Blloku Bota
"Marshimi i Paqes”, 86 të vdekur pas një shpërthimi kamikaz në Ankara, 126 të plagosur (video)
Një atentat me bombë goditi sot qendrën e Ankarasë, kryeqytetin e Turqisë. Sipas informacioneve të para, ky atentat i shkaktuar nga një kamikaz ka shkaktuar të paktën 86 të vdekur dhe 30 të vdekur dhe të paktën 126 të plagosur. Kjo u njoftua nga Ministria e Brendshme turke. Por sipas agjencisë së lajmeve "Dogan", ky bilanc pritet të rëndohet edhe më tej. “Të paktën 86 persona humbën jetën sot në mëngjes pas një shpërthimi të fuqishëm, pranë stacionit kryesor hekurudhor të Ankarasë, para një manifestimi të opozitës turke në mbështetje të paqes”, njoftoi media turke.
Koreja e Veriut, një paradë madhështore ushtarake me rastin e 70-vjetorit të partisë unike (foto)
"Associated Press” raporton për një paradë madhështore ushtarake që filloi sot në Phenian, me rastin e 70-vjetorit të partisë unike të Koresë së Veriut. Parada ka nisur me pjesëmarrjen e numrit një në vend, Kim Jong-Un, sipas imazheve të transmetuara drejtpërdrejt nga televizioni. Me një kostum të errët me jakë Mao, drejtuesi koreano-verior u përshëndet nga komandanti i rojës së nderit para se të kalonte nën vështrimin e mijëra ushtarëve që merrnin pjesë në paradë, sipas imazheve të stacionit zyrtar televiziv në vend, një prej më hermetikëve në botë.
"Besojeni apo jo, Donald Trump ka të drejtë për Lindjen e Mesme"
Më falni. Unë pajtohem me Donald Trump.
Reduktohet programi i stërvitjes së rebelëve sirianë, Pentagoni do të furnizojë me armë
Reduktohet programi i stërvitjes së rebelëve. Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar plan, ato nuk do të përpiqen më të stërvisin grupe siriane kundër Shtetit Islamik por do të përqëndrohen në furnizimin me pajisje dhe armë të grupeve rebele të zgjedhura me shumë kujdes, sipas një përgjegjësi amerikan të Ministrisë së Mbrojtjes. AFP citon një ushtarak amerikan të Mbrojtjes të kete thenë: “Fillimisht bëhet fjalë për të krijuar njësi këmbësore, tani do të evoluojmë drejt një modeli të ri që do të sjellë më shumë aftsi luftimi”.
NATO e gatshme të mbrojë Turqinë, pas shkeljes së hapësirës ajrore nga rusët
NATO-ja tha se është e gatshme të dërgojë trupa në Turqi për të mbrojtur këtë vend aleat pas shkeljes së hapësirës ajrore turke nga aeroplanët rusë që bombardonin në Siri. Ndërkohë, Britania e qortoi Moskën për shkallëzimin e luftës civile në Siri e cila ka lënë 250 mijë të vrarë. Zyrtarët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ende po analizojnë inkursionin rus në hapësirën ajrore të Turqisë pranë Sirisë veriore, ndërsa shefat e mbrojtjes të vendeve të Aleancës së Atlantikut Verior po takohen në Bruksel ku kriza në Siri dominon rendin e ditës.
Çmontimi i ministrit të Brendshëm
Tani duket se kancelares i ka humbur durimi. Ajo ia hoqi ministrit të Brendshëm përgjegjësinë për politikën ndaj refugjatëve dhe e solli atë de facto në zyrën e kancelarit. Bashkëpunëtori më i afërt i saj, ministri pranë kancelarisë Peter Altmaier (CDU) do të jetë koordinator për refugjatët.
Video/Pas vezëve, opozita në Kosovë hedh gaz lotsjellës në sallë
Më në fund: Blatter, Platini dhe Valcke pezullohen përkohësisht nga FIFA
Stepp Blatterit dhe Michel Platinisë i ka ardhur ora e largimit. Komiteti i Etikës në FIFA ka marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të dy drejtuesve të mësipërm si dhe sekretarit të Përgjithshëm, Jerome Valcke. Ish-zv.presidenti i FIFA-s, Chung Mong-joon është përjashtuar për 6 vjet dhe gjobitur me 100 mijë franka zvicerane. Blatter, Platini dhe Valcke po hetohen për korrupsion, për akuza që kanë dalë në dritë prej muajsh. Ata përjashtohen nga çdo aktivitet përkohësisht, ndërkohë që vetëm Platininë, hetimi për është një shumë prej 2 milionë.
Parlamenti grek votëbeson qeverinë e dytë të Ciprasit
Qeveria e dytë e kryeministrit grek, Aleksis Cipras mori përgjatë mbrëmjes së djeshme votëbesimin e parlamentit grek. Në favor të saj votuan të 155 deputetët e maxhorancës me koalicion, nga 300 që ka parlamenti grek. “Do të kalojmë shumë shpejt pengesat dhe do të konkludojmë shumë shpejt çështjen e rëndësishme të rikapitalizimit të bankave dhe të borxhit”, deklaroi Cipras, i cituar nga agjencia Reuters online. “Do të procedojmë me një ritëm të moderuar për ndryshimin e Greqisë”, theksoi ai.
Bakojanis denoncon takimin Rama-Tispras
Ish-ministrja e jashtme, Dora Bakojanis ka denoincuar në parlamentin grek takimin mes kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe homologut të tij shqiptar Edi Rama. Duke iu drejtuar personalisht kryeministrit Tsipras, deputetja e Demokracisë së Re, e cila hodhi firmën mbi marrëveshjen detare kur ishte minister e jashtme e pyeti mbi përmbajtjen e takimit me me kryeministrin shqiptar që u zhvillua në Nju Jork javën e kaluar, duke kërkuar të dijë nëse mes dy kryeministrave është diskutuar për kufirin detar dhe marrëveshjen e mbetur pezull mes dy vendeve.