Blloku Ekonomi
Taksa 100%, Konjufca: Shqipëria nuk na dha të njëjtën mundësi që i dhamë ne
Tarifa e qeverisë “Haradinaj” për mallrat serbe ka favorizuar eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës. Por e anasjellta nuk ka ndodhur në raport të barabartë. Në konferencën e përbashkët të shtypit që pati me homologun Gent Cakaj, ministri i Jashtëm në qeverinë “Kurti”, Glauk Konjufca, tha se vendosja e tarifës për mallrat serbe i trefishoi shkëmbimet tregtare nga Shqipëria drejt Kosovës, por ato në drejtim të kundërt nuk janë rritur në të njëjtën masë.
Zbardhet projekti i kompleksit të ri që do të ndërtohet tek ish-Ekspozita "Shqipëria Sot"
Tiranës do t’i shtohet së shpejti ndoshta një kompleks në terrenin ku dikur ndodhej ekspozita “Shqipëria Sot”. Studioja “Mario Cucinella Architects” publikon projektin e realizuar prej saj me të dhënat konkrete dhe faktin se ka marrë tanimë lejen e punimeve. Kulla e re do të jetë 93 m e lartë dhe në të do të ndërtohen qendër tregëtare, hapësira publike dhe rezidenciale ndërkohë që në fasadë do të gërshetohet gjelbërimi masiv me stilizime të ndryshme vetrate.
Tre largime nga kreu i Financave
Një muaj më parë iku zv. ministri Erjon Luçi. Pak ditë më parë larguan zv. drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Xhavit Currin. Sot radha i ka ardhur zv. ministrit tjetër të Financave, Elton Haxhi.
Nuk mundet të vijoja të qëndroja më në atë detyrë -, citohet Haxhi.
Arsye zyrtare nuk ka për këto largime, por mesa duhet procesi i fiskalizimit me shkeljen e afateve ka krijuar tensione në Ministrinë e Financave.
Largimet vijnë ndërkohë që prej dy muajsh përfliten ndryshime në qeveri.
Dorëhiqet zv.drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve
Jep dorëheqjen zv.drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Curri.
Dorëheqja e tij nga ky post është konfirmuar për TvT nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Curri është një nga personat kyçë në hartimin dhe monitorimin e procesit të fiskalizimit.
Ai është emëruar nëndrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve në fund të vitit 2013 dhe përgjatë kësaj kohe është marrë me pjesën operacionale të tatimeve.
Curri për vite me radhë ka punuar si konsulent fiskal.
Opsioni i Shqipërisë si qendër shpërndarjeje e gazit të lëngshëm
Një ligj i ri i kaluar në Kongres pritet t’i japë formë të re gjeopolitikës amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Europë. Edhe pse të ndarë, deputetët në Dhomën e Ulët ia dolën të bashkojnë votat e mjaftueshme për të ndihmuar “Exxon Mobil”.
Gjatë periudhës së pauzës parlamentare, ligjvënësit amerikanë arritën një marrëveshje të diskutueshme për tubacionin e gazit në Mesdheun lindor.
Daimler shkurton 15 000 vende pune
Prodhuesi gjerman i makinave luksoze, Daimler ka njoftuar shkurtimin e 15 mijë vendeve të punës. Lajmin e raporton gazeta “Handelsblatt” që citon burime të kompanisë.
Qeveria nxjerr shifrën zyrtare të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit: 985 milionë euro
Qeveria shqiptare ka publikuar sot shifrën zyrtare të dëmit të përllogaritur prej nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Sipas grupit të punës që është marrë me këtë çështje dëmi përllogaritet në 985 milionë euro, ndërkohë që për rimëkëmbjen nevojiten 1 miliardë e 76 milionë euro.
Këto dëme ndahen në 843.9 milionë euro asete fizike të shkatërruara dhe 141.2 milionë euro humbje për 11 490 njësi banimi që janë të prishura ose të shkatërruara plotësisht dhe 83 745 njësi banimi të prishura pjesërisht ose lehtë.
Kolaudimi i automjeteve drejt liberalizimit
Kompania që ofron shërbimin e kolaudimit në Shqipëri funksionon në kushtet e monopolit që prej vitit 2009. Ky shërbim u dha me koncension për një periudhë 10-vjeçare, afati i së cilës pritej të përfundonte në datën 3 shtator të vitit të kaluar, por u shty edhe për një periudhë 1 vit e 4 muaj, pra deri në fund të vitit 2020. Blendi Gonxhja, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor thotë se është duke u hartuar drafti për liberalizimin e këtij shërbimi.
3 miliardë £ gjobë për Airbus, një shembull për ata që flasin për konçesione “të mbrojtura me ligj”
Kompania më e madhe ajrore shumëkombëshe në Europë, Airbus do të duhet të paguajë 3 miliardë stërlina gjoba pasi ka pranuar se ka paguar shuma të mëdha rryshfeti për kontratat e fituara në 20 vende.
Airbus pranoi të paguajë gjobën pasi ra në marrëveshje me hetuesit në Britaninë e Madhe, Francë dhe ShBA, në mënyrë që të mbyllet hetimi që ka nisur katër vjet më parë.
Korçë/Prodhojmë, por nuk shesim. Sharrën pemëtoreve me mollë
Seksioni i Korçës i Televizionit Publik Shqiptar raporton sot për një dukuri shqetësuese në zonën e Devollit që ndikon jo vetëm ekonominë, por edhe në psikologjinë e shoqërisë që jeton në këtë vend. Fermerët në këtë zonë po presin pemëtoret e mollëve.
Prodhojmë por nuk shesim -, thotë një prej tyre, ndërkohë që një tjetër filmohet me motosharrë në dorë duke prerë pemë të tëra në një plantacion.
Arsyet janë disa: çmimet e ulëta që ofrohen nga tregëtarët, mungesa e tregut vendas dhe pamundësitë për të shitur.