Blloku Ekonomi
Malaj: Bankat do të kenë vështirësi në financimin e projekteve të mëdha
Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj, mendon se bankat tregtare do ta kenë të vështirë dhënien e kredive për projektet e mëdha ku del garant shteti. Sipas tij, në raste të caktuara, gjatë menaxhimit të buxhetit, shteti shtyn afatin e shlyerjeve të detyrimeve dhe kjo do të krijonte ngërç te bankat. Një tjetër minus për biznesin shqiptar sipas Malajt është edhe mungesa e bursave. I ftuar në studion e televizionit TemA, Malaj tha se prania e një burse do të ndihmonte edhe në mirëqeverisjen e vendit.
Falimenton "Obike", mijëra biçikleta mbeten rrugëve të Europës
Mijëra biçikleta të verdha të kompanisë “Obike” janë bërë shqetësim për qytete të botës, ku kompania kishte shërbime. Pasi kompania me bazë në Singapor shpalli falimentin, mijëra biçikleta të tilla kanë mbetur rrugëve të qyteteve të botës dhe Europës. “Daily Mail” shkruante dje se autoriteteve vendore të Londrës, Mançesterit dhe Birmingamit u është kërkuar të mbledhin biçikletat e braktisura të kompanisë kineze “Ofo”, të cilat kanë pushtuar rrugët, lumenjtë dhe hapësirat publike.
Koncesionet dhe (mungesa) e bursës. Një mësim nga ngjarja tragjike e Italisë
Aksidenti tragjik në Xhenova të Italisë ka provokuar reagime dhe pasoja në disa drejtime të cilat janë dëshmi të efektit korrigjues të një ekonomie të integruar si ajo italiane. Përtej aspektit politik që ka të bëjë me vendimin e qeverisë në Romë për të ndaluar konçesionet e rrugëve, efekti më domethënës është ndjerë në bursë.
Kontrabandë me fluidet ftohëse të ndaluara në BE
Fluide të rrezikshme ftohëse të prodhuara në Indi dhe Kinë dhe të ndaluara në Bashkimin Evropian, u konfiskuan në pikën doganore të Kakavës duke u eksportuar drejt Greqisë.
Seksioni greek i CNN raporton se çdo vit nga Shqipëria hyjnë sasi të mëdha të ftohësit (freon) i destinuar për kondicionerë dhe frigoriferë. Importohen nga Shqipëria me një të tretën e çmimit të produktit të lejuar , por cilësia e tyre është e dyshimtë, pasi disa nga komponentët nuk mund të tregtohet në BE.
Mini hidrocentralet, shkatërrimi i fundit për Ballkanin
Një mëngjes kantieri i ndërtimit ishte hapur. "Fillimisht askush në fshatin tonë nuk e dinte, se për çfarë po punohej", thotë Tahira Tibold, kryetare bashkie e komunës Krushçica në Bosnjen Qendrore. Lumi që mban emrin e këtij fshati të vogël, shtrihet në një zonë të mbrojtur natyrore dhe furnizon me ujë të pijshëm disa fshatra. Vetëm pas disa ditësh u bë e qartë, që atje po ndërtohej një shkallë dige për një të ashtuquajtur mini-hidrocentrali 10 MVA.
Tatimet forcojnë gjurmimin e pagesave
Së shpejti pritet ndërhyrje në sistemin aktual të monitorimit tatimor dhe gjurmimit të pagesave me të cilin operon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve që prej vitit 2010 e njohur ndryshe si “Platforma Nexus”.
Ky sistem ku të dhënat financiare transmetohen nga pajisjet fiskale 1 herë në muaj konsiderohet i centralizuar, pasi nuk identifikon kuponin në kohë reale, por transmeton vetëm totalin e xhiros dhe numrin total të kuponëve të printuar nga çdo pajisje fiskale një herë në ditë.
BMW tërheq nga tregu 324 000 makina me naftë
Kompania gjermane e automobilëve BMW njoftoi se ka tërhequr rreth 324.000 modele me naftë nga konçesionarët e saj në Evropë për të ndrequr një problem teknik i cili ka provokuar djegien e disa automjeteve të shitura në Korenë e Jugut.
Frankfurter Allgemeine Zeitung thotë se një njësi EGR në motorët me naftë BMW ka shkaktuar 27 incidente me makinat e ksaj marke në Korenë e Jugut, duke detyruar kompaninë të tërheqë nga tregu 160.000 modele dhe t’u kërkojë falje konsumatorëve
Taksa e pronës te fatura e energjisë, 4% e merr OSHEE
Dështimi për të mbledhur taksën e re të pronës, e cila ka hyrë në fuqi prej 1 Prillit duket se ka detyruar Ministrinë e Financave të kërkojë partner në mbledhjen e parave.
Në Prill qeveria vendosi që pushteti lokal të zgjidhte vetë agjentin, dhe nga pjesa dërrmuese e bashkive u caktua ujësjellësi, por tashmë propozohet që agjenti i ri të jetë OSHEE.
Informacione për blerjen e Tirana Bank nga “Balfin Group”
“Balfin Grup” ka bërë së fundmi një tjetër blerje të rëndësishme. Bëhet fjalë për Tirana Bank, një lajm që përcillet nga operatorë të tjerë bankarë në tregun shqiptar.
Kjo është një tjetër lëvizje që lidhet me tërheqjen e bankave greke në tregun e Shqipërisë, pasi Tirana Bank është pjesë e Grupit të Pireut. Në profiling e vet në faqen zyrtare, banka e cilëson veten si “banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri” dhe operon që në vitin 1996.
E kontaktuar nga ResPublica, Zyra e Shtypit e Balfin Group, deklaroi se nuk ka asnjë koment për momentin.
Parashuta pa kuptim dhe premtime për aeroporte
Ministrat e kanë bërë praktikë tashme dhe nuk kanë asnjë ndrojtje për të furnizuar redaksitë e lajmeve me materiale video dhe audio për punën e shkëlqyer që po bëjnë në mbështetje të projekteve të zhvillimit.