Blloku Ekonomi

1 171 ente publike nuk paguajnë sigurimet. Borxhi 13.8 miliardë lekë, të përfshira ministri dhe Kuvendi i Shqipërisë

Postuar në 13 Tetor, 2019 16:28

Revista ekonomike “Monitor” raportonte së fundmi se 1 171 ente publike, përfshirë institucione qendrore apo edhe ndërmarrje me pronësi publike nuk paguajnë kontributet mujore të punonjësve. Revista shkruan se të dhënat i ka vjelë zyrtarisht nga Drejtoria e Tatimeve përmes një kërkese për informacion dhe në to rezultojnë se Kuvendi i Shqipërisë, ministri, tatimet vetë, bashki të ndryshme, doganat, ujësjellësi apo edhe zyrat arsimore janë debitorë.

Borxhi në total shkon në 13.8 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar dhe bëhet fjalë për mijëra punonjës. 

Refuzim në masë i kredive për individët dhe bizneset

Postuar në 11 Tetor, 2019 10:41

Bankat janë shfaqur më të shtrënguara sa i takon kreditimit. Norma e refuzimit të aplikimeve në gjysmën e parë të këtij viti u rrit në 14%, nga 11% që kishte qenë në 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar.

Rritja e normës së refuzimit gjatë periudhës, ka ardhur sidomos në segmentin e individëve, ndërsa për bizneset kjo normë është ulur ndjeshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë fakti që mbi 80% e aplikimeve miratohen tregon se shtrëngimi i kredisë bankare nuk duket të jetë në përmasat e perceptimit të krijuar vitet e fundit.

Studimi/Depërtimi i mafies në ekonomi, uli punësimin me 28% në Italinë e Veriut

Postuar në 10 Tetor, 2019 12:13

Banka e Italisë ka publikuar së fundmi një studim sipas të cilit penetrimi i mafies kalabreze, Ndragheta në ekonominë e Italisë Veriore dhe atë Qendrore ka çuar në reduktimin me 28% të vendeve të punës. 
Studimi është shtrirë në vitet 1971-2011 dhe ai llogarit në nivel matematik sesi ndikon në punësim prania e botës mafioze. Depërtimi është i thellë dhe sipas bankës ka prekur botën e sipërmarrjes, profesionistët, administratën publike, politikën.

Bankat greke faturojnë edhe PIN-in e kartave

Postuar në 09 Tetor, 2019 11:08

Presioni i vazhdueshëm për të rritur fitimet nga njëra anë, dhe përpjekja për t'i orientuar klientët e tyre në përdorimin e transkaksioneve  elektronike, të cilat kanë kosto më të ulëta operative se ato tradicionale, i kanë shtyrë bankat të aplikojnë një numër tarifash për shërbime që më parë ishin falas.

Vitet e fundit të ardhurat nga përqindjet e komisioneve janë rritur. Edhe reagimet e klientëve janë në rritje gjithashtu, veçanërisht të atyre që janë më pak të njohur me instrumentet e reja të ofruara nga institucionet e kreditit.

BB: Janë shtuar rreziqet nga PPP-te, ekonomia varet nga shiu

Postuar në 08 Tetor, 2019 12:28

Tregëtia me jashtë ka ndikuar negativisht në ritmet e rritjes ekonomike. Në prezantimin e Raportit për vendet e Ballkanit, Banka Botërore parashikon një ngadalësim të rritjes ekonomike për Shqipërinë në 2.9 përqind, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë elektrike nga pakësimi i reshjeve.

Në raport thuhet se janë shtuar rreziqet nga projektet e partneritetit publik privat (PPP) dhe se Banka Botërore po harton një raport për PPP-të, ku po analizohen kostot dhe performanca e kontratave. Banka rekomandon që të ketë shumë përfshirje të qeverisë në instrumentet PPP.

Paralajmërimi: Fondi i Solidaritetit shkon në Kushtetuese nëse bëhet ligj

Postuar në 05 Tetor, 2019 14:02

Biznesmeni Nikollaq Neranxi shkruan sot në gazetën “Panorama” se nëse fondi i solidaritetit që është propozuar nga Kryeministri Edi Rama në takimin e fundit me disa biznesmenë do të kthehet në ligj, atëherë ai do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese.

Kërkimet shkencore dhe “dora” e fshehtë e kompanive të mëdha që i financojnë

Postuar në 05 Tetor, 2019 00:18

 

Përgjatë dy dekadave të fundit, fondet e industrisë për kërkime mjekësore janë rritur në shkallë botërore, ndërsa fondet qeveritare dhe jofitimprurëse janë ulur. Deri në vitin 2011, financimi i industrisë, në krahasim me burimet publike, përbënte dy të tretat e kërkimit mjekësor në të gjithë botën.

Financimi i kërkimit shkencor nga industri të tjera po rritet gjithashtu, duke përfshirë ushqim dhe pije, kimikate, miniera, kompjuter dhe kompani automobilistike. Dhe si rezultat, liria akademike po i ndien pasojat.

13 ditë pas emërimit Vasilika Vjero ikën nga ARRSH për arsye personale

Postuar në 03 Tetor, 2019 18:12

13 ditë pas emërimit si drejtore e Autoritetit Rrugor Shqiptar Vasilika Vjero ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Gazeta Panorama raporton se Vjero ka shkuar në zyrë vetëm një herë që prej datës 20 shtator kur u emëruar. Vjero është larguar për arsye personale familjare.

Ish-drejtoresha e Tatimeve zëvendësoi në këtë detyrë, Sonila Qaton e cila po ashtu dha dorëheqjen pas padisë së Gjoka Konstruksion për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Venecia i kërkon qeverisë të rishikojë projektligjin e pronave

Postuar në 03 Tetor, 2019 17:58

Qeveria mund të rishikojë projektligjin e pronave pas rekomandimeve që ka përcjellë Komisioni i Venecias për mangësitë që reflekton ky draft. Sipas Komisionit  “Projektligji në versionin e tij aktual i mungon qartësia dhe saktësia për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë për Këshillin e Ministrave, mungesës së hapave themelorë proceduralë dhe afateve të përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve”.

Në sirtar letra e Bashës për PPP-të

Postuar në 02 Tetor, 2019 17:33

Posta që u ka mbërritur bankave të nivelit të dytë me dërgues Lulzim Bashën nuk duket të ketë stepur institucionet financiare dhe aq më tepër Bankën Qëndrore.

Guvernatori, Gent Sejko i pyeur edhe lidhur me paralajmërimin e Bashës për të mos financuar, projekte të partneritet publik privat tha se rregulloret e hartuara nga Banka e Shqipërisë por dhe nga vetë bankat e nivelit të dytë për miratimin e kredisë janë të qarta.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi