Blloku Bota

Brazili përdor tjetër gjuhë nga SHBA/Arrestohet përfaqësuesi i “Facebook” për Amerikën Latine. Refuzoi dorëzimin e të dhënave për një hetim trafiku

Postuar në 01 Mars, 2016 22:02

Në SHBA FBI-ja po vazhdon betejën ligjore me kompaninë “Apple” për dekodimin e një telefoni që i përket një personi të dyshuar si i përfshirë në aktet terroriste dhjetorin e kaluar. Por krejt ndryshe veprohet në Brazil. Policia ka arrestuar zv.presidentin e “Facebook” për Amerikën Latine, Diego Dzodan, i cili ka refuzuar vazhdimisht të zbatojë një vendim gjykate që urdhëronte dorëzimin e të dhënave të nevojshme për një hetim për trafik droge.

Osama Bin Laden, letër popullit amerikan: “Ju duhet një revolucion i lirisë që të shpëtoni nga lobet dhe korporatat...Bota ka nevojë për këtë”

Postuar në 01 Mars, 2016 19:55

Osama Bin Laden ka shkruar një letër për popullin amerikan, e cila bashkë me 113 dokumente të tjera është deklasifikuar sot nga Shërbimi Kombëtar Sekret amerikan. Letra është katër faqe dhe nuk ka datë; ajo u kap në datën 2 mars 2011 dhe nis me apelin paqësues: “Popullit amerikan, paqja qoftë mbi ata që ndjekin rrugën e drejtë...”. Dokumenti publikohet i përkthyer në anglisht nga vetë agjencia amerikane dhe nisur nga teksti bën çudi se përmbajtja e saj ka frymë kundër lobeve që diktojnë politikën amerikane.

Anulohen fluturimet në aeroportin e Këlnit

Postuar në 01 Mars, 2016 12:50

Një alarm sigurie ka detyruar autoritetet të mbyllin aeroportin e Kelnit në Gjermani. Mediat raportojnë se janë marrë masa të menjëhershme dhe janë anuluar të gjitha fluturimet. Pasagjerët kanë postuar foto në rrjetet sociale, duke raportuar se terminali 1 dhe 2 aktualisht janë të mbyllur. Ndërkohë mbi aeroport është parë të patrullojë një helikopter.Një zëdhënës nga aeroporti i Këlnit citohet nga CNN të ketë thënë se se të dy terminalet janë mbyllur, pasi një grua arriti të kalonte pa iu nënshtruar kontrollit dhe duke shmangur forcat e sigurise.

SHBA, stërvitje masive për skenarë katastrofikë në Paqësorin Veriperëndimor

Postuar në 01 Mars, 2016 04:13

Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave në SHBA – FEMA – ka bërë të ditur se personeli ushtarak dhe ai civil po bëhen gati për të zhvilluar një stërvitje në bregun perëndimor që do të synojë përgatitjen e nevojshme në rast se Ngritja Cascadia do të shkojë drejt shkëputjes. E njohur edhe si Zona e Paqëndrueshme Cascadia, që shkon nga  ishulli Vankuver në  Kaliforni, relievimi në fjalë është një zonë kufitare që ndan dy pllaka tektonike: Juan de Fuca dhe atë të Amerikës së Veriut.

Treguesi Dixhital 2016/BE-ja me ritëm të mirë. Dimensioni me rritjen më të shpejtë: Integrimi i Teknologjisë

Postuar në 29 Shkurt, 2016 19:10

Bashkimi Europian mbetet një nga hapësirat me ritmin më të shpejtë në konkurencën dixhitale, por brenda tij shpejtësia është e ndryshme. Treguesi i Ekonomisë dhe Shoqërisë Dixhitale(DESI 2016) jep të dhëna për rritjen e vendeve të BE-së, por krahasuar me një vit më parë kjo rritje është më e ngadalësuar.

