Blloku Ekonomi

Pronat, akuzohet Bashkia e Himarës për falsifikime

Postuar në 31 Tetor, 2017 11:40

Aleanca për Mbrojtjen e Pronës së Himarës akuzon Bashkinë e Himarës se ka hipotekuar trojet me dokumente false në favor të kompanive të ndërtimit nga kryeqyteti. “Në muajin Maj-Qershor të këtij viti Bashkia Himarë bëri një regjistrim (menaxhim) masiv pronash në plazhin Dhraleo të Palasës, në Adhendri dhe në plazhin e Perivolos të fshatit Gjilekates. Manaxhimi u bë dhe pronat u regjistruan në hipotekën Vlorë me procedurë të përshpejtuar.

Nga ky regjistrim përfituan të gjithë ata që kanë blerë dhe kanë marrë prona të grabitura me dokumente të falsifikuara”, deklaron shoqata. 

Rikthehet HEC i Kalivaçit

Postuar në 29 Tetor, 2017 15:47

Pas 20 vitesh qeveria rikthen ndërtimin mbi lumin Vjosë të hidrocentralit të Kalivaçit. Vepra është menduar të ketë një kapacitet prej 110 megavat orë dhe do të kushtojë 125 milion euro.

Bashkimi i dy firmave “Ayen Enerji” dhe “Fusha” , fituese të tenderit, duhet të përfundojnë brenda 30 muajsh ndërtimin e HEC-it. Qeveria shqipatre prishi përpara 6 muajsh kontratën me kompaninë Hidro srl, e cila zotëronte aksionet e shoqërisë Kalivaçi Green Energy, në pronësi të Françesko Beketit dhe rihapi garën për dhënien me koncesion për 35 vjet të hidrocentralit. 

1.2 miliardë eurot e kanabisit dhe vrulli në sektorin e ndërtimeve

Postuar në 28 Tetor, 2017 13:01

Vlera e drogës së kultivuar në vitin 2016 i kalon 1.2 miliardë eurot, e konvertuar si vlerë e mbetur në ekonominë vendase. Vlerësimi është bërë nga revista Monitor e cila pranon se është vështirë të gjesh të dhëna se sa është paraja që ka hyrë në ekonomi nga kultivimi dhe shitja e hashashit për periudhën 2016-2017. Kalkulimet, për 2 milionë rrënje, me një ardhur mesatare në anën shqiptare prej 800-900 euro/kg sugjerojnë se vlera e 2 milionë rrënjëve që i kanë shpëtuar asgjësimit është 1.2-1.35 miliardë euro.

Lirohet nga detyra kreu i AKEP, Piro Xhixho

Postuar në 27 Tetor, 2017 20:47

Qeveria i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë që të lirojë nga detyra kreun e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Vendimi për lirimin e Piro Xhixhos është marrë sot në mbledhjen e qeverisë, vendim i cili hyn menjëherë në fuqi dhe pritet të miratohet në seancën e ardhshme të Kuvendit. Qeveria nuk ka paraqitur ndonjë arsye për lirimin nga detyra të AKEP-t. Xhixho qëndron në këtë detyrë prej datës 26 nëntor të vitit 2009 duke drejtuar një nga entet me më shumë ndikim në rregullimin e tregut të komunikacioneve. Xhixho është njeri i afërt me LSI-në. 

Check Up-i falas, dyshime për rimbursim jashtë kontratës

Postuar në 27 Tetor, 2017 20:40

Konçesionari i Check Up dyshohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit se ka përfituar rimbursim të tatimit mbi vlerën e shtuar në mënyrë të padrejtë. KLSH ka renditur në një raport shkeljet e disiplinës financiare të institucioneve, ku në këtë listë rezulton edhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Taksa mbi pronën, 30 % për ndërtuesit që s’përfundojnë pallatet

Postuar në 27 Tetor, 2017 16:02

Projekligji për “Taksat vendore” në ndryshimet e tij lidhur me taksën mbi pronën vec individëve dhe bizneseve që do të taksohen kanë përfshirë edhe ndëttuesit e pallateve që nuk I përfundojnë ato. Individët do të paguajnë 0.05 % të vlerësm biznesit 0.15 % të vlerës ndërsa për ndërtuesit taksa është shumë më e lartë, ajo shkon deri në 30 %. Ky ndryshim është bërë për të nxitur ndërtuesit të përfundojnë ndërtimet brenda afateve të lejës që kanë marrë.

Rasti i (pronave të)Himarës

Postuar në 27 Tetor, 2017 14:53

Avokati Bojken Bendo që mbron Shoqatën për Mbrojtjen e Pronave, Shtëpive, Historisë dhe Kulturës Himarë drejtuar nga Nikollaq Neranxi arsyeton në një intervistë që publikohet nga gazeta "Panorama" situatën ligjore me planin rregullues. Avokati shprehet se çështja është në gjykatë dhe se për të drejtën e komunitetit ka shpresë. Më poshtë intervista(titulli është i ResPublica):

Cilat janë shkeljet ligjore nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore në raport me pronën në Himarë dhe projektin urbanistik të qeverisë?

Ministrja “heq” kartat e shëndetit, spitali ua kërkon pacientëve (VIDEO)

Postuar në 26 Tetor, 2017 16:04

Me qindra prindër apo gjyshër preken nga indiferenca totale e mjekëve të Pediatrisë. Përpos shqetësimeve shëndetësore dhe tronditjes psikologjike i shtohet edhe ankthi i dokumentacionit. Ministrja Ogerta Mastirliu i “heq” kartat e shëndetit nëpër konferenca, por i mban “de facto” nëpër spitale. Ogerta Manastirliu ka lëshuar një urdhër, në të cilin parashikohet që mjekët të mos kërkojnë më kartat e shëndetit, por prindërit shprehin të kundërtën për kameran e TemA TV. 

Pabesia me taksën e pronës, qeveria ndan lekët me OSHEE-në

Postuar në 26 Tetor, 2017 10:22

Nga janari qytetarët do nisin t'i paguajnë qeverisë qëndrore dhe asaj lokale taksën e re të pronës sipas një formule që e rrit barrën fiskale në një nivel mesatar nga 500 lekë deri  në 8000 lekë të rinj në vit.

Qeveria tërhiqet nga skema e përfshirjes së gjithë biznesit në skemën e TVSH-së

Postuar në 24 Tetor, 2017 15:33

Qeveria është tërhequr nga nisma për përfshirjen e të gjithë biznesit në regjimin e tatimit mbi vlerën e shtuar. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi sot se skemës së TVSh-së do t’i shtohen vetëm 9 000 biznese të reja, kurse 61 mijë të tjera do të vijojnë si deri më sot.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi