Blloku Ekonomi
OSHEE përgatit fatura “afrofe” për qytetarët, çmim reference sipas konsumit mujor
Në një kohë kur vendin e ka mbërthyer koronavirusi, OSHEE dhe ERE kanë përgatitur faturat afrofe për konsumatorët dhe bizneset. Asgjë nuk është bërë publike më herët, teksa vendimi është marrë në fshehtësi mes këtyre 2 institucioneve. Sipas kreut të OSHEE-së, Ardian Çela çmimi i referencës do të vihet sipas konsumit mujor të subjektit përkatës.
G 20, 5 trilionë dollarë për të ekuilibruar pasojat e pandemisë
Ndërsa përhapja e pandemisë së Covid-19 rrezikon një recesion të thellë në ekonominë botërore, vendet e G20 u angazhuan në një front të përbashkët përballë këtij rreziku. Plot 5 trilionë dollarë do të injektohen në ekonominë globale për luftuar efektet negative që ka nisur dhe pritet t’i thellojë në ekonomi koronavirusi.
Mbledhja e G20 u realizua përmes videokonferencës dhe u drejtua nga mbreti Salman i Arabisë Saudite, i cili kërkoi një bashkëveprim të koordinuar kundër pandemisë.
Biznesi, i pakënaqur nga paketa financiare. Agolli: Nuk na u plotësuan kërkesat
Biznesi i vogël është i pakënaqur me paketën financiare që qeveria bëri publike tre ditë më parë, për përballimin e situatës së vështirë që ka krijuar pandemia e koronavirusi. Në një bisedë në studion e lajmeve të shtunën, kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël për Tiranën, Shpëtim Agolli, tha se qeveria nuk ka plotësuar kërkesat që ky biznes i ka parashtruar qeverisë disa javë më parë.
Qeveria shpenzon 307 milionë lekë për mbrojtjen personale të personelit nga CoVid19
Qeveria ka nisur të aplikojë formën e prokurim të drejtpërdrejtë për blerjet që janë të domosdoshme për mbrojtjen personale në kuadër të luftës kundër koronavirusit. Përmes një vendimi qeveria ka vendosur të blejë materiale me vlerë 307 milionë lekë nga bashkimi i dy operatorëve.
Mesazhi i Fondit Besa: Paguaj këstin ose ke penalitete
Kryeministri shpalli dje një sërë masash në kuadër të paketës së ndihmës ekonomike për përballimin e pandemisë. Një ndër to është edhe shtyrja e pagesës së kësteve të kredisë.
Për këtë kryeministri ka firmosur një letër, mirëpo në një prononcim për TvT, përfaqësuesi i Shoqatës së Bankave, deklaroi se bankat do të vendosin vetë mbi atë që do të bëjnë.
Dhe në fakt një qytetar ka dërguar pranë ResPublica një njoftim që i vjen nga një subjekt që vepron në fushën e kredive, përmes të cilit i bëhet e ditur se nuk do të ketë asnjë lloj shtyrje.
Kryeministri prezanton paketën e ndihmës financiare(video)
Kryeministri: Biznesi i madh fitoi shumë nga Dividenti vitin e kaluar. Koha të sakrifikojnë
Kryeministri ka kërkuar nga biznesi i madh që të kontribuojë për atë që ai e quajti Luftë kundër pandemisë.
Duke folur për këtë çështje, z. Rama ka zgjedhur të kërcënojë hapur teksa ka thënë se në luftën e saponisur ka prioritete. Sipas tij biznesi i madh dhe biznesmenët kryesorë duhet të kujtojnë se vitin që lamë pas kanë marrë një shumë të madhe nga dividenti dhe duke thënë këtë ai ka kërkuar që këto shuma të mos shkojnë për makina dhe pushim por për të financuar luftën që po zhvillohet.
Tur operatorët kërkojnë lehtësi dhe ndihmë financiare nga qeveria
Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike i kërkon mbështetjen e qeverisë për të përballuar efektet e masave që janë vënë në zbatim kundër përhapjes së epidemisë së koronavirusit. Duke e cilësuar kritike për sektorin e turizmit situatën e krijuar ditët e fundit, Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA), duke ndier zgjatjen në kohë të kësaj gjendjeje, shprehet se “vetëm me një ndërhyrje vendimtare nga qeveria së bashku me përpjekjet që po bëjmë vete ne aktorët e industrisë, mund ta kalojmë këtë situatë tejet të vështirë”.
Republikë bananesh/Dy amnisti fiskale në 3 vjet
Po flitet me të madhe se qeveria po përgatit një amnisti fiskale dhe penale. Kryeministri del lart e poshtë me mikrofon në dorë dhe premton mrekullinë e kësaj nisme për të cilën nuk ka asgjë të shkruar. Kështu ai bën debatin mbi llafe në erë për të miratua mandej draftin siç e do vetë.
Tejkalohet edhe 1946/Toka i takon atij që e zapton
Me 94 vota pro, 8 kundër dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi të enjten ligjin për përfundimin e procesve kalimtare të pronësisë. Me miratimin e këtij ligji, qeveria beson se të gjitha çështjet problematike të pronave, si legalizimi i banesave të palegalizuara apo regjistrimi i tokave bujqësorë do të marrin fund. Ky ligj shfuqizon 7 ligje të mëparshme për pronat, duke përfshirë ligjin 7501 që sipas Kadastrës kanë krijuar ngërçin me pronat. Përveç kritikave të Komisionit të Venecias dhe Partisë Demokratike, ky ligj kundërshtohet edhe nga ish-pronarët.
