Blloku Ekonomi
Zbardhet formula e dhënies së shkollave me koncesion nga Veliaj
Ndërtimi i shkollave në kryeqytet nga Bashkia e Tiranës, po kryhet në një formë që mbart kosto të shtuara për buxhetin e saj, për shkak të llojit të kontratave koncecsionare që po zbatohen në realizimin e këtyre projekteve. Tema Tv ka zbardhur formulën me të cilën operon Bashkia e Tiranës për këto investime, ku ajo shfaqet shfaqet në rolin e një kredimarrësi, jo tek bankat, por te kompanitë që do të ndërtojnë 5 shkolla me koncesion në njësitë 9 dhe 11.
Çela nuk paguan borxhet ndaj KESH-it, tatimet bllokojnë Korporatën
Tatimet kanë bllokuar të gjitha llogaritë e KESH që prej datës 31 tetor. Drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj ka dërguar në të 16 bankat shqipatre ku kërkon bllokimin e të gjitha parave të KESH dhe vjeljen e detyrimit 1.87 miliard lekë ose 1.8 milion dollarë. Në shkresën dërguar bankave, tatimet kërkojnë kalimin e kësaj shume brenda 3 ditëve.
HEC në Valbonë, i ligjshëm. Gjykata rrëzon kërkesën e banorëve
Hapet rruga për ndërtimin e hidrocentralit në Valbonë. Disa media të ndryshme raportojnë sot se Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesë padinë e qytetarëve të zonës duke e cilësuar të ligjshëm projektin për ndërtimin e HEC. Me këtë vendim duket se protesta e banorëve merr goditje dhe projekti që aq shumë është kontestuar do të vijojë. Rasti ka rëndësi edhe për faktin se protesta dhe kundërshti të ngjashme ka edhe për HEC në Vjosë, për të cilat qeveria nuk ka ndërmend të ndalet.
Konçesionet mbi 100 mln euro i lihen në dorë Gjiknurit
Qeveria ka miratuar ndryshimet në ligjin për konçesionet dhe partneritetin publik-privat, ku i lihet në dorë këtij organi hartimi i akteve dhe procedurave për dhënien me koncesion të hidrocentraleve dhe termocentraleve private.
Sipas Top-Channel koncesionet me vlera të mëdha në energjetikë, që i kalojnë 100 milionë euro, do të jepen me procedura të lehtësuara. Me ndryshimet e reja ligjore, qeveria i përjashton këto investime nga rregullat që duhet të kalojnë normalisht koncesionet.
Bujqësia e mbijetesës dhe demagogjia me të punësuarit
Në seancën plenare të së enjtes deputeti socialist, Erion Braçe, njëherësh edhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë nga ngritur shqetësimin për situatën thuajse të falimentuar ku ndodhen bujqit, për shkak të mungesës së rregullatorëve që u lejon tregtarëve të diktojnë çmimet e produkteve bujqësore.
Propozimet e biznesit për paketën fiskale 2018/Taksa e pasurisë, tap dhe taksa amnistia fiskale
Diskutimi në parlament i paketës fiskale për vitin 2018 ka sjellë në tryezë edhe disa propozime të biznesit. Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Shoqatat e Biznesit (Shoqata e Prodhuesve, Shoqata e Ndërtuesve, Shoqata e Turizmit, Shoqata e Fasonit, Shoqata e Kombëtare e Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare, Shoqata e Transportit etj.,) kanë paraqitur dje një dokument të përbashkët, nëpërmjet të cilit kërkojnë që Kuvendi dhe qeveria të marrë në konsideratë këto propozime:
PD: Vendimi për uljen e pragut të TVSH, atribut i Parlamentit. Përndryshe e çojmë në Kushtetuese
Partia Demokratike pritet të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për uljen e pragut për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Sipas deputetes Jorida Tabaku kjo masë përveçse rëndon biznesin e vogël, ajo duhet të miratohet nga Parlamenti dhe jo të jetë atribut i qeverisë.
Na qeverisin marsianët! Peleshi: "Nuk e dimë se çfarë hamë"
Shqipëria nuk ka as statistika të sakta për të dhënë një pasqyrë të qartë të asaj që ne konsumojmë çdo ditë. Problemi më i madh është te produktet të cilat nuk figurojnë të regjistruara në pikat doganore apo dyqanet ku tregtohen.
Vetë ministri i ri i Bujqësisë, Niko Peleshi, i cili për 4 vjet shërbeu si zv/kryeministër thotë se shteti nuk ka asnjë bilanc të riskut që vjen nga ushqimet e pakontrolluara në treg.
Qeverisje vetëm në letra
Revista “Monitor” raportonte dje për një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit hartuar pas gjetjeve për ekosistemin dhe situatën në Parkun Kombëtar të Prespës. Raporti vë gishtin mbi një problem shumë serioz, që është ai dëmtimit të mjedisit, prerjes së pyjeve edhe pse qeveria ka miratuar një Moratorium për ndalimin e tyre.
“Grupi i auditimit, gjatë vizitave në terren, ka evidentuar grupe dhe individë të ndryshëm, banorë të fshatrave brenda Parkut të Prespës, por edhe të fshatit Tren apo fshatrave të tjera, të cilët janë gjetur duke transportuar dru të sapoprerë.
Shqipëria, hapa pas në të bërit biznes
Qeveria flet vazhdimisht për rritje ekonomike bazuar në parashikimet e saj apo Fondit Monetar Ndërkombëtar, por të dhënat tregojnë se të bërit biznes në vendin tonë është vështirësuar.
Kështu në raportin e raportin e Bankës Botërore “Doing Business 2018” Shqipëria ka humbur 7 vende duke u renditur e 65-ta, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 58 mes 190 ekonomive të marra në vlerësim. Kjo tregon se të bërit biznes në vendin tonë ose është vështirësuar, ose vendet e tjera janë përmirësuar me ritme më të shpejta duke na lënë pas.
