Blloku Bota
Julian Assange akuzon publikisht CIA-n
Themeluesi i Wikeleaks, Julian Assange në një opinion të botuar në gazetën "Washington Post" akuzon publikisht CIA-n dhe kreun e saj, Mike Pompeo se janë kundër fjalës së lirë. Asange thotë se Mike Pompeo, në fjalimin e tij të parë si drejtor i CIA-s, zgjodhi t’i shpallë luftë fjalës së lirë dhe jo kundërshtarëve të vërtetë të Shteteve të Bashkuara, duke e konsideruar WikiLeaks si një "shërbim informacioni armiqësor".
Pas firmës ruse Kaspersky, ushtria amerikane ndalon përdorimin e dronëve kinezë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi që përcaktoi dhe imponoi rrugëtimin e botës drejt epokës së informacionit online dhe komunikimit, duket se është kujtuar për rreziqet e mëdha që paraqet ajo. Pas kërkesës së Senatit për të hequr nga përdorimi produktet e firmës ruse Kaspersky(http://www.respublica.al/2017/07/29/tensionet-shba-rusi-kongresi-amerika...), në shënjestër kanë ardhur edhe kinezët.
Tensione mes Serbisë e Kroacisë. Kryeministri kroat: Operacioni "Stuhia" shkatërroi ëndrrën e Serbisë së Madhe
Serbia dhe Kroacia janë përfshirë së fundmi në një tjetër përplasje që i shtohet tensioneve edhe kështu të larta. Kësaj radhe është një deklaratë e kryeministrit kroat, Plenkoviç, gjatë një fjale me rastin e përvjetorit të operacionit Stuhia, që ka trazuar ujërat.
Epoka e Facebook/Presidenti turkmen në "aksion"(video)
Ky është presidenti i Turkmenisë, Gurbanguly Berdymukhamedov, që shfaqet në një video propagandistike si një James Bond i kompletuar në artet marciale. Presidenti është unik në vetëpromovimin e kultit të tij, me një statujë në kryeqytetin Ashgabat(https://www.theguardian.com/world/2015/may/25/horse-turkmenistan-preside...), e veshur e gjitha me flori 24 karat.
Turqia hap bazë ushtarake në Somali
Gara për prezencë ushtarake në pika jashtëterritoriale shtetërore po përfshin përherë e më shumë vende. Kina është vendi kryesor që po mbështet dhe investon për prezencën ushtarake në Afrikë, por së fundmi edhe Turqia, një vend me kapacitet shumë më modest, po kërkon të rrisë prezencën.
Greqi, të majtët ndryshojnë traditën e mbajtjes së flamurit nga nxënësit e shkollave
Në Greqi politika ka shpikur së fundmi një debat të ri që prek një traditë të gjatë të festimeve të ditëve kombëtare të vendit. Me anë të një dekreti të presidentit Pavlopoulos, rregulli I mbajtjes së flamurit kombëtar grek nga nxënësit më të dalluar të shkollave, është ndryshuar. Këtej e tutje nxënësit që do të mbajnë flamurin do të zgjidhen me short. Gazeta konservatore “Kathimerini” shkruan se një arsye që është bërë kjo ndërhyrje është ardhja e imigrantëve pas vitit 1990 dhe përzgjedhja e detyruar në disa raste e fëmijëve të tyre si flamurmbajtës për shkak të rezultateve.
Sondazhi/SHBA si kërcënim - Turqia në vend të parë
Imazhi i SHBA-së në botë është ndoshta në kuotat më të ulëta. Një vëzhgim i kryer nga Pew Research Center, kryer në 30 vende në vitin 2013 dhe tani, pra 4 vite më pas, dëshmon për rritjen e një fryme antiamerikane në mbarë globin. 38% e njerëzve mendojnë se SHBA pëërbën kërcënim kryesor për vendin e tyre, krahasuar me 13% që ishte kjo shifër në vitin 2013.
Edhe Polonia pritet të rihapë çështjen e reparacioneve me Gjermaninë
Me Gjermaninë është e lehtë të bësh diplomaci. Mjafton të përmendësh reparacionet e luftës. E bëri Greqia gjatë kohës më të vështirë të krizës financiare, por së fundmi po e vendos në axhendë edhe Polonia. Bloomberg raporton se deputetët e partisë Ligj dhe Drejtësi, që ka shumicën, po rishikojnë mundësinë nëse do të kërkojnë reparacione të mëtejshme nga Gjermania ose jo për LIIB. Kreu i partisë Jaroslaw Kaczynski deklaroi një javë më parë se “Polonia po përgatit një kundërfensivë historike”, ndonëse Polonia e regjimit komunist e ndërpreu kërkesën për reparacione pas vitit 1953.
“Shpresa për raporte të reja me SHBA, vdiq. Trump do ta largojnë nga detyra”
Vendosja e sanksioneve të reja ndaj Rusisë nga SHBA, ka tensionuar marrëdhëniet mes të dyja vendeve, edhe kështu shumë të brishta. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri rus, Dimitry Medvedev shkruan se me aktin e fundit, SHBA ka hapur luftë të plotë tregëtare dhe se marrëdhniet nuk shpresë se do të përmirësohen.
Ministri serb i Mbrojtjes: Po armatosemi sepse po armatosen të gjithë. Ushtria për luftë është
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksander Vulin ka bërë sot disa komente rrethe strategjisë ushtarake serbe dhe armatosjes së vendit. Sipas Vulin armët dhe ushtritë janë bërë për luftë dhe jo për paqe, duke shtuar se me dokumentin e ri që do të publikohet në fund të vitit do të zbardhen kërcënimet që vlerëson ushtira dhe përgjigjet ndaj tyre. Ai ka shtuar se nuk ka ushtri në botë që të disponojë burime njerëzore, struktura të mjaftueshme, që të përballojë e vetme sfidat që I shtrohen për zgjidhje. Sipas tij përgatitja ushtarake kërkon angazhimin e të gjithë shoqërisë.
