Blloku Ekonomi
Ahmetaj jep garanci per kasat: Përditësim pa kosto
Edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj sqaroi se kasat aktuale nuk do të dalin jashtë përdorimit, por do të përditësohen me sistemin e ri të faturimit, duke ofruar opsione për sipërmarrjen, pa kosto.
Duke iu përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për tenderin e monitorimit të sistemit tatimor Ahmetaj thotë se ky sistem mundëson një informacion më të qartë dhe në kohë për vetë biznesin, për transaksionet e deklaruara të tij me çdo biznes tjetër.
PD në merak për kasat fiskale
PD është shfaqur sot shumë e shqetësuar për dëmin që sipas saj do t’i shkaktohet biznesit nga ndërhyrja në kontrollin e faturimit dhe gjurmimit të pagesave duke akuzuar qeverinë se po vepron në të njëjtën mënyrë si me konçesionin e monitorimit të pikave të basteve.
Në qendër të sulmit të opozitës ishte sërish vëllai i kryeministrit të cilin PD e lidh me konçesionin e TVSH-së 3-vjet më parë, denoncim që nuk u provua asnjëherë nga PD.
Censusi në 2020, anketimi do të bëhet online
Në 2020 do të zhvillohet censusi i radhës në Shqipëri, ndërkohë INSTAT ka nisur punën që tani për të hartuar pyetësorin. Në një intervistë për Televizionin Tema, përgjegjësja e Statistikave te popullsisë në INSTAT, Majlinda Nesturi, u shpreh se pyetësori do të ndahet në dy kapituj, në çështje thelbësore dhe jo thelbësore.
Aeroporti i Kukësit, a po mbështet qeveria me një kompani me aksione shtetërore një koncesion privat?
Një ditë më parë në një status që shoqëroi nisjen e kalimit me pagesë në Rrugën e Kombit kryeministri Edi Rama lajmëroi për vënien së shpejti në punë të aeroportit të Kukësit dhe ndërtimin e një stadiumi të ri.
Jo rastësisht mesa duket në këtë postim është përmendur edhe aeroporti i Kukësit që prej vitesh është në konservim për shkak të kontratës konçesionare të aeroportit të Rinasit që ka ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare. Qeveria ka premtuar se do ta rishohë kontratën e Rinasit, por nuk ka avancuar me ndryshime konkrete.
Njësoj si Edi Rama në opozitë, Basha: Do anullojmë konçesionin e rrugës Durrës-Kukës
Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se do të anullojë konçesionin e rrugës Durrës-Kukës dhe se me ardhjen në pushtet do ta hetojë atë.
Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të protestojnë me të gjitha mënyrat, ndërkohë që brenda PD-së ka spekullime se lidershipi I saj e ka braktisur protestën dhe ka rënë dakord me kompaninë që ka fituar konçesionin që në prill-maj.
Rama kalon ankthin e tarifës për Rrugën e Kombit
Nga kjo e hënë kalimi në Rrugën e Kombit bëhet me pagesë. Sipas kontratës, për çdo kalim të automjeteve do të ketë një taksë fikse për hyrjen dhe daljen nga autostrada. Koncesionari dhe autoriteti kontraktues kanë rënë dakord për një skemë zbritjeje për përdoruesit e shpeshtë, të cilët do të pajisen me “Digital Pass”.
Rrëzohet dekreti i Metës për lojrat e fatit
Parlamenti rrëzoi dekretin e Presidentit Meta për ligjin e lojërave të fatit dhe miratoi ndryshimet ligjore në ligjin për dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve. Dekreti i Presidentit u rrëzua me 74 vota pro dhe asnjë kundër.Presidenti Meta e ktheu në Parlament ligjin e miratuar nga shumica, duke e arsyetuar me uljen e barrës fiskale për lojërat e fatit, duke deklaruar se në këtë mënyrë favorizohej Lotaria Kombwtare.
Ish-ministri i Bujqësisë: Dyshoj nëse mishi i bllokuar nga AKU asgjësohet vërtet
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ringre shqetësimin për sigurinë ushqimore. Ai hedh dyshime mbi asgjesimin e produkteve të sekuestruara nga AKU. Një tjetër shqetësim sipas tij, është peshkimi dhe tregtimi i paligjshëm i daterit, për të cilin inspektoriati i peshkimit pranon se janë evidentuar raste.
Qendra e "Soros" padit Bashkinë e Fierit për mbetjet urbane
Bashkisë së Fierit do t’i duhet të përballet në Gjykatë me një padi mbylljen dhe rehabilitimin e plotë të vend depozitimit të mbetjeve urbane në Sheq. Padia është ngritur nga Qendra EDEN, e financuar nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur “Soros”, e cila pretendon se vendndodhja e vend depozitimit të Fierit është e papërshtatshme, pasi kjo fushë është në përdorim prej më shumë se 40 vitesh. Po kështu thuhet se trajtimi dhe eliminimi i mbetjeve është ende shumë problematik, pamvarësisht financimit që ka dhënë ambasada e Hollandës për këtë projekt.
Ndroqi/“Kjo rrugë ka mërdhif”
Edhe pse rrugë nacionale dhe një alternativë për të udhëtuar nga Tirana në Durrës e më tej në Jug dhe anasjelltas, rruga Plepat-Rromanat-Ndroq është lënë në mëshirë të fatit.
Prej vitesh, asnjë investim nuk është kryer në këtë aks rrugor, pasojat e së cilës janë kthyer në një barrë për banorët e zonës, ndërsa shumë biznese prej vitesh kanë falimentuar.
Projekti për rindërtimin, sipas kryebashkiakut Veliaj është në fazën e gjetjes së fondit.
TemaTv
