Blloku Bota

Përmbytje dhe breshër në sasi të jashtëzakonshme në Arabinë Saudite(video)

Postuar në 02 Nëntor, 2015 14:37

Breshër dhe përmbytje. Një situatë e paprecdentë meteorologjike ka goditur Arabinë Saudite, i njohur si vend i shkretëriës. Presioni i ulët ka prekur vendin që më 28 tetor bashkë me vende më në veri si Iraku dhe Irani(Lindje-verilindje).

“BE-ja në dorë të Gjermanisë dhe të Merkelit. Të tjerët, thjesht janë strukur”

Postuar në 02 Nëntor, 2015 14:13

Europa e Bashkuar varet sot nga një person i vetëm: Angela Merkel. Kjo jo sepse Merkel është e vetmja europiane që do dhe lufton për projektin e BE-së, por sepse ajo është e vemtja nga drejtuesit europianë që është e angazhuar dhe ndoshta beson në të. Ky është mendimi që jep në Deutsche Welle, Barbara Wesel, sipas së cilës nëse do të duhet ruajtur struktura e BE-së, kërkesa për zëvendësimin e Angela Merkel duhet shtyrë për ca. “Faktikisht Angela Merkel është për momentin e pazëvendësueshme.

Izraeli, de facto në gjendje lufte(video)

Postuar në 02 Nëntor, 2015 13:42

Ngjarjet e fundit në Izrael po duken të pakuptueshme dhe të palogjikshme për pjesën tjetër. Vetëm në mos u vëntë në punë urrejtja si kriter, apo dëshira për të eliminuar çdo bashkëjetesë. Një tjetër video dëshmon për ekzekutimin e një palestinezi që ishte i plagosur dhe për faktin se nidhma mjekësore vonon. Ky nuk është rasti i parë këto kohë, të cilat po nxjerrin në sipërfaqe faktin se mes palestinezëve dhe izraelitëve vështirë të gjendet një gjuhë paqësore. Sikurse provohet klima e madhe e tensionit që ka përfshirë vendin.

“Rëndësi ka historia që lufta tregon, jo përparimi apo numri i të vrarëve. Jemi në luftë me Iranin”

Postuar në 02 Nëntor, 2015 00:15

Izraeli dhe Irani ndodhen aktualisht në një luftë teknologjike në lëmin ushtarak dhe civil dhe duket se iranianët po e ngushtojnë shumë diferencën. Shefi i shërbimit sekret ushtarak të Izraelit,  Herzl Halevi, ka pranuar realitetin në një leksion që ka dhënë para Kolegjit të Menaxhimit në Bankën “Rothchild” në Tel-Aviv. “Nëse më pyesni kur do të kemi një luftë me Iranin në 10 vitet e ardhshme, do ju jap një përgjigje surprizuese: Ne jemi tashmë në luftë me Iranin. Ne po zhvillojmë një luftë teknologjike.

Brigjet greke, mallkim për emigrantët e Mesdheut. 80 fëmijë janë mbytur që prej shtatorit

Postuar në 01 Nëntor, 2015 18:38

Tragjeditë me emigrantë që tentojnë të prekin brigjet e Greqisë nuk kanë fund. 11 refugjatë kanë humbur jetën mëngjesin e të dielës, kur u përmbyt gomonia me të cilën po i afroheshin ishullit Samos. Ngjarja ndodhi vetëm 20 metra para se skafi të prekte brigjet shkëmbore të ishullit.
Pesë prej të vdekurve janë gra, dy të mitur dhe katër foshnje.
Trupat e shpëtimit që shkuan në vendngjarje nxorrën fillimisht një prej trupave pa jetë. Por pak më vonë u gjetën dhjetë trupa të tjerë, që ishin bllokuar në kabinën e skafit.

Video/"Top - Gun" 1989, luftim në ajër mes F-14 Tomcats dhe Mig-23 Floggers

Postuar në 31 Tetor, 2015 17:23

Një grup islamik merr përgjegjësinë e rrëzimit të avionit rus(video)

Postuar në 31 Tetor, 2015 16:09

Rrëzimi i avionit rus Airbus 321 në gadishullin e Sianit është marrë përsipër nga një grup islamik që operon në Egjipt. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ata e quajnë veten ushtarë të kalifatit, duke nënkuptuar se grupi është i afërt me Shtetin Islamik. 224 njerëz humbën jetën sot nga rrëzimi i avionit që fluturonte nga Sharm el-Sheikh drejt Saint Petersburg. Mes trupave janë edhe 17 fëmijë.

Tragjedia, avioni rus me 224 persona në bord rrëzohet në Sinai, gjenden 100 trupa

Postuar në 31 Tetor, 2015 10:58

Një avion rus me 224 persona në bord, i cili rezultonte i humbur mbi hapësirën ajrore të Egjiptit, u rrëzua në Sinai, konfirmoi sot Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil. “Avioni po shkonte drejt Shën Petërburgut”, njoftoi agjencia ruse e lajmeve, Itar-Tass, që shtoi se të gjitha pasagjerët ishin pushues rusë. Ministria egjiptiane e Aviacionit Civil  tha se: “Copa nga avioni janë gjatur pranë aeroportit al-Arish, në gadishullin e Sinait”.

Bukuresht, zjarr në një klub nate, humbin jetën 27 të rinj, 150 plagosen

Postuar në 31 Tetor, 2015 08:52

Njëzet e shtatë persona, kryesisht adoleshentë dhe të rinj humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një zjarri në një klub nate në Bukuresht. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 30 tetorit në  “Colectiv club”. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, Raed Arafat  janë 155 persona të cilët po trajtohen në spitalin e Bukureshtit në Rumani. Zjarri dyshohet se ka rënë nga fishekzjarret që u hodhën brenda dhe jashtë lokalit. “Informacioni i vetëm që kemi është se në klub janë përdorur  fishekzjarre dhe më pas ndodhi tragjedia. Sigurisht, kjo është nën hetim” tha  Arafat për BBC.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota