Blloku Bota

Blindohet Londra, frikë nga tjetër sulm terrorist

Postuar në 15 Shtator, 2017 22:56

Shteti Islamik mori përgjegjësinë e sulmit terrorist ne metronë e Londrës ku mbetën të plagosur 29 persona.  Sipas një deklarate të transmetuar agjencia propagandës, Amaq ushtarët e kalifatit goditën në zemer të kryeqytetit britanik. Niveli i alarmit në Britani është maksimal, pasi siç tha kryeministrja britanik Teresa May shërbimet britanike konsiderojnë se mund të ketë një tjetër sulm të afërt.Ajo lajmëroi se qytetarët në ditët në vijim do të shohin një numër më të madh të policisë dhe ushtarëve të armatosur në rrugët e vendit.

Qipro turke refuzon të jetë provincë e Turqisë

Postuar në 15 Shtator, 2017 21:00

Duke keqardhjen për dështimin e bisedimeve për ribashkimin e Qipros  verën e kaluar,presidenti i Qipros turkeMustafa Akinci  tha se qipriotët turq nuk kanë ndërmend të hyjnë në një proces të paqartë. As aneksimi nga Turqia, as të qenit një pakicë në Qipro nuk është një opsion për turqit qipriotë tha Akinci në një konferencë të organizuar nga Fondacioni për Zhvillim Ekonomik në Stamboll.

“Gjermanët duhet të jenë krenarë për Luftën e Dytë Botërore”

Postuar në 15 Shtator, 2017 18:08

Gjermanët duhet të jetë "krenare" për "arritjet" e ushtrisë së  tyre gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Kështu deklaroi, disa ditë para zgjedhjeve federale parlamentare të cilat do të mbahen më 24 shtator,  Alexander Gauland, një nga kandidatët kryesorë të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AFD). Partia e tij në sondazhe mbledh rreth 12 % të votave dhe pritet të bëhet forca e tretë në Bundestag.

Korea e Veriut lëshon sërish raketë mbi Japoninë

Postuar në 15 Shtator, 2017 09:00

Korea e Veriut ka lëshuar sot një tjetër raketë që ka fluturuar mbi ishujt Hokaido të Japonisë. Raketa balistike fluturoi në lartësinë 770 km në një distancë 3700 km përpara se të binte në det. Lajmi është raportuar së pari nga ushtria koreanojugore e cila ka lëshuar menjëherë dy raketa balistike duke simuluar një sulm ndaj Veriut. Lëshimi vjen dy javë pas testit bërthamor të kryer nga Pheniani. 

http://www.bbc.com/news/world-asia-41275614

Socialistët duhet të rinovohen!

Postuar në 14 Shtator, 2017 11:18

Felipe Gonzales, politikani i "gardës së vjetër" së socialdemokratëve evropianë i lidhur me ndryshimet e mëdha politike politik në Spanjë, pas rënies së diktaturës Franco ka folur rreth situatës ku ndodhet e majta europiane sot dhe nevojës për të ndryshuar qasje në lidhje me sfidat që ka jo vetëm Europa, por politika globale sot. Ish-kryeministri i Spanjës thotë se socialistët duhet të rinovohen.

"Bota ka nevojë për Amerikën që të drejtojë"

Postuar në 14 Shtator, 2017 10:31

Joe Biden, ish-zv.president i SHBA-së nën administratën e Barack Obamës, publikon sot në New York Times një opinion mbi politikën e jashtme amerikane. Biden, që përflitet si kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, i përmbahet idesë së “forca e shembullit” që SHBA dha për 45 vjet duhet të prevalojë mbi “shembullin e forcës”, rrokadë kuptimore kjo që duket se është huazuar edhe në Shqipëri. Dhe në këtë drejtim, sipas tij, Donald Trump, përfaqëson një krizë në vlerat e politikës së jashtme amerikane.

Turqia thirrje kurdëve: Referendumi për pavarësinë do të ketë një çmim për t’u paguar

Postuar në 14 Shtator, 2017 09:57

Turqia ka bërë thirrje ndaj Qeverisë Rajonale të Kurdistanit për referendumin e njoftuar nga kjo e fundit pëër shpalljen e pavarësisë.

Italia ndalon me ligj propagandën fashiste

Postuar në 13 Shtator, 2017 10:27

Dhoma e ulët e parlamentit italian miratoi një projekt-ligj që i vendos kufizime të forta propagandës fashiste, 70 vjet pas vdekjes së diktatorit Benito Musolini. Projektligji, i cili u hartua nga Partia Demokratike (PD), u paraqit për debat dhe u votua pas një vere të nxehtë politike, ku organizatat e të drejtave të njeriut ngritën alarmin për rritjen e racizmit në Itali për shkak të dyndjes masive të emigrantëve nga Afrika.

Absurdi i një “diskutimi” për një velinë ariane në Striscia la Notizia

Postuar në 13 Shtator, 2017 09:11

Vala e ekstremizmit dhe pas tij racizmit ngjan se përhapet në mënyrë të njëkohshme në një shumicë vendesh që mendoheshin se i kishin vlerat e demokracisë të qenësishme dhe të pacenueshme. Rasti më i habitshëm i këtij racizmi të shprehur, pasi racizëm të heshtur has thuajse kudo në Europë, është Italia, një vend emigrantësh, kulture, historie të pasur, pelegrinësh dhe mbi të gjitha një vend i hapur ndaj detit në të gjitha drejtimet.

Gjermania “ngrin” eksportet ushtarake me Turqinë

Postuar në 12 Shtator, 2017 13:07

Gjermania ka pezulluar të gjitha eksportet e armëve drejt Turqisë pas përkeqësimit të situatës me Ankaranë dhe tensionimit të marrëdhënieve të Erdogan me  NATO-n.  Deklarata e ministrit të Jashtëm Zigmar Gabriel erdhi pak orë pasi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Berlin njoftoi se një tjetër çift shtetasish gjermanë u arrestuan në Turqi me akuzën e komplotit politik.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota