Blloku Bota
Turqia - ku po shkon ky vend?
Në Turqi situata nuk është e qetë. Sulmi në Ankara i përkeqësoi edhe më shumë gjërat, përballë një qeverie që po drejton me kokfortësi. Në një intervistë për DW, eksperti i Lindjes së Mesme Michael Lüders, jep disa mendime për të kuptuar atë që po ndodh aty.
Obama i thotë “jo” tërheqjes së ushtarakëve amerikanë nga Afganistani në fundin e 2016-ës
Sipas AFP presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi qëndrimin e një kontigjenti prej më shumë se mijëra ushtarë amerikanë në Afganistan edhe pas vitit 2016. Obama e cilësoi këtë prani ushtarake ende të domosdoshme për t’u ardhur në ndihmë forcave afgane ende mjaft të brishta. Qeveria afgane ka përshëndetur këtë vendim. Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka përgëzuar nga ana e tij vendimin e palës amerikane në rrjetin Twitter duke pohuar se vendi i tij do të qëndronte më shumë se kurrë i vendosur në forcimin e marrëdhënieve në luftën kundër terrorizmit.
Azilkërkuesit në BE, numri i tyre kalon rekordin e vitit 1992
Numri i kërkesave për azil, i paraqitur këtë vit në shtetet e Bashkimit Evropian, e ka kaluar rekordin e shënuar në vitin 1992, pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Për dallim prej vitit 1992, kur gati dy e treta (444.000) e azilkërkuesve vinin prej shteteve evropiane, tani ka më së shumti sirianë dhe afganë, por qytetarët e Ballkanit Perëndimor paraqesin grupin e dytë për nga madhësia (155.045).
Putin kritikon Shtetet e Bashkuara: Dënoj qëndrimin jokonstruktiv amerikan për Sirinë
Vladimir Putin tha sot se dënonte qëndrimin jokonstruktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat sipas tij shmangin parimin e një shkëmbimi të delegacioneve me Moskën për bisedime rreth konfliktit sirian. “Unë besoj se ky qëndrim është jokonstruktiv dhe në mënyrë të dukshme burimi i dobësisë së qëndrimit amerikan dhe mungesës së një plani për Sirinë. Në pamje të parë duket thjeshtësisht sikur nuk ka asgjë konkrete për bisedime me amerikanët”, citon agjensia e lajmeve AFP deklaratën e presidenti rus në Astana.
Siri, Rusia nga ajri Irani nga toka
Në Siri duket se po lufton e gjitha bota. Fushata ajrore ruse, pason atë amerikane. Po kështu francezët dhe britanikët kanë deklaruar se do të godasin, teksa Turqia prej disa vitesh është e implikuar direkt në konflikt për shkak të çështjes kurde dhe ambicies së Erdogan për të rrëzuar presidentin sirian Bashar al – Assad.
Video/Etiopia realizon tramvajin e parë në Afrikën Subsahariane. U premtua një gjë e tillë edhe në Shqipëri(!)
475 milionë dollarë dhe tramvaji në Adisa Abeba të Etiopisë është bërë realitet. Investitorë janë kinezët që kanë bërë lidhjen e energjisë elektrike të linjës me impiantet e prodhimit. Kështu shmangen edhe ndërprerjet e energjisë. Tramvaji është i pari i këtij lloji në të gjithë Afrikën Subsahariane.
SHBA-Rusi, bisedime të reja për për shmangie e një konflikti ajror mbi Siri
BBC raporton se SHBA dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime të reja për sigurinë ajrore në Siri pasi, kohët e fundit avionë të të dy fuqive sulmonin shumë pranë njëri-tjetrit. Do të mbahet një raund i tretë bisedimesh ndërkohë që dy vendet kërkojnë të gjenjë mënyrat për shmangie e një konflikti aksidental. Sekretari amerikan i mbrojtjes Ash Carter tha se ai ishte në pritje të një marrëveshjeje shumë shpejt. Nga ana tjetër Rusia tha se do të vinte me propozime të reja për t’u diskutuar gjatë video-konferencës.
Jeruzalem/Një 13 vjeçar palestinez lihet të vdesë në rrugë pa i dhënë ndihmë(video+18)
Tensionet mes izralitëve dhe palestinezëve vijojnë të prodhojnë skena të papranueshme duke dëshmuar për urrejtjen totale. Në një video të shpërndarë së fundmi, shihet një djalë palestinez, 13 vjeç, i identifikuar si Ahmad Saleh Manasra, i cili është plagosur nga disa ushtarë izraelitë dhe lihet të vdesë në rrugë nga plagët. Nuk i jepet ndihma e parë, madje nga raportimet thuhet se edhe kalimtaërt e shajnë. Ai qëllua në ngulimin Pisgat Zeev në lindje të Jerusalemit, pasi sipas izraelitëve ai qëlloi me thikë një prej banorëve të zonës.
Pasojat e bombardimi të spitalit të Kundusit(foto)
“Foreign Policy” sjell pamjet ekskluzive të asaj që mbetet nga spitali i Kundusit në Afganistan, ku humbën jetën 22 persona dhe 12 të tjerë pjesë e stafit, si dhe u plagosën 37 të tjerë. Spitali i përkiste “Mjekëve pa kufij” dhe u bombardua nga forcat amerikane që ishin njoftuar se aty ndodheshin talebanë. Presidenti amerikan Barack Obama kërkoi falje për ngjarjen më 8 tetor, vetëm 5 ditë pasi ajo kishte ndodhur.
Akuza publike: Ali Ahmeti i implikuar në vrasjen e Jusuf/Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës
Agjencia “Ina” raporton për një akuzë publike që i është bërë kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e cila e bën atë përgjegjës për likujdimin fizik të Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Akuzat i ka bërë gazetari Zoran Bozhinovski, që cilësohet ‘kontrovers’, por që ka publikuar disa faksimile. Në dokumentet e parqaitura, siç raporton “Ina”, Ahmeti trajtohet si agjent i dyfishtë me nofkën Ibar.