Blloku Bota
Propagandë dhe ironi me Nobelin e Paqes për Obamën(video)
Nobelisti për paqen bombardoi(gabimisht) nobelistët për paqe. Fjala është për bombardimin e një spitali në Afganistan, që administrohej nga "Mjekët pa kufi". Rasti ka shërbyer për të ironizuar presidentin amerikan, por edhe për propagandë.
Mediat serbe nuk gjejnë dot rehat, “Shqipëria do skualifikohet se bleu ndeshjen me Armeninë”
Gazeta serbe Kurir shkruan se Shqipëria mund të përjashtohet, pasi ka dyshime se ka fiksuar ndeshjen me Armeninë. Disa media shqiptare i bënë jehonë lajmit të dalë po nga mediat e Beogradit, se katër lojtarë armenë kanë marrë nga 500 mijë euro për të shitur ndeshjen. Gazeta shkruan se UEFA ka nisur hetimet dhe i bazohet një zyrtari të lartë të UEFA-s, (gjithashtu serbit) Dushan Maraviç. Nëse provohet se ndeshja është shitur, gazeta shkruan se Shqipëria do përjashtohet nga Europiani. Në këtë rast, Serbia shkon në play-off dhe Danimarka shkon direkt në Europian.
Qielli sirian, rreziku i një lufte të re shumë afër. Pilotët britanikë, urdhër për reagim ndaj rusëve?!
Hapësira ajrore siriane po bëhet gjithmonë e më e ngjeshur, komandantët ushtarakë druhen nga një përplasje mes avionësh, helikopterësh, dronësh, raketash dhe artilerie, çka do kishte pasoja globale. Lajmi i fundit është drita jeshile që sipas mediave britanike, kanë marrë avionët luftarakë britanikë Tornado për t’iu përgjigjur avionëve rusë nëse ndihen të rrezikuar. Sipas një eksperti ushtarak, të jesh racional në këtë hapësirë ajrore komplekse, nuk është e mundur më.
Goditet me dy raketa ambasada ruse në Damask
Dy raketa kanë goditur sot ambasadën ruse në Damaska të Sirisë, duke parLajmëruar kështu reagimin ndaj fushatës ajrore të Moskës. Raportimet nga terreni thonë se një raketë goditi brenda në mjediset e ambasadës, kurse tjetra jashtë, në momentin që njerëzit po iknin. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov e cilësoi aktin si akt terrorist.
Rebelët sirianë dy predha kundër ambasadës ruse në Damask
Rebelët sirianë lëshuan dy predha kundër ambasadës Ruse në Damask. Dëshmitarët thanë se kjo gjë ka shkaktuar panik në kryeqytet gjatë orëve të mëngjesit. Nga ana tjetër, Rami Abdel Rahman, kryetari i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut deklaroi se sipas burimeve të tij “të paktën dy predha kanë goditur ambasadën ruse”, raporton agjesnia e lajmeve DPA. Media pro-siriane në Liban tha se sulmi ndodhi gjatë fillimit të një manifestimi në mbështetje të ndërhyrjes Ruse në Siri, që pritet të mbështesë qeverinë e presidentit Bashar al Assad, kryesisht në veri dhe në qendër.
Parlamentarët e NATO-s “njohin” Kosovën. Në Prishtinë do mbahen takime të Aleancës
Ndërkohë që presidenti i Serbisë Nikoliç e pranuar sot hapur se populli dhe shteti serb duhet të bjerë në një konsensus për çështjen e Kosovës, duke nënkuptuar njohjen finale, ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko ka dhënë një lajm të mirë. Sipas Majkos, tani e tutje Asambleja Parlamentare e NATO-s do të mbajë takime edhe në Kosovë. Kjo, për arsye se
Fushata ajrore në Siri, ja ku përplasen SHBA dhe Rusia
Sipas Zërit të Amerikës, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini mësohet të ketë thënë se veprimet ushtarake të Rusisë në Siri janë një faktor që e ndryshojnë rrënjësisht lojën dhe që përmbajnë “element tepër shqetësues." Rusia është përballur me kritika nga perëndimi për fushatën e saj ajrore në Siri që ka si objektiv kundërshtarët e presidentit Bashar al-Assad.
Al-Baghdadi është plagosur gjatë sulmeve ruse
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se kalifi që drejtoj Shtetin Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi është plagosur gjatë sulmit të fundit ajror. Dy ditë më parë u njoftua se një konvoj i ISIS ku ndodhej edhe ai u godit dhe dyshohej se mes viktimave mund të ishte edhe Al-Baghdadi. Por sot burime në terren flasin se ai është plagosur dhe ndodhet në spital në Al-Qaim, në veriperëndim të Irakut, i cili ruhet nga trupat e ISIS.
Kush po e vret idealizmin e kurdëve? A po krijohen shkaqe që Turqia të hyjë ushtarakisht në Siri?
97 të vrarët që përgjakën Ankaranë në "Marshimin e Paqes" ishin mbështetës të partisë prokurde të Demokracisë së Popujve. Içetin Çevik, fotoja e të cilit ka bërë xhiron e botës është një mësues që ishte zhvendosur në Ankara pasi vajza e tij kishte studimet në kryeqytetin turk.
Putin: Moska nuk do të vendosë forca tokësore në Siri
“Moska nuk do të vendosë forca tokësore në Siri, ku është duke kryer sulme ajrore kundër, caqeve të të ashtuquajturit Shtet Islamik”. Kështu është shprehur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. “Kjo është përjashtuar”, ka thënë Putin në një intervistë të transmetuar në kanalin shtetëror Rossia1. Një muaj më parë, ligjvënësit rusë i kanë dhënë Putinit miratimin për të nisur fushatë ajrore në Siri, në mbështetje të presidentit sirian, Bashar alAssad, regjimi i të cilit, për më shumë se katër vjet, është duke luftuar fraksione të ndryshme rebele, përfshirë militantët e ISit.