Blloku Bota
"Kriminelë lufte dhe të neveritshëm"(video)
Ish- Sekretarja e Shtetit të SHBA-ve, Madeleine Albright, është konfrontuar verbalisht me disa serbë, të cilët ndërprenë promovimin e librit të saj “Dimri i Pragës”. Disa serbë, të drejtuar nga regjisori Vaclav Dvorak, kanë tentuar të ndërpresin aktivitetin, duke e quajtur Albright fashiste, por ish-sekretarja e Shtetit ka replikuar duke i quajtur serbët "kriminelë lufte dhe të neveritshëm".
Alarm në Pekin, destrojeri amerikan mision në Detin e Kinës së Jugut (video)
Një destrojer i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara kaloi 22 kilometra pranë një pjese të Detit të Kinës së Jugut, që është pushtuar dhe mbi të cilën ka shprehur pretendimet Kina, duke shkaktuar një protestë të menjëherëshme nga Pekini. “Zëri i Amerikës” trasmeton se misioni u krye pa incidente, tha një burim i ushtrisë amerikane. Kina njoftoi se e kishte vëzhguar dhe ndjekur USS Lassen dhe tha se e kishte paralajmëruar anijen amerikane që të largohej nga ujrat kineze, pjesë e arkipelagut të debatueshëm Spratly.
Donald Trump: “Ishim më mirë me Gadafin dhe Sadamin” dhe godet Hillarin
Kontroversial dhe shpeshherë i nënvlerësuar për shkak të deklaratave të cilësuara edhe “idioteske”, garuesi republikan për presidencën 2016 Donald Trump megjithatë bën disa pohime që të tjerët i përshpërisin. Më e fundit është deklarata se bota do të ishte një vend më i mirë, nëse diktatorët si Saddam Husseini i Irakut dhe Moammar Gadafi i Libisë do të ishin ende në pushtet. Deklarata e djeshme u bë gjatë një interviste në CNN, ku Trump duke e quajtur Irakun “Harvardi i terrorizmit”, tha se ky vend është shndërruar në një “fushë stërvitjeje për terroristët”.
Tjetër zbulim i rëndësishëm arkeologjik në Greqi
Pasuritë arkeologjike në Greqi duket se nuk shterojnë. Pas Amfipolis ku mendohet se është varrosur Hefestion, në Pallatin e Nestorit në Peleoponez është zbuluar një varr i një ushtari “me rëndësi”. Mediat raportojnë se ka qenë një grup arkeologësh amerikanë të universitetit të Cincinatit ata që kanë zbuluar varrin 3500 vjeçar ku ndodhet skeleti bashkë me një shpatë broxni si dhe materiale të çmuara. Ministria greke e Kulturës thotë se ky është zbulimi më i rëndësishëm në 65 vitet e fundit në Greqinë kontinentale.
Ekspertiza e një çështjeje mediatike: Pensionisti italian qëlloi pas shpine 22 vjeçarin Gjoni…
Ka tejkaluar kufinjtë e një lajmi kronike dhe është bërë çështje mediatike e sociale, ku nuk kanë munguar dyshimet për arsyet të vërteta të vrasjes së 22 vjeçarit shqiptar Gjergj Gjoni nga Puka. Gjoni është vrarë pak ditë më parë nga një pensionist italian, Françesko Siçinjano gjatë tentativës për vjedhje në shtëpinë e tij. Kështu ka deklaruar autori, pensionist, dhe fillimisht lajmi është futur në hullinë e ngjarjeve të kronikës së zezë, pasi nuk kanë qenë të pakta ngjarjet e grabitjes së vilave me protagosnistë banda shqiptare.
Foto/Një botë në vlim
Video/Tërmeti i sotshëm në Azi - 7.5 ballë
Një tërmet 7.5 ballë Rihter goditi sot Azinë Qendrore dhe u ndje në Pakistan, Indi dhe Afganistan. N137 Afganistan kanë humbur jetën 60 persona, kurse në dy vendet e tjera raportohen vetëm të plagosur. Epiqendra ishte në Hindu Kush.
Kufiri Lindje – Perëndim po hiqet sërish në Ballkan
Protesta në Mal të Zi po vështrohen përherë e më shumë si një përplasje gjeopolitike mes dy rrymave që sundojnë shoqërinë e fqinjit tonë verior. Në një shkrim të Deutsche Welles nënvizohet pikërisht ky element që e vendos aspektin social dhe ekonomik të tyre në plan të dytë. “Një sërë aferash, arrogancë dhe “një hajdutëri e shëmtuar” e kanë dobësuar qeverinë mendon shkrimtari i njohur malazez Andrej Nikolaidis. Por protestat aktuale ai i sheh, ashtu si Djukanoviçi, si një përpjekje për të dështuar anëtarësimin. “Anëtarësimi në NATO do të thoshte dalje nga influenca serbe dhe ruse.
La Repubblica: Refugjatët sirianë, alarm i ringjalljes së skafistëve shqiptarë
Një alarm që për Italinë nuk është i ri, por që mund ta marrë nota edhe më dramatike nëse refugjatët sirianë zgjedhin Italinë përmes Shqipërisë. E përditshmja La Repubblica shkruan për “rrezikun e një rruge të re Shqipëri- Itali” . Është fjala për një informacion konfidencial të marrë nga burime të Bashkimit Evropian mbi rrezikun e hapjes së një rruge të re të trafikut të emigrantëve nga Shqipëria drejt Italisë.