Blloku Ekonomi

Akuza: Me buxhetin 2018 po pastrohen paratë e kanabisit. Të ndërhyjë FBI dhe DEA

Postuar në 13 Nëntor, 2017 15:49

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se po kryen pastrim masiv të parave të drogës përmes buxhetit 2018. Në një dalje për mediat, Basha ka deklaruar se biznesi i ndërtimit është skemë tradicionale për pastrimin e parave dhe kjo po ndodh në Shqipëri.

Përfshirja në regjimin e TVSh-së/Biznesi i vogël: Protesta dhe ankim në Kushtetuese

Postuar në 13 Nëntor, 2017 08:43

Biznesi i vogël do të kundërshtojë regjimin e ri të TVsh-së në Gjykatën Kushtetuese. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, kryetari i shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto, thotë se kjo politikë do të sjellë rrënimin e ekonomisë.

Kujt i shërbeu dhe për çfarë u bë mbyllja e thertoreve në mbarë vendin?

Postuar në 11 Nëntor, 2017 13:55

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shkruan në profilin e tij në Facebook se pas mbylljes së thertoreve ka një rritje të sasisë së mishit të importit. Një pasojë sipas tij jo e paparashikuar, e ndoshta e lobuar. Me pretekstin e sigurisë ushqimore, qeveria i ra shkurt edhe kësaj radhe, duke hapur rrugën e importeve me etiketa të standardit, por që shpërfillin kërkesën e konsumatorit shqiptar. 

Arrestime në Kapshticë, reagon Dogana: Puna vijon normalisht

Postuar në 10 Nëntor, 2017 12:57

Policia e Korçës ka njoftuar finalizimin e operacionit policor “Mjegulla” duke vënë në pranga 7 persona me akuzën e kontrabandës.

Tre prej të arrestuarve janë doganierë si dhe 2 punonjës policie, ndërkohë, u shpallën në kërkim dy persona të tjerë.

Florenc Gaxho, përgjegjës turni në Kapshticë, Fredi Blushi doganier, Gentian Keco doganier, Sali Dervishi kontrollues në doganë si dhe Klodjan Korcari, Xhuljano Skenderasi e Gazmir Shkembi janë arrestuar.

Shtetasit me inicialet G.A dhe S.SH. janë shpallur në kërkim

Pabarazi me taksat dhe mungesë transparence

Postuar në 08 Nëntor, 2017 09:23

Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, Jens Reinke ka dhënë vlerësimet e tij për paketën e re fiskale dhe ndryshimet e bëra nga qeveria në disa taksa.

Veç mosdakordësisë për ndërhyrjet në pragun e tvsh-së dhe zgjerimin e fashës e bizneseve që hyjnë në skemë, Fondi shpreh rezerva edhe për diferencimet që janë aplikuar në taksat për hotelet e luksit dhe mungesën e transparencës në hartimin e ligjeve për taksat.

Ujësjellësi i Tiranës, “gjoba” 3 milionë lekëshe për banorët

Postuar në 07 Nëntor, 2017 15:57

Me dhjetëra qytetarë trokasin çdo ditë në zyrën e ankesave të Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë, por shumë pak prej tyre arrijnë të zgjidhin problemet që kanë. Nga një vëzhgim i TEMA TV pranë këtyre zyrave, banorët akuzojnë institucionin për mungesën e ujit të pijshëm dhe mbifaturime. 

Ministri i Ekonomisë dhe Financave: Industria e kanabisit, zero ndikim në hartimin e buxhetit(video)

Postuar në 07 Nëntor, 2017 15:42

Diskutimet për mbledhjen e të ardhurave është zhvilluar në Komisionin e Ekonomisë, ku përfaqësues të PD-së kanë kërkuar sqarime nga ministri Arben Ahmetaj mbi ndikimin e parasë së pistë në ekonomi. 

Himara në rrugën e Sarandës. Ky është problemi jo të ashtuquajturit filogrekë

Postuar në 07 Nëntor, 2017 12:36

Në Sarandë, deri në mesin e viteve ’80 ka qenë një rrugë thuajse 1.5km që shkonte nga ajo që njihet si Fusha e Volejbollit deri te Peshkimi, në të dy anët e të cilës kishte pisha të mbjella. Rruga vazhdon të jetë edhe sot, por anash saj ka ndërtesa pa fund, biznese apo banesa, që kanë mbirë me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Pishat u prenë qysh atëkohë me sebepin se do zgjerohej rruga.

Formulë e re tatimi gjithëpërfshirës, llogariten të ardhurat përveç pagës

Postuar në 06 Nëntor, 2017 17:56

Qeveria ka menduar nëj formulë të re për të taksuar tatimin mbi të ardhurat. Nuk do të llogaritet më si tatim mbi pagën, por do të quhet tatim mbi të ardhurat e integruara dhe do të të përfshijë edhe të ardhurat dytësore bazuar në përqindjet e tatimit progresiv.  Formula që do të shoqërohet me propozimin e një ligji të ri u bë publike gjatë diskutimeve për paketën fiskale në Komisionin e Ekonomisë

Tani edhe puset e ujit me matës

Postuar në 06 Nëntor, 2017 12:41

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nisjen e operacionit për kontrollin dhe menaxhimin e ujit. Sipas tij parimi që do të udhëheqë këtë operacion është I njëjtë me atë për energjinë elektrike. Pra afat për shlyerjen e pagesave, vendosje matësash dhe mandej penalizime për ata që refuzojnë. Në sistemin e formalizimit dhe matjes, pra edhe pagesës do të përfshihen edhe puset e hapura në mbarë vendin.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi