Blloku Bota
Beogradi bisedon me “vëllezërit grekë” për Shqipërinë e Madhe
Serbët dhe grekët janë miq dhe vëllezër. Këtë formulë të njohur tashmë, e ka përsëritur së fundmi edhe ministri i Jashtëm serb, zv.kryeministër i parë i Serbisë, Ivica Daçiç. Gjatë një vizite në Athinë ku është takuar me homologun grek Nikos Kotizas, Daçiç, ka apeluar që politikanët të ndjekin dhe respektojnë lidhjet mes dy kombeve, duke përmendur vendet e shenjta si manastiri i Hilandarit dhe ishulli Vidos në Korfuz.
Mediat serbe konfirmojnë tezën e Kurtit/Kroacia do të ketë rol në krijimin e ushtrisë kosovare
Disa ditë pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, deklaroi se ushtria e Kosovës do të krijohet me ndihmën e Shqipërisë dhe të Kroacisë, gazeta serbe “Vecernje Novosti” ka shtuar disa sqarime të vetat referuar burimeve diplomatike dhe ushtarake. Sipas gazetës lajmi këtu është te angazhimi i Kroacisë, një vend me të cilin Serbia ka marrëdhënie komplekse dhe përballet në disa drejtime.
Ndalohet hyrja në Austri e ministrit turk të Ekonomisë
Një tjetër episod u shtohet polemikave që kanë shpërthyer mes vendeve të Evropës dhe Turqisë. Austria nuk ka lejuar ministrin turk të Ekonomisë, Nihat Zeybekci të hyjnë në vend për të marrë pjesë në një aktivitet për përvjetorin e parë të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi.
ISIS humbet edhe Mosulin (Foto)
Autoritetet irakiane janë duke u përgatitur për të shpallur një tjetër fitore të madhe. Suksesin e operacionit për rimarrjen e Mosulit, qyteti i dytë më i madh të vendit, i cili ka qenë nën kontrollin e xhihadistëve të Shtetit Islamik. Duke folur për AFP, gjenerali amerikan Robert Softz tha nga Bagdadi se: "Njoftimi është i pashmangshëm. Nuk mund të them nëse do të jetë sot ose nesër, por unë mendoj se do të jetë shumë shpejt." Sipas gjeneralit, xhihadistët janë duke luftuar deri në vdekje në një perimetër të vogël në zemër të qytetit të vjetër, në afërsi të lumit Tigër.
Ahmeti i “premton” Greqisë: Çështja e emrit dhe anëtarësimi në NATO si FYROM, prioritete të Shkupit
Ali Ahmeti, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, thotë në një intervistë për gazetën “Kathimerini” se qeveria e re e Maqedonisë ka dy prioritete: zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë dhe anëtarësimin në NATO.
“Zgjidhja e konfliktit për emrin është një prioritetet tona më të mëdha. Ne jemi fqinj dhe e ardhmja jonë e përbashkët është në BE. Greqia duhet të jetë fanari që do të na udhëheqë ne në BE. Ne do të anëtarësohemi në NATO me akronimin FYROM -IRFJM”, tha ai. Ahmeti ka shtuar se Shkupi nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Greqisë.
Samiti i G 20, mbetet hendeku i klimës me SHBA
Gjithcka që udhëheqësit botërorë mundën të bënin për ndryshimet e klimës gjatë samitit të G20, ishte një kritikë e fortë për presidentin amerikan, Donald Trump. Hendeku për këtë çështje nuk u kapërcye dhe lideret e vendeve me te industrializuara te botes, përveç kreut të Shtëpisë së Bardhë ranë dakort të vijojnë me zbatimin e marrëveshjes së Parisit edhe pse Shtetet e Bashkuara vendosën të dalin nga zotimi i vitit 2015.
Tur europian i liderëve fetarë në përkujtim të viktimave të terrorizmit
Dhjetëra liderë fetarë kanë nisur një tur europian në përkujtim të atentateve terroriste në Francë, Belgjikë, Britani e Madhe. Turi synon të japë një mesazh kundër sulmeve dhe të denoncojë. Nisma u mor nga disa imamë, teologë të Islamit nga Franca, Belgjika, Britania e Madhe dhe Tunizia, të cilëve iu bashkuan edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare. Turi përfshin Berlinin, ku organizatorët do të takohen me kancelaren Angela Merkel, Brukselin, Nisën dhe kthimi në Paris, më 14 korrik, që përkon me 1 vjetorin e sulmeve në Nisë.
Suksesi i Serbisë në angazhimin mes Perëndimit dhe Rusisë
Një ditë më parë disa media serbe njoftuan se ShBA dhe BE synojnë ndërtimin e një qendre humanitare në Serbi, e ngjashme me atë të rusëve në Nish. Vendndodhja e supozuar e kësaj qendre u tha se ishte Uzice, ndërkohë që citohej edhe zyrtari amerikan i Departamentit të Shtetit, Yee, të jetë shprehur se “në fund i takon Serbisë të vendosë, por ne sqarojmë si partnerë atë që po ndodh”
“Nuk di ndonjë qendër tjetër humanitare ku punonjësit të kenë nevojë për imunitet diplomatik”, shton Yee, duke aluduar për statusin e veçantë të punonjësve rusë në qendrën e Nishit.
Shtrëngim historik duarsh mes Trump e Putin (Video)
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, patën një shtrëngim historik duarsh në takimin e parë informal të samitit të G20-ës në Hamburg. "I shtrënguan dorën e njëri-tjetrit dhe thanë se do të takohen shumë shpejt"- u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Dështojnë bisedimet për ribashkimin e Qipros
Bisedimet për ribashkimin e Qipros në Crans-Montana të Zvicrës u rrëzuan mëngjesin e premtes, duke shënuar fundin e një procesi premtues për të zgjidhur një mosmarrëveshje që mban për dekada. "Unë jam shumë i keqardhur t'ju informoj se pavarësisht angazhimit të fortë të të gjithë delegacioneve dhe palëve në samitin e Qipros, takimi përfundoi pa një marrëveshje," tha Sekretari i Përgjithshëm Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierrez në një konferencë për shtyp.
