmimin “Nderi i Akademisë”. Studiues dhe shkrimtarë të ndryshëm kanë mbajtur një fjalë të vetën mbi veprën e autorit që zë një vend të veçantë në letrat shqipe.
Studimi i ri i Aleksandër Meksit/Kishat e Shqipërisë
Pas studimit “Xhamitë e Shqipërisë”, Aleksandër Meksi paraqitet para lexuesit me “Kishat e Shqipërisë”, një studim i plotësuar që përfshin objektet e kultit të krishterë në shekujt VI-XIV.
Na jep të kafshojmë njëherë...
Në përgjithësi, gjithmonë fëmijët kanë dashur të hanë, disa herë më tepër se zakonisht, gjatë ditës. Përveç nevojës biologjike, të ngrënit për ta, shpesh bëhet edhe një lloj kënaqësie, apo argëtimi, apo psikozë më vete.
Gjithmonë fëmijët me vënd e pa vënd, me kohë e pa kohë, kanë kërkuar të hanë. Kjo kërkesë e tyre sot të paktën për vëndin tonë, është relativisht e lehtë për t’u plotësuar. Me vënd e pa vënd sot, ata duan një hamburger, një tost, një kruasan, chips, popcorn, banane, një krepes, një sanduiç, një, një, ….
La Folia, një temë muzikore prej 600 vjetësh
La Folia. Një temë e rrahur gjerësisht për Mesjetën e Perëndimit, në letërsi dhe filozofi. Një adresë psikologjike e përtej normales, një manifest ndryshe i (ç)mendjes që është shndërruar me kohën në shfaqje për kundrim. Në muzikë, La Folia, etiketon një copës të marrë me madhështi nga kompozitorë të tillë si Vivaldi, apo Arkangjel Corelli, ky i fundit me një nga përpunimet më të mira. La Folia hyn ndër ato motive muzikore ndër më jetëgjatat, që shenjon në planin etik Perëndimin e para Arsyes.
Seks i ngadaltë, orgazëm pa ejakulim, jetë më e gjatë
Për më shumë se 1000 vjet, Familja Perandorake Japoneze dhe mjekët e saj kanë ruajtur një thesar të mjekësisë orientale: 30 rrotullat e plota të “Ishinhō”, ose “zemra e përshkrimit mjekësor”. Kjo përmbledhje u nxor nga burime nga India, Kina, Korea dhe gjetkë, ndonëse shumë prej dokumenteve origjinale kanë humbur apo janë shkatërruar.
Ndërron jetë Vangelis
Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare, kompozitori dhe artisti i njohur grek, Vangelis Papathanassiou. I njohur për kolona zanor të filmave të famshëm, Papathanassiou krijoni një reputacion ndërkombëtar që nuk lidhet vetëm me një krijim.
I lindur si Evangelos Odysseas Papathanassiou më 1943 në Volos, kompozitori i ardhshëm nuk mori ndonjëherë formim muzikanti. Sipas tij kjo shpëtoi kreativitetin e tij.
Që nga Derrida
Biografi e Milan Kunderës, nga frëngjishtja në turqisht me ndihmën e Google Translate
Një përkthyes i vjetër në Turqi, bashkëthemelues i shtëpisë botuese “Agora Kitaplığı”, Osman Akinhay ka provokuar debate pas njoftimit të tij në Tuiter se ka përkthyer një biografi të Milan Kunderës nga frëngjishtja me ndihmën e Google Translate. Debati ka lindur si pasojë edhe e faktit se Akinhay ka pranuar se nuk ka njohuri të mira në frëngjisht.
Teksti i përkthyer u editua nga Halil Gökhan dhe rishikua nga Şükrü Argın
Tre njerëz që besonin te Njerëzimi! Rrëfime për De Gasperin...
"Dellaportaeditori" publikon së fundmi një intervistë me Maria Romana De Gasperi, vajza e ish-kryeministrit të parë italian të pas Luftës së Dytë Botërore, Alcide De Gasperi. Një intervistë e gjatë dhe me interes për shkak të lidhjeve të ngushta të saj me të atin, që e bën atë dëshmitare të dorës së parë, por edhe sepse ajo ka qenë dikur sekretarja e tij. Hollësi familjare, të punës, marrëdhëniet me personalitete të tjera, raporti me publiken, publikun dhe paranë.
Një pikturë e epokës së artë holandeze gjendet në Australi
Një pikturë holandeze 400-vjeçare me vlerë deri në 5 milionë dollarë është gjetur në një pronë në Uellsin e Ri, Australi. “Natyrë e qetë” i përket shekullit XVII dhe paraqet një tavolinë luksoze tipike të epokës së artë holandeze dhe mendohet të ketë qenë vepër e Gerrit Willemz Heda.
Megjithatë, disa ekspertë besojnë se mund të jetë një bashkëpunim me babain e tij, mjeshtrin holandez Willem Claesz Heda, veprat e të cilit vlerësohen sot në miliona dollarë.
