Blloku Kulturë
Vargas Llosa i rikthehet politikës
Shkrimtari peruan dhe laureati i Nobelit, Mario Vargas Llosa, iu bashkua partisë Libertad Popular të formuar së fundmi në Peru.
Partia, president i së cilës është ish-kryeministri i qendrës Pedro Cateriano, shprehu kënaqësinë duke nënvizuar se Vargas Llosa është "një mbrojtës i shquar i lirisë dhe i parimeve demokratike". Në këtë mënyrë, Vargas Llosa rikthehet zyrtarisht në politikën peruane pas 33 vitesh.
Pse u përqafua komunizmi në Jug?
Në një intervistë për emisionin “Arnautistan”, historiani Romeo Gurakuqi ka propozuar një tezë të thënë prej tij edhe herë tjetër, por kësaj radhe disi më të shtjelluar, për psenë e përqafimit më të madh të komunizmit në Jugun e Shqipërisë gjatë LIIB. Me komunizëm këtu duhet të mbajmë parasysh atë program që u propozua nga militantët e PKSh-së. Gurakuqi thotë se papërgjegjshmëria e italianëve në sulmin ndaj Greqisë më 1940 dhe pasojat e shkatërrimit ekonomik dhe material që solli kundërmësymja greke në territorin e Jugut, shpjegon mobilizimin në luftë të asaj zone.
Nuk ka paranojë popullore ndaj gegnishtes, por paranojë institucionale
Në një intervistë për emisionin “Arnautistan”, shkrimtari Primo Shllaku ka folur për çështjen e gjuhës shqipe, standardit dhe dialektit geg që nuk po fiton sipas tij statusin që i takon historikisht. Shllaku ka shprehur mendimin se kontakatet mes shqiptarëve janë duke krijuar një kontekst të ri gjuhësor në vend që do të vërë në lëvizje procese shndërrimesh gjuhësore që herët apo vonë do të vënë në krizë hierarkinë e ngritur me Kongresin e vitit 1972.
Sipas tij, nëse ka një paranojë ndaj gegnishtes ajo nuk është te populli, por tek institucionet.
Nis restaurimi i mozaikut të Aleksandrit të Madh
Ekspertët e Muzeut Arkeologjik Kombëtar të Napolit janë përpara një sfide të re: restaurimi i mozaikut të Aleksandrit të Madh. Vepra përbëhet nga 1 milion copa dhe peshon 7 tonë.
Restaurimi i mozaikut, i cili e paraqet Aleksandrin e Madh në betejën e Gaugamelës përballë mbretit persian Darius III, pritet të marrë më shumë se një vit kohë.
Mozaiku i Aleksandrit u gjet në një shtëpi të Pompeit në vitin 1831, gjatë gërmimeve burbone. Deri kur shpërtheu vullkani Vezuv në vitin 79, ai është admiruar nga ata që frekuentonin kopshtin e një familjeje të pasur.
Pija që hap derën e mëkatit
Romakët e lashtë e nderonin verën. Pije e arritshme për masat, vera ishte element themelor i jetës së zakonshme dhe pjesë e domosdoshme e ekonomisë dhe tregtisë romake. Përdorej në një sërë praktikash: si ilaç në trajtimet mjekësore, si përbërës i zakonshëm në gatim dhe në ceremonitë fetare. Pavarësisht vendit që kishte në jetën e përditshme të romakëve, burimet antike dëshmojnë vazhdimisht se ishte pije problematike kur konsumohej nga gratë. Roma e lashtë ishte një shoqëri patriarkale në të cilën gratë perceptoheshin si objekte që u përkisnin burrave.
Odiseja e një regjisori shqiptar në Korfuz
50 vitet e hip-hopit, një histori e shkurtër
Ashtu si të gjitha stilet e muzikës, hip-hop ka rrënjë të ndryshme dhe i është dhënë formë nga artistë të panumërt gjatë shumë dekadave. Në fakt, ka bërë një rrugë të gjatë: nga nisja te biznesi miliarda dollarësh që është sot. I lindur në vitin 1973, hip-hopi këtë vit shënon 50-vjetorin e tij!
DJ Kool Herc dhe lindja e hip-hopit
Ndahet nga jeta Tina Turner
Këngëtarja Tina Turner ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.
“Me muzikën e saj dhe pasionin e saj të pakufishëm për jetën, ajo magjepsi miliona fansa në mbarë botën dhe frymëzoi yjet e së nesërmes. Sot i themi lamtumirë një mikeje të dashur që na lë të gjithëve punën e saj më të madhe: muzikën e saj”, u njoftua në faqen e saj të Instagramit.
Vitet e fundit, ajo është përballur me një sërë problemesh shëndetësore, që nga kanceri, një goditje në tru dhe problemet me veshkat.
"Shumëgjuhësia është norma, njëgjuhësia është përjashtim"
Anglishtja është e pranishme në të gjithë botën si trashëgimi e qëndrueshme e kolonializmit. Por është njëkohësisht edhe gjuhë globale e tregtisë dhe kulturës që i kapërcen gjuhët lokale dhe i lë ato në hije.
Disa e mendojnë anglishten si dhuratë. Të tjerë e quajnë atë mbytëse.
Portreti i një njeriu që sheh vdekjen në sy
Gjatë gjithë jetës së tij, Pablo Picasso nuk pranoi asnjëherë të ulej e të shkruante një testament. Një njeri supersticioz, ai ishte i bindur se kjo do t’ia afronte vdekjen. Mbase dinte diçka, sepse kur vdiq më 8 prill 1973, ai ishte 92 vjeç.
Disa ditë më parë, ai i kishte thënë shoqes së tij të ngushtë, shkrimtares dhe gazetares Helene Parmelin: “Nuk ka gjë më të tmerrshme sesa të mos mund të punosh. Tani ndiej se më në fund kam gjetur diçka ... dhe sapo kam filluar.”
