Blloku Ekonomi
Socialistët i presin drutë shkurt: Lojërat e fatit kalojnë monopol shtetëror
Mazhoranca socialiste ka vendosur sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë të shtetëzojë industrinë e lojërave të fatit. Përmes një vendimi që nuk ishte parashikuar në draftin fillestar, socialistët miratuan kalimin në monopol shtetëror të lojërave të fatit duke nxjerrë jashtë tregut operatorët ekzistues që vetëm dje deklaruan se kanë liçencë 10 vjeçare.
U inaugurua me polifoni, por rruga e Lumit të Vlorës nisi si “ndërtim i paligjshëm"
Një hetim i Prokurorisë së Vlorës zbulon se një rrugë e inauguruar në prag të fushatës elektorale të 2017 nisi si ndërtim pa leje, ndërkohë që administratorët e kompanive nënkontraktore akuzohen edhe për falsifikim dokumentesh dhe shfrytëzim të paligjshëm të lumit.
Hetimet nisën në fillim të vitit 2018, kryesisht pas denoncimeve për shfrytëzim të paligjshëm të shtratit të lumit Shushicë, duke sjellë sipas prokurorisë “rrezik për përmbytje” dhe njëkohësisht një dëm prej 15 milion lekësh, rentë minerare e papaguar.
Kazani i Check Up-it dhe standardi i ERTV për informimin
Çdo dëshmi që diskretiton qeverinë me zë dhe me figurë siç parapëlqente të vuloste vërtetësinë e denoncimeve kur ishte opozitar, Edi Rama si kryeministër përpiqet t'i relativizojë, duke etiketuar mediat se po shtrembërojnë faktet.
Një ditë pasi televizoni Klan faktoi shatazhin mbi mjekët për të plotësuar normën me detyrim, kryeministri vrapoi në një ambulancë për të thënë se norma e detyrueshme është çështje ndërgjegjësimi.
Rritje rrogash me pikatore
Kryeministri zbardhi sot detaje nga buxheti 2019. Ajo që nuk dihej ishte masa e rritjes së rrogave për një kategori buxhetorësh, pasi propozimet për paketën e re fiskale janë bërë publike nga ministri i Financave.
Qeveria kapet me shifra të rreme
Në komisionet e Kuvendit u diskutua buxheti faktik i 2017. Shifrat nuk përbëjnë ndonjë interes në vetvete, pasi raportimi është kthyer në procedurë rutinë aq më tepër që qasja ndaj statistikave nuk reflekton ndonjë transparencë në nivel politikash të qeverisë.
Unaza e Madhe në Shkozë, Avokati i Popullit: IKMT dhe ALUIZNI kanë shkelur ligjin
Avokati i Popullit po ndjek me shqetësim problemin e banorëve të Shkozës, të cilët janë prekur nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe.
Institucioni i Avokatit të Popullit ka hartuar një raport të veçantë për këtë çështje, ku ka konstatuar se Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe ALUIZNI ka konsumuar një sërë shkeljesh ligjore në veprimtarinë e tyre.
Eksperti pranë Avokatit të Popullit, Alket Jaupi, thotë se raporti ka evidentuar mungesë transparence nga ana e IKMT-së.
Lajme për kompleksin e Divjakës ; informacione për negociata për shitjen e "Green Coast" tek "Iberostar"
Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se kompania e Behgjet Pacollit, “Mabetex” ka arritur të bindë disa investitorë të huaj për ndërtimin e kompleksit turistik në Divjakë të Lushnjes.
Lajmi për këtë temë ka kohë që qarkullon, vetë kompania në të vërtetë ka bërë përpjekje për të promovuar, por çdo gjë mbeti pezull që nga ai moment, rreth 3 vjet më parë.
Goditje basteve me “Forcën e Ligjit”
Kryeministri lajmëroi sot mbylljen që prej 1 janarit të kazinove elektronike dhe pikave të basteve në zonat e banuara. Në fakt një gjë që dihej për kazinotë elektronike, ndërsa është risi për bastet, sepse vendimi ishte shtyrë disa herë për mungesë konsensusi brenda ish-koalicionit PS-LSI, siç e konfirmoi kryeministri në deklaratën e kësaj të marte për mediat.
Mijëra euro abuzime në rrugën Cërrik-Belsh
Pas 25 vitesh rruga Cërrik-Belsh është drejt përfundimit të rindërtimit të saj. Investimi është mundësuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sipas projektit të siguruar nga televizioni Tema, gjerësia e rrugës do të jetë 9 metra, vetëm pjesa e asfaltuar, ndërkohë në brendësi të fshatit Shalës, segmenti do të ngushtohet në 6. 5 metra nga 3.25 për çdo korsi.
Biznesmenët e Buxhetit
Para disa ditësh, disa media prestigjoze në Tiranë, thuajse shpallën si blerës të Telekom Albania, kompaninë serbe, Telekom Serbia. Më vonë, lajmi u ndryshua, me arsyetimin se serbët u ndaluan nga pala shqiptare për shkak të ngjyrimeve politike që mund të ketë.