Blloku Bota
Islanda, në 20 vjet, 50% e popullsisë deklarohet ateiste
Rënia e besimit te Zoti, ideja se jeta, Toka, gjithçka është krijuar nga një forcë superiore duket se në disa vende është histori. “Washington Post” sjell si shembullin më domethënës Islandën, një vend ku vetëm “20 vite më parë, afërsiht 90% e banorëve ishin besimtarë”. “Sot, më pak se 50% e tyre janë të tillë”, shkruan WP. Me këto shifra, edhe sipas Gallup, Islanda bën dallim nga pjesa tjetër e botës.
Presidenti kinez Jinping: Shtet palestinez në kufijtë e para ’67-ës me kryeqytet Jeruzalemin Lindor
Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje nga takimi i Ligës Arabe në Kajro të Egjiptit për krijimin e shtetit palestinez në kufijtë e para luftës së vitit 1967. Po kështu Jinping theksoi se për shtetin e ri palestines si kryeqytet mund të shërbente Jerusalemi Lindor. “Haartez” vlerëson se kjo qasje e Kinës lidhet me zgjerimin e synimeve të saj në rajonin e Lindjes së Mesme.
Hetimet britanike, helmimi i Litvinienkos me miratimin e Putin
Vrasja e ish-agjentit rus Aleksandër Litvinenko në vitin 2006, ishte e miratuar nga presidenti Vladimir Putin. BBC. shkruan se ky është një nga përfundimet e hetimeve nga autoritetet britanike.Litvinenko vdiq në moshën 43 vjeçare në Londër në vitin 2006, pak ditë pasi u helmua me polonium radioaktiv-210, të cilin ai besohet ta ketë pirë në një filxhan çaji.
Për Europën flet vetëm Gjermania. Donald Tusk: “Ka vetëm dy muaj kohë. Shengen drejt kolapsit”
Europa ndodhet në prag të një krize që rrezikon zhbërjen e një prej arritjeve kryesore të saj: lëvizjen e lirë brenda hapësirës Shengen. “Deutsche Welle” citon Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, të jetë shprehur se “ka vetëm dy muaj kohë për të vënë gjëray në kontroll”. Përndryshe, mosmenaxhimi i krizës së refugjatëve do të sillte kolapsin e udhëtimit pa pasaportë në Shengen. Po kështu Tusk sheh rrezik edhe përrpjektin europian në tërësi, nëse kufijtë e jashtëm të unionit nuk do të arrijnë të menaxhohen.
Norvegjia dëbon në Rusi 60 emigrantë sirianë
Autoritetet norvegjeze dëbuan në Rusi, 60 emigrantët e parë sirianë, të cilët kishin mbërritur në Norvegji, vjeshtën e vitit të kaluar. Sipas vendimit të qeverisë së Oslos, që u mor nëntorin e vitit të kaluar, janë 5500 azilkërkues që do të kthehen mbrapsht në Rusi.Vendimi u kritikua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, sepse bie ndesh me Konventat për Refugjatët.
Europa në presionin e kufijve të hapur
Qendrat e pritjes së refugjatëve më Greqi dhe Itali do të funksionojnë së shpejti, ka deklaruar komisioneri europian për emigracionin, Dimitris Avramopulos. Në të njëjtën kohë, Brukseli ka theksuar se përballimi i flukseve të refugjatëve kërkon lëvizje të shpejta në nivel europian.
Sartori: “Europa nuk ekziston. Multikulturalizmi nuk ekziston. Jemi në luftë me Islamin që nuk mund të integrohet...E majta? Një gjë e turpshme”
Giovanni Sartori, politolog i njohur i ka dhënë një intervistë gazetës italiane “Il Giornale”. Tema kryesore siç pritet është Europa, e ardhmja dhe Islami që po vë në diskutim stabilitetin e saj, për nga mënyra sesi po menaxhohet kriza e imigrantëve. Sartori flet troç: Kjo Europë, Europa e Brukselit ka vdekur. Integrimi me Islamin është i pamundur sipas tij, madje Europa është në luftë me Islamin. Në këtë përballje dramatike shfaqet edhe komikja që e ka emrin: e Majta. Më poshtë intervista:
8 në 10 grekë të zhgënjyer nga Tsipras
Pak më shumë se 100 ditë nga rimandatimi, qeveria e Aleksis Tsipras ka humbur ndjeshëm popullaritetin. Sondazhet tregojnë se 10 për qind janë të kënaqur me qeverinë, ndërsa 2 për qind besojnë se qeveria po shkon më mirë nga parashikimet. 63 përqind deklarojnë se vendi nuk po qeveriset siç ishte premtuar, ndërsa 19 për qind janë të mendimit se po qeveriset aq keq sa kishin menduar.
Athina përplaset me kreditorët, kundër masave të reja shtrënguese
Në Athinë fillon të hënën një tjetër raund negociatash midis qeverisë greke dhe kreditorëve. Këta të fundit përfaqësohen nga ekipet teknike, pasi shefat e misioneve pritet të mbërrijnë ndoshta nga fundi i muajit, nëse do të jenë sheshuar vërejtjet mbi projektin e reformës së pensioneve dhe “vrimën e zezë” në financat publike greke.
Kjo u tha gjatë një një telekonference të zhvilluar në fundjavë, ku kreditorët kërkuan nga Athina më shumë detaje, sa për buxhetin e shtetit, aq edhe për reformën e pensioneve.
“The Telegraph”: Shërbimet amerikane, hetim masiv për financimin nga Rusia të partive politike në Europë
Gazeta britanike “The Telegraph” shkruan në një shkrim të para dy ditëve se shërbimet sekrete amerikane kanë ndërmend nisjen e një hetimi në shkallë të gjerë, për të identifikuar përmasën dhe thellësinë e depërtimit të shërbimeve ruse në partitë politike nëpër Europë. Gazeta pretendon se disponon një raport lidhur me këtë çështje, ku thuhet ndër të tjera se drejtori i Shërbimit Sekret Kombëtar, James Clapper, është udhëzuar nga Kongresi që të nisë verifikimin.