Blloku Bota
Rënia e çmimit të naftës do ulë prodhimin rus dhe amerikan, probleme me furnizuesit që nuk janë pjesë e OPEC-ut
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë njoftoi se rënia e çmimit të naftës do të ulë prodhimin rus dhe amerikan gjatë vitit 2016. Kjo do të shkaktojë rënien më të rëndësishme të furnizuesve të naftës, që nuk janë pjesë e OPEC-ut. Një rënie 6-vjeçare e çmimeve të naftës do të shtyjë furnizuesit joanëtarë të OPEC-ut të ofrojnë më poshtë se 0,5 milionë fuçi në ditë duke ulur prodhimin e përgjithshëm deri në 57,7 milionë fuçi në ditë, bëri të ditur Agjencia e Energjisë në daljen e saj mujore.
Kalifornia miraton ligj për të drejtën e vdekjes së asistuar për pacientët terminalë
Ligjvënsësit në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë miratuar së fundmi një ligj që legalizon vetëvrasjen e asistuar të të sëmurëve terminalë. Ligji u lejon të sëmurëve, të aftë mendërisht, për të cilët dy doktorë bien dakord zyrtarisht, se kanë vetëë 6 muaj jetë, të kërkojnë recetën për dhënien fund të jetës. Akti është kundërshtuar nga grupet fetare, përfaqësues katolikë sidomos, që mbajnë përherë qëndrime kundër ndërhyrjes njerëzore në ndërprerjen e procesit jetësor. Fjala e fundit i takon Guvernatorit Jerry Brown që mund ta aprovojë, ose të vërë veton.
11 shtatori: Në kujtim të avionit 93 që u rrëzua në Pensilvani dhe nuk goditi Kapitolin
Ngjarjet që u shpalosën në qiejt mbi një zonë rurale të Pensilvanisë më 11 shtator 2001 pasqyrohen në ekspozitat e Qendrës së re në Përmendoren Kombëtare për Avionin 93. “Zëri i Amerikës” thotë se korrespondenti Kane Farabaugh, i cili raportoi nga vendi i ngjarjes më 11 shtator, ka vizituar skenën e tragjedisë që tashmë është shndërruar në monument kombëtar. Atë ditë këto fusha në komunën Somerset të Pensilvanisë ishin përfshirë nga konfuzioni dhe kaosi pas rrëzimit të avionit 93 të shoqërisë United Airlines më 11 shtator 2001.
Siri, Ban Ki Moon: "Nuk ekziston asnjë zgjidhje ushtarake"
"Nuk ekziston asnjë zgjidhje ushtarake". Kjo është deklarata që sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon shprehet për situatën në Siri. Ai nuk lë hapësirë për dyshime, në një intervistë për Radio Vatikanin, në pritje të vizitës së Atit të Shenjtë në OKB në 25 shtator. Sekretari i përgjithshëm bën thirrje për dialog politik sepse “po luftojmë prej më shumë se 4 vjet e gjysmë; kanë vdekur mbi 250 mijë njerëz, ka 4 milionë refugjatë dhe 12 milionë njerëz janë përfshirë drejtpërsëdrejti në këtë krizë”.
Europa kundër imigrantëve, por laburistët në Britani propozojnë Sadiq Khan për bashkinë e Londrës
Ndërkohë që Europa është përfshirë nga debatet për imigracionin, në Britani, politika nuk mungon që të piketojë si përfaqësues fëmijë emigrantës. Sadiq Khan, është kandidati i Laburistëve për kryetar bashkie në Londër, ndërkohë që konservatorët mendohet se do të zgjedhin Zac Goldsmith. Khan është fëmijë e imigrantëve pakistanezë dhe është lindur në Londër. Një paradoks që provon situatën ku e ka mbërthyer veten Europa. Kështu pak javë më parë bëri bujë një intervistë e prof.
Numër rekord imigrantësh në Hungari, mobilizohen 3 800 ushtarë
Sipas AFP-së, Hungaria njoftoi sot se do të rrisë në 3 800 numrin e ushtarëve të mobilizuar për riforcimin e barrierës së saj antiimigrantëve në kufirin serb, ndërkohë që një numër tjetër rekord i hyrjeve të paligjshme në vend u regjistrua dje. “Tre mijë e tetë qind ushtarë ndodhen në sektorin e kufirit jugor, me detyrë kryesore për të ndërtuar këtë barrierë”, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Istvan Simicsko. Budapesti do të përshpejtojë punimet për riforcimin e barrierës destinuar për izolimin e 175 kilometrave të kufirit me Serbinë.
Ateistët e Greqisë kërkojnë heqjen e frazave fetare nag Kushtetuta dhe të dhënave të besimit nga dokumentet
Unioni i Ateistëve të Greqisë u bërë thirrje partive politike në vend që të shprehin pozicionin e tyre për çështje të ndjeshme si arsimi, administrimi publik dhe Kodi Penal. Disa prej këtyre shqetësimeve publike, referuar edhe qeverisë së mëparëshme të Syrizas, janë heqja nga Kushtetuta e frazës “Në emër të Trinisë së Gjithëshenjtë e të Pandashme”, sikurse të frazës “Zoti ynë Jezu Krisht”. Sipas këtij unioni kjo frazë nuk përfaqëson të gjithë njerëzit.
Çështja e refugjatëve, Maqedonia mendon të ngrejë murin si Hungaria
Ka mundësi që Hungaria të përfundojë ndërtimin e murit kufitar me Serbinë në ditët e para të tetorit, i cili do të jetë i gjatë 175 km. Kjo është deklaruar nga Zv/Kryeministri hungarez Janosh Lazar, sipas të cilit ka pengesë, pasi është kritikuar fuqishëm nga Franca dhe Gjermania. Sipas Lazar, "kufiri do të jetë i mjaftueshëm për të mbrojtur vendin, veçanërisht në qoftë se policia do të patrullojnë në anën tjetër".
11 shtator 2001, SHBA kujtojnë tragjedinë që lëndon ende
Viktima e fundit, vetëm pak javë më parë, ishte i Marcy Borders, e reja me pseudonimin "Zonja Pluhur" sepse është fotografuar e mbuluar me hi pas rënies së një prej kullave të Qendrës Botërore Tregtare. Ajo vdiq nga kanceri si shumë nga të mbijetuarit e tjerë të 11 shtatorit 2001: në mesin e tre prekurve që u shënuan nga 2500 deri 3700.