Blloku Bota
Një e ardhme vetëm dixhitale: “The Independent” mbyll versionin print
“The Independent” dhe “Independent on Sunday” do të mbyllin versionin print në muajin mars. Lajmi është bërë publik nga ESI Media, që posedon mediat në fjalë në kuadër të lëvizjes “e ardhmja vetëm dixhitale”. Evgeny Lebedev, pronari i ESI, deklaroi se do të vijojë punë me editoriale të cilësisë së lartë që tërheqin më shumë njerëz në platformat online, duke lajmëruar se numri i fundit print do të jetë respektivisht në 20 dhe 26 mars. Një pjesë e mirë e stafit do të lëvizë drejt “Johnston Press”. Gazeta doli në shtyp për herë të parë në vitin 1986.
Zgjidhje e konfliktit në Siri ose një luftë e tretë botërore
Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev ka surpizuar me deklaratat e tij se “bota është në prag të një lufte të re botërore”. Në një intervistë për revistën gjermane Handlesblatt Medvedev tha se ofensiva e huaj në Siri paraqet rrezikun për fillimin e luftës botërore.
Skema të reja “Ponzi” në SHBA. Edhe më të mëdha sesa rasti “Madoff”
Tri skema të reja piramidale – Ponzi sipas emrit origjinal – pritet të zbardhen së shpejti në SHBA. Në një shkrim në “ValueWalk”, riprodhuar nga “Buiseness Insider”, raportohet se Harry Markopolos, personi që sinjalizoi i pari për skemën multimiliardere mashtruese të Bernie Madoff, që konsiderohet si mashtrimi më i madh në historinë e SHBA-së, deklaron se janë aktualisht tre të tjera që operojnë në sistem. Madje një prej tyre, pritet të jetë edhe më e madhe sesa Madoff. Markopolos i ka bërë këto deklarime në “ABC NEWS”.
Rusia mbërrin në kufirin turk
Me ndihmën e aviacionit rus luftëtarët kurdë morën në zotërim gjatë natës një ish-aeroport ushtarak që kontrollohej nga rebelët antiqeveritarë. Aeroporti ndodhet vetëm 25 kilometra nga kufiri turk që mbetet zbuluar nga tërheqja e rebelëve. kanë qenë të paktën 30 fluturime të flotës ruse që kanë zbrapsur kundërshtarët e presidentit Asad. Qëllimi është marrja nën kontroll të plotë të Alepos nga forcat kurde që po mbështeten në armatime nga rusët. Në planin diplomatik tensioni mbetet i lartë.
Bie helikopteri i ushtrisë greke, bënte manovra në detin Egje
Një helikopter i forcave të armatosura greke është rrëzuar në orët e para të së enjtes, ndërsa po operonte në kuadër të manovrave ushtarake që po zhvilloheshin në detin Egje. Helikopteri i tipit Augusta Bell, u zhduk nga radari rreth tri orë pas mesit të natës.
Rrënojat u gjetën paraditen e të enjtes në ishullin e pabanuar Kinaro, në zonën e Dodekanezit. Ministri e mbrojtjes bëri të ditur në ora 11,30 sipas orës greke, se trupat pa jetë të dy prej tyre u gjetën 300 metra larg vendit ku helikopteri u përplas në tokë.
“Rusia, kërcënimi kryesor për ekzistencën e BE-së”
George Soros është shfaqur sot me një opinion të vetin në “Project Syndicate”, i cili mund të cilësohet si një thirrje për kujdes dhe reagim ndaj Rusisë së Vladimir Putinit. Miliarderi, i njohur për agazhime shumëplanëse dhe për ndikimin në politikën e lartë, nënvizon se ideja e SHBA dhe BE-së se Putin mund të jetë aleati i tyre në luftën kundër ISIS është krejtësisht i gabuar dhe niset nga premisat e deklaratave të presidetit rus.
De Paoli, versioni italian i Ekrem Spahisë
Modeli Ekrem Spahia në Itali do të mund të quhej Giovani de Paoli, këshilltar rajonal i Lega Nord në Liguria. Duke folur para Shoqatës së Prindërve me Fëmijë Homoskeskualë, de Paoli ka deklaruar se “nëse do të kisha një djalë homoseksual do ta digjja në furrë”. Kaq ka mjaftuar dhe kjo u bë lajm kombëtar, referuar edhe nga gazetat kryesore në Itali(http://www.corriere.it/cronache/16_febbraio_10/figlio-gay-brucio-genova-...).
Një parti e re paneuropiane
“Ne duam të forcojmë demokracinë dhe të parandalojmë shpërbërjen e BE-së”. Me këtë mesazh ka dalë para elektoratit ish-ministri grek i Financave Yanis Varoufakis, pasi njoftoi krijimin e një partie të re politike pan-Europiane. Ai ka shpalosur qëllimet e partisë së quajtur Lëvizja e Demokracisë në Evropës 2025.
Michael Bloomberg, një kandidat i mundshëm surprizë për Shtëpinë e Bardhë
Fitoret e Donald Trump-it dhe Bernie Sanders-it në primaret e New Hampshire-it (i pari në garën e Partisë Republikane dhe tjetri në garën e Partisë Demokrate), as që mund të mendoheshin kur filloi fushata e kandidatëve për presidencën amerikane. Por përkundrejt çdo pritshmërie, kripto-fashisti Trump fitoi primaren e parë republikane dhe kripto-marksisti Sanders atë demokrate. Pas këtyre fitoreve, probabiliteti që këta kandidatë të ekstremeve të përballen me njëri-tjetrin në nëntor, për të fituar të drejtën për të qeverisur Amerikën, nuk është më i vogël.
14 të arrestuar në Suedi për huliganizëm ndaj emigrantëve
Policia suedeze arrestoi të martën 14 persona të dyshuar se po planifikonin sulme ndaj një qendre azilkërkuesish rreth 60 km në jug të Stokolmit. Autoritetet njoftuan se ndalimi i këtyre personave u bë pasi në automjetet e tyre u gjetën sende të forta si sëpata, thika apo shufra hekuri. Në një intervistë për AFP, zëdhënësi i policisë suedeze tha nga dokumentat e identifikimit që iu gjetën të arrestuarve, rezultoi se ata ishin shtetas të huaj, një pjesë e tyre me kombësi polake.