Blloku Bota

Facebook i kërkon falje familjes së Toto Riina-s (Foto)

Postuar në 23 Nëntor, 2017 09:24

Facebook i kërkoi falje familjes së bosit mafioz Toto Riina, pasi kishte fshirë disa mesazhe ngushëllimi për vdekjen e kreut të Cosa Nostra, e nxitur nga shqetësimet e disa përdoruesve të mediave sociale.Siç shkruhet në versionin elektronik të gazetës La Repubblica, një zëdhënës i Facebook tha agjencisë së lajmeve Associated Press se "mesazhet ishin fshirë gabimisht" dhe se u rishfaqën pas ndërhyrjes.

Putin: Çdo kompani e prodhimit ushtarak duhet të jetë gati në çdo kohë për të shtuar prodhimin

Postuar në 22 Nëntor, 2017 19:48

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar nga ndërmarrjet e prodhimit ushtarak, shtetëror dhe private, që të jenë në gatishmëir për të rritur prodhimin ushtarak dhe transportin e tyre në destinacion në çdo kohë. Mediat ruse raportojnë se deklaratat e Putin u bënë gjatë një konference me zyrtarët e lartë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe me menaxherët e kompanive më të mëdha.

Burgim i përjetshëm për Mlladiç

Postuar në 22 Nëntor, 2017 12:47

Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë dënoi me burgim të përjetshëm ish-gjeneralin serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Gjyqtarët kur lexuan vendimin theksuan se udhëheqësi i forcave serbe të Bosnjës "kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme" për krimet e luftës të kryera në Srebrenicë dhe shtuan se Mlladiç ishte anëtar i një "ndërmarrje të përbashkët kriminale", e projektuar për të përndjekur  boshnjakët.

Patriarku orthodhoks rus/Po vjen fundi i botës

Postuar në 21 Nëntor, 2017 22:17

Fundi i botës dhe historisë po afron dhe kjo nuk është vetëm një pikëpamje konspiracioni. Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse, Patriarku Kirill, e ka predikuar atë edhe gjatë një meshe në katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë.

Incidenti i Norvegjisë/Turqia shikon përgatitjen e një sulmi ushtarak nga NATO në vitin 2018

Postuar në 20 Nëntor, 2017 17:28

Incidenti që ndodhi në Norvegji gjatë stërvitjes së NATO-s, “Trident Javelin” po shfrytëzohet nga Turqia për të vënë në dukje rrezikun që Aleanca përfaqëson për sigurinë e vendit. Përveç deklaratave të presidentit Erdogan dhe atyre të zyrtarëve të tjerë turq, duket se incidenti po sillet në vëmendje si një moment mbi të cilin Ankaraja po reflekton se çfarë duhet të bëjë më tej me qëndrimin ose jo në NATO.

Gazeta Yeni Safak që është pranë presidentit turk, shkruan se stërvitja dhe skenari i përzgjedhur flasin për  një imitim të sulmit ndaj Turqisë. 

Harta të Kosovës në kompjuterin e Bin Laden. Mediat serbe publikojnë pjesë nga materialet e ish-kreut të Al - Qaedas

Postuar në 20 Nëntor, 2017 13:18

Gazeta serbe “Politika” raporton mbi një fakt që lidhet me materialet e gjetura nga shërbimet amerikane në kompjuterin personal të liderit të Al- Qaedas, Osama Bin Laden. Sipas kësaj gazete, Bin Laden kishte një fotografi të kishës së Mitrovicës dhe një hartë të qytetit. Nga 470,000 dosje online që u publikuan së fundmi, ekziston edhe një baner që lexon Kosova Xhihad, një hartë e Kosovës e periudhës Osmane që tregon Prishtinën dhe Vuçiternën. 

Vdes serialkilleri famëkeq Charles Manson

Postuar në 20 Nëntor, 2017 09:18

Charles Manson ndërroi jetë të hënën në moshën 83 vjeçare. Vrasësi serial amerikan ishte shtruar në spital javën e kaluar, ndërsa shëndeti i tij po përkeqësohej gradualisht. Ai ishte një nga vrasësit më famëkeq në SHBA, i cili ka qenë në burg për më shumë se 45 vjet.

Paralizë politike në Gjermani

Postuar në 20 Nëntor, 2017 09:01

Dështim total në negociatat për formimin e qeverisë së re në Gjermani. Demokratët e Lirë (FDP) u tërhoqën nga bisedimet pas mesnate duke bërë që koalicioni i ashtuquajtur "Xhamajka" të mos jetë një opsion.

Në këtë mënyrë Gjermania hyn në një periudhë pasigurie politike. Negociatat përfunduan pasditen e së dielës, por pas ndërhyrjes së Presidentit Frank  Ëalter Steinmeier, të gjitha palët u përpoqën të bëjnë kompromis deri në minutën e fundit.

Robert Mugabe, mesazh vendit në prani të ushtarakëve. Asnjë fjalë për largim nga detyra

Postuar në 19 Nëntor, 2017 20:16

Diktatori 93 vjeçar i Zimbabves, Robert Mugabe është shfaqur para mediave me një mesazh për qytetarët pas ngjarjeve të fundit. Mugabe ka qenë i rrethuar nga ushtarakët që kryen puçin dhe në fjalën e tij ka folur për gabime, arbitraritet dhe nevojën për të shmangur gjykimin dhe veprimin hakmarrës. Ai nuk ka deklaruar se do të largohet, por se së afërmi do të mbahet një kongres i partisë sunduese, ndonëse nuk dihet nëse Mugabe është më në kushtet për të diktuar ndonjë kusht në skenën politike të vendit. Duket se ai po kryen pazarin e vet me ushtarakët për të fituar kohë. 

“Perëndimi, vetëm 10% të lirive fetare krahasuar me Turqinë”

Postuar në 19 Nëntor, 2017 15:29

Perëndimi nuk ka as 10% të të drejtave fetare që ka Turqia dhe Greqia është ndër ato vende që nuk përmbush as edhe këtë kuotë në zbatimin e tyre. Akuza është bërë nga zv.kryeministri turk, Bekir Bozdag, që gjatë një fjalimi të mbajtur në një konferencë universitare ka përmendur edhe rastin e vdekjes së një myslimani në Ksanthi.

“Liria fetare ekziston edhe në vende që nuk janë anëtarë të BE-së. Është e pabesueshme se Perëndimi ka vetëm 10% të lirive fetare që aplikohen në Turqi”, tha ai. Sipas tij, Greqia nuk i respekton dhe i shtyp të drejtat e myslimanëve në Thrakën perëndimore.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota