Blloku Bota
Tensioni në Gjrin Persik, Emiratet financojnë dokumentar kundër Katarit: Organizoi sulmet e 11 shatorit
Kriza e fundit në Gjirin Persik, ku Katari i është nënshtruar një embargoje të drejtuar nga Arabia Saudite, arrin në pika të reja. Sky News Arabia, një televizion që zotërohet pjesërisht nga familja mbretërore në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka njoftuar publikimin e një dokumentari të quajtur: “Katari…rruga për në Manhatan” sipas të cilit akuzohet shteti i vogël arabik si përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit. Ai përqendrohet në vizitën e Khalid Sheikh Mohammad në Katar në vitin 1996 si dhe mbështetjen që ky i fundit i dha personit në fjalë.
Falimenti moral i BE-së
Në një opinion publikuar në “Project Syndicate”, Chris Patten, ish-komisioner i BE-së për punët e jashtme, flet për krizën morale të BE-së. Sipas tij politika e unionit po tregëton modelin e të mirave material për të humbur busullën e orientimit moral në një botë që ka përherë e më shumë nevojë për një Europë të fortë.
Patten, e cilësin këtë reduktim të projektit europian duke e quajtur “bashkim doganor I glorifikuar”, ndërkohë që vende si Kina, Turqia dhe më afër, Hungaria apo Greqia, po ofrojnë ose po lëvizin në kërkim të alternativave.
SHBA, hapen të plota dokumentet për vrasjen e Kennedyt. Publikohen edhe intervistat e Yuri Nosenkos
Arkiva Kombëtare në SHBA njofton sot publikimin e një seti dokumentesh që lidhen me vrasjen e ish-presidentit amerikan John Kennedy, dokumente të administruara në përputhje me Aktin përkatës të vitit 1992. Sipas njoftimit disa dokumente hapen për herë të parë – 441 të tilla – dhe disa publikohen të plota pasi më parë janë publikuar me redaktime – 3369 të tilla.
Serbët, të ftohtë edhe me BE-në. Vetëm 49% pro anëtarësimit
Shumica e serbëve nuk do të votonin për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Sipas një sondazhi të organizuar nga Ministria e Ingegrimit Europian në Serbi, 49% e serbëve janë dakord për anëtarësimin, ndërkohë që 51% që nuk janë dakord mbeten shumicë. 66% e serbëve mendojnë se duhen kryer reforma por pa u vendosur këto në lidhje me çështjen e anëtarësimit në BE. 27% e serbëve kundërshtojnë anëtarësimin, 13% nuk do të votonin nëse do të mbahej një referendum për këtë çështje dhe 11% nuk dinin të përgjigjeshin.
Varoufakis “rikthehet” me një libër mbi krizën. Tsipras: Për ne mund të thonë gënjeshtarë, por jo të korruptuar
Një libër i publikuar nga ish-ministri grek i Financave, Yianis Varoufakis, ka provokuar reagime politike në Greqi. Në këtë punim të vetin, ish-ministri hedh dritë mbi kronikën e 6 muajve të parë të qëndrimit në pushtet të SYRIZA-s, një kohë kur në vendin fqinj i druheshin një kolapsi të plotë. Kjo çoi në vendosjen e kontrolleve dhe gati çoi në largimin e Greqisë nga Eurozona. Sipas gazetës “Protothema” libri jep detaje nga diskutimi mes Tsipras dhe Varoufakis për planet për paketën 16 miliardë euro pas mbylljes së bankave, si dhe për planin e quajtur X.
“Deutsche Welle” në sulm ndaj Macron: Duhet të rritet. Ngatërron autoritetin me autoritarizmin
Në skenë ka hyrë një lojtar i ri nga ata që po quhen se politikanë performatorë. Ky është Emmanuel Macron, presidenti i ri i Francës, zgjedhja e të cilit përballë nacionalistes Le Pen u prit me lehtësim në Europë.
Letër e hapur e Sigmar Gabriel për turqit e Gjermanisë
Në një letër të hapur në gjuhën gjermane dhe turke, botuar në gazetën Bild, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, siguroi tre milionë turq që jetojnë në Gjermani se ndryshimi në politikën gjermane ndaj Ankarasë nuk është kundër tyre: "Ju na përkisni ne”, thotë Gabriel, "keni ose apo jo një pasaportë gjermane. "
FP: NATO është e vjetëruar. “Mbrojtja hibride, një domosdoshmëri”
Mark Galeoti, një ekspert i njohur në çështjet e sigurisë dhe ato ruse, shkruan në një artikull në revistën “Foreign Policy” për rolin e NATO-s në sigurinë e Europës, rol i cili nuk përshtatet më me sfidat e luftës hibride. Galeoti i jep të drejtë presidentit amerikan Trump për faktin se NATO është e vjetër, por në kuptimin se infrastruktura e saj e stërmadhe ushtarake nuk është më edhe aq e nevojshme.
Presioni amerikan jep efekt, Serbia dorëzohet për statusin e punonjësve rusë në Nish
Vizita e Aleksandër Vuçiç në SHBA dhe takimi me zv.presidentin Mike Pence, ka nisur të japë rezultatet e para. Si fillim u njoftua se paketa e armatimeve nga Rusia, përfshirë sistemin S 300, do të dorëzohen brenda vitit. Diçka që shihet si kundërveprim i Moskës ndaj aspeketeve pozitive të vizitës në SHBA të presidentit serb. Por nga ana tjetër, këmbëngulja amerikane për të sqaruar njëherë e mirë statusin e punonjësve të Qendrës Humanitare në Nish, të cilët kanë imunitet diplomatic, ka detyruar serbët ta marrin atë në shqyrtim në nivel qeveritar.
Mbreti saudit Salman urdhëron arrestimin e princit Saud bin Abdulaziz bin Musaed bin Saud bin Abdulaziz Al Saud për ushtrim dhune
Një video që ka qarkulluar në internet ku shfaqet princi duke dhunuar njerëz ka tërbuar mbretin Salman që urdhëroi arrestimin dhe dëgjjimin e dëshmive. Vendimi do të merret bazuar mbi ligjet e Sheriatit.
