Blloku Bota
Spiunazhi elektronik/Brazili paralajmëron realizimin e një kabëlli nënujor për lidhje me Europën. Projekti kushton 250 milionë$ dhe shmang SHBA-të
Ndërkohë që në SHBA, kompania Apple po zhvillon një betejë ligjore me FBI-në për të shmangur dekodimin e një aparati që qëllime hetimore, një lajm tjetër që vjen nga jashtë, e përforcon më shumë pasigurinë që ka krijuar komunikimi elektronik. Brazili ka ndërmend të vendosë në punë një kabëll nënujor për komunikime elektrornik me Europën, i cili shmang SHBA-të. Kabëlli do të kushtojë 250 milionë dollarë dhe do të financohet nga komercializimi i tij, pra nga përdorimi i të interesuarve.
Hungaria, referendum për kuotat e emigrantëve
Për herë të parë një vend europian do të zhvillojë një referendum për kuotat e detyrueshme të BE-së për emigrantët. Qeveria hungareze ka kundërshtuar planin, sipas të cilit, vendi duhet të presë rreth 2300 emigrantë, nga shpërndarja e 120 mijë emigrantëve në të gjithë kontinentin. Në një konferencë për shtyp, kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se “askush nuk i pyeti popujt europianë, nëse i mbështesnin kuotat detyruese”. Autoritetet hungareze kanë ngritur një gardh në kufirin me Serbinë dhe Kroacinë, për të ndaluar emigrantët që synojnë të mbërrijnë në Europën Perëndimore.
72 milionë$ gjobë për “Johnson & Johnson”. Produktet e saj me bazë talk shkaktojnë kancer
Kompania e njohur “Johnson & Johnson” është gjobitur me 72 milionë dollarë nga një gjykatë në Misouri, pas akuzës se produktet e saj kishin provokuar kancer vezoresh te një femër e cila vdiq në tetor të vitit 2015 në moshën 62 vjeç. Jacqueline Fox nga Alabama, kishte përdorur “Baby Powder” dhe “Shower to Shower” për higjenë intime për rreth 35 vjet dhe u diagnostikua me kancer vetëm tre vjet më parë. Ndaj kompanisë ka patur ankesa edhe më herët, e cila nuk ka njoftuar konsumatorët se produktet e saj me bazë talku mund të shkaktojnë kancer.
Ballkani Perëndimor, shtojcë e Austrisë në politikën ndaj refugjatëve. Konferenca e Vjenës lë jashtë Greqinë
Nesër zhvillohet në Vjenë një konferencë e përbashkët mes Austrisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Bullgarinë, në nivel ministrash të Jashtëm dhe të Brendshëm. Takimi organizohet nga pala austriake dhe në të njoftohet se janë ftuar të marrin pjesë ministra nga Shqipëria, Bosnje - Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali I Zi, Serbia dhe Sllovenia.
Edhe Asad kërkon të votohet, shpall datën e zgjedhjeve
Zgjedhjet e fundit parlamentare në Siri janë zhvilluar 4 vjet më parë, pas të cilave u përshkallëzua konflikti i armatosur mes rebelëve opozitarë dhe forcave të presidentit Asad. Ndonëse vendi i tij është kthyer në një shesh lufte, presidenti i Sirisë ka shpallur 13 Prillin si datën e zgjedhjeve presidenciale. Menjëherë pas këtij vendimi, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia njoftuan arritjen e armëpushimit që prej datës 27 shkurt, marrëveshje e cila nuk përfshin luftën kundër Shtetit Islamik apo organizatës Al Nusra.
Ndërkombëtarët shtyjnë zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, në lojë mediat pro pushtetit
Maqedonia nuk ka përmbushur kushtet për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 24 prill, ashtu siç parashikohej me marrëveshjen mes liderëve politikë. Ky është konkluzioni i faktorit ndërkombëtar të cili e bëri publik ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Xhejms Bejli.
“Asgjë nuk mund ta shpëtojë Assadin. As të gjithë shiitët dhe Rusia bashkë”
Arabia Saudite është një ndër aktorët kryesorë të luftës që zhvillohet në Siri. Axhenda e saj është shumë e qartë, ndoshta më e qarta ndër të gjitha axhendat: largim i Bashar Al Asadit nga pushteti dhe ndërprerja e një aksi shiit në Lindjen e Mesme. Në një intervistë për revistën e njohur gjermane “Spiegel”, ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, ka deklaruar se vendi i tij mbështet Procesin e Vjenës dhe se në persepktivë është e qartë se Siria do të jetë pa Assadin.
Triumf i Trump në Karolinën e Jugut, Hillary fiton me vështirësi në Nevada
Rzultati i arritur nga Donald Tramp në Karolinën e Jugut vërtetetoi se ai është kandidati kryesor i republikanëve për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mbahen në nëntor. Ai dominoi lehtësisht ndaj rivalëve brenda partisë, duke marrë rreth 32% të votave kundrejt 22.4% të senatorit të Floridas, Marko Rubio dhe 21% të siguruara nga senatori i Teksasit, Ted Kruz. Karolina e Jugut konsiderohet si një elektorat konservator dhe në rezultat kanë ndikuar edhe deklaratat e Tramp ndaj Papa Françeskut.
Beteja FBI-Apple, paradhoma e botës së survejimit masiv
Ka krijuar debate të mëdha vendimi i Apple për të mos pranuar kërkesën e Byrosë Federale të Hetimit(FBI) për zhbllokimin e iPhone të Syed Farook, që medohet se është i përfshirë në sulmet terroriste të fundvitit në San Bernardino në SHBA. Në një letër të hapur që u publikua gjerësisht, CEO i Apple, Tim Cook, e shpjegonte vendimin e kompanisë me prioritetin që ka privatësia kundrejt sigurisë në një botë që po e vendos njeriun në kushtet e survejimit masiv.