Blloku Bota
Tone të acaruara në Francë, kryeministri Valls: “Fitorja e Frontit Nacional mund të çojë në luftë civile”
Fitorja e Frontit Nacional në Francë ka kapur në befasi përfaqësuesit e qeverisë aktuale në Paris. Kryeministri Manuel Valls që vjen nga radhët e socialistëve, ka deklaruar se me këtë rezultat në Francë po dominojnë dy vizione për Francën: “Një është ai i ekstremit të djathtë, që në bazë predikon ndarjen. Kjo ndarje mund të çojë në luftë civile”, tha Valls për Francë Inter, dy ditë para balotazhit. Vallas madej ka bërë thirrje që votuesit të votojjnë për kandidatët e djathtë në mënyrë që përfaqësues të Frontit Nacional të mos fitojnë.
Renzi: Shqipëria e Serbia sa më shpejt në BE
Italia kërkon anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë dhe Serbisë në Bashkimin Europian. Kryeministri italian, Mateo Renzi foli në Forumin për Mesdheun “Med 2015” që u zhvillua në Romë. Sipas tij, Europa gjatë këtyre viteve me qëllimin për tu zgjeruar në Lindje, humbi vemendjen ndaj Mesdheut. “Ekziston një temë e madhe që nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por që arrin në Kosovë dhe Bosnjë dhe shumë shpesh është nënvlerësuar në debatin politik europian.
Ndalimi i një partie: Rasti i Partisë Nacionaldemokrate të Gjermanisë
Gjykata Kushtetuese Gjermane është ajo që do ta marrë tani vendimin. Mundësisht një vendim sa më përfundimtar dhe të pakontestueshëm. Pengesat për të ndaluar një parti në Gjermani janë të larta. Asnjë ministër, asnjë parti në Bundestag nuk lejohet ta ndalojë pa e zgjatur një parti tjetër.
Iniciativë ligjore në Parlamentin francez për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë
Apo lëviz Franca drejt një aleance preferenciale me Rusinë duke kapërcyer barrierat e vëna nga Bashkimi Europian? Kjo është ende herët të thuhet, por sulmet e Parisit ka gjasa të kenë ndryshuar shumëçka në një vend si Franca. Agjencia ruse e lajmeve, “Sputnik” citon një ligjvënës francez të Partisë Republikane, Thierry Mariani, i cili ka iniciuar një rezolutë për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Rezoluta do të diskutohet në muajin janar në Asamblenë Nacionale. "Hapi tjetër është mbledhja e sa më shumë firmave mes anëtarëve të Parlamentit në kuptim të kësaj rezolute.
Video/Rusia qëllon ISIS me raketa nga nëndetëset në Mesdhe
Zhvendosje djathtas në Evropë
Kriza e refugjatëve - për gjithnjë e më shumë politikanë të Evropës me këtë problem është e lidhur ngushtë mbijetesa e komunitetit evropian. Ajo është shkaku edhe që u çon zgjedhës, populistëve të djathtë si Front National në Francë, nacionalkonservatorëve si PiS në Poloni dhe partisë hollandeze të populistit të djathtë Geerd Wilders.
Paqja e pamundur e Sirisë, inkursionet në Irak dhe skenarët me armë të shkatërrimit në masë
Shpërthim në një stacion autobusi në Moskë. Vetëm të plagosur
Miliona dollarë për shpërbërjen e Jugosllavisë. CIA pagoi Mesiç, Tuxhman dhe Izetbegoviç, gjeneralë serbë, gazetarë. “Srebrenica ishte kurbani”
Robert Baer, një ish – oficer i CIA-s dhe kolumnist në disa prej mediave të njohura për çështjet e inteligjencës, jep një intervistë nga Qubec në Kanada ku ka promovuar librin e tij të ri: “Sekretet e Shtëpisë së Bardhë”. Intervista që është shpërndarë në internet përqendrohet në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, duke evidentuar rolin e shërbimeve sekrete në greminën e përgjakshme ballkanase. Baer vetë ka qenë në vitet 1991-1994 në Jugosllavi dhe në Lindjen e Mesme. “Qëllimi i propagandës ishte të ndante republikat kështu që ato të shkëputeshin nga Jugosllavia.
Tërmet në skenën politike në Francë, ekstremistët e Le Pen triumfojnë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale
Partia e ekstremit të djathtë “Fronti Nacional” i Marin Le Pen fitoi në gjashtë nga 13 rajone në raundin e parë zgjedhjet lokale në France. Keto ishin zgjedhjet e para prej sulmeve terroriste te 13 Nëntorit në Paris, ku humbën jetën 130 persona. Partia “Republikanët” e Nikola Sarkozi renditet e dyta, ndërsa pas saj Partia Socialiste e presidentit Hollande. Sipas parashikimeve Fronti Nacional ka siguruar në raundin e parë 30.6% të votave, ndërsa konservatoret 27 % dhe socialistët 22.7%.