Shokuese/Dadoja “xhihadiste” lëviz me kokën e prerë të një fëmije në qendër të Moskës

Postuar në 29 Shkurt, 2016 13:19

Policia e Moskës u vu në  alarm pasi një grua e mbuluar u pa të lëvizte në qendër të qytetit me kokën e prerë të një fëmije duke thërritur “Allahu Ekber”. Nga hetimet rezultoi se gruaja ishte dadoja e një fëmijë3-4 vjeçare, të cilit i preu kokën pasi më herët i kishtë vënë flakën shtëpisë. Ajo kërcënoi se do të hidhte veten në erë, duke nxjerrë nga çanta kokën e prerë të fëmijës. Gruaja rezultoi se nuk kishte lëndë plasëse në trup, ndërsa po heton mbi aktin e saj makabër.

 

Merkel kritikon Austrinë: Nuk mund ta çojmë Greqinë në kaos

Postuar në 29 Shkurt, 2016 10:48

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka kërkuar liderëve evropianë që ta gjejnë një zgjidhje të përbashkët, lidhur me krizën e vazhdueshme me refugjatë, duke kritikuar qëndrimin e Austrisë.Në një intervistë dhënë televizionit ARD, Merkel ka thënë se nuk ekziston një “plan B”, nëse liderët dështojnë të pajtohen me Turqinë rreth mënyrës së ngadalësimit të rrjedhjes së refugjatëve nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vendet e tjera, për në Evropë.

Gjermanët e Sudeteve heqin dorë nga pretendimet e tyre ndaj Çekisë

Postuar në 28 Shkurt, 2016 21:44

Një organizatë që përfaqëson gjermanët e Sudeteve, ka deklaruar së fundmi heqjen dorë nga pretendimet territoriale ndaj Çekisë. Bashkimi i Gjermanëve të Sudeteve deklaron se pas një takimi të delegatëve në Munih, 72% e tyre votuan në favor  të ndryshimit në kërkesat e tyre simbolike. Sipas tyre kjo bëhet për të vendosur një urë me popullin çek. Gjermanët e sudeteve kanë jetuar ngë Moravi dhe në Bohemi të paktën që nga shekulli i 14-të. Pas Luftës së Dytë Botërore 2.9 milionë prej tyre u dëbuan nga qeveria çeke në akuzën e bashkëpunimit me nazistët dhe përfshirjen në krime. 

Trump prish gjumin e shumëkujt. Ish-Shefi i CIA-s: “Ushtria mund të mos i bindet për urdhëra ekzekutimesh”

Postuar në 28 Shkurt, 2016 20:35

Udhëtimi i Donald Trump drejt Presidencës amerikane po percepthet si një realitet i cili nuk ëhstë më dhe aq i pamundur. Mediat janë vënë në lëvizje me gjithfarë argumentesh, ndonëse në finale është mekanizmi i votës ai që do të provojë nëse “Ëndrra Amerikane” do të realizohet tek ambiciet e miliarderit showman. Kjo po u prish gjumin shumë njerëzve në SHBA, që nuk duan të besojnë se Donald Trump do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë pas një fushate ku ai praktikisht guxoi të thoshte çfarë i donte qejfi.

Mugabe feston 92 vjetorin me një tortë gjigande

Postuar në 28 Shkurt, 2016 18:56

Me një tortë gjigande dhe 92 balona që u lëshuan në qiell, presidenti epik i Zimbabves, Robert Mugabe festoi 92 vjetorin e lindjes. Në krah të bashkësortes së tij disa vite më të re, Mugabe organizoi festën e ditëlindjes. Ceremonia presidenciale u mbajt në zonën e Masvingos, ku 70 për qind e silërfaqeve të mbjella me drithëra u shkatërrua nga thatësira. Mugabe është në pushtetnqënprej vitit 1980 kur Zimbabve fitoi pavarësinë nga Britania. Ai ka refuzuar ndihmën emperëndimit me frikën se si shkëmbim do t'kërkohet të legalizojë martesat e homoseksualëve.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota