Blloku Bota
Fund pushtetit të Mugabes. Përjashtim nga partia edhe për të shoqen
Pushtetit të diktatorit të Zimbabves, Robert Mugabe, duket se i ka ardhur fundi. Pas puçit të ushtrisë dhe izolimit të tij, ka hyrë në veprim partia ku ai aderon, Zanu-PF që e ka shkarkuar. Në krye të vendit, si president është caktuar Emmerson Mnangagawa, ish-zv.president dhe i shkarkuar nga Mugabe dy javë më parë. Ky akt i Mugabes thuhet se provokoi shumë reagime për të bllokuar idenë e Mugabes për të caktuar si zv.president, gruan e tij Grace.
“Do refuzoj urdhërat e Trump për sulm bërthanor”
Komandanti ushtarak, përgjegjësia e të cilit është arsenali bërthamor amerikan raportohet të ketë deklaruar se se do t’i "rezistojë" çdo urdhëri të presidentit Donald Trump, pë të nisur një sulm "të paligjshëm" me armë bërthamore.
Sipas CBS News, Gjenerali John Chaitén, kreu i Komandës Strategjike (STRATCOM) tha në një fjalim në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax në Kanada se ka menduar shumë për atë që do të thotë nëse merr një urdhër të tillë.
The Economist: Shovinizmi fetar po ngrihet përsëri në Ballkan
Revista e njohur “The Economist” në një analizë të publikuar shkruan për ringjalljen e të djathtës ekstreme në Europën juglindore. Në këtë artikull “The Economist” thotë se dallimet fetare dhe etnike ishin arsyet që nisën luftërat në Ballkan prej vitit 1990.
Haradinaj kërkon rol më të madh të SHBA, Mogherini braktis takimin e KSA-së, Kosovë-BE
Mediat serbe raportojnë për një incident të ndodhur në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Kosovës, në të cilin drejtuesja e Politikës së Jashtme të unionit, Federica Mogherini, është larguar nga mbledhja. Sipas agjencisë Tanjug, Mogherini ka lënë takimin pas kërkesës së kryeministrit Kosovar, Ramush Haradinaj për një përfshirje më të madhe të SHBA-së në procesin e dialogur Serbi-Kosovë.
“Mogherini e mori këtë personalisht dhe la takimin përpara se të përfundonte”, raportojnë mediat serbe.
Ndryshim kursi, Zaev: Duam aleancë me Bullgarinë dhe normalizim me Greqinë
Zoran Zaev synon të ndryshojë kursin e politikës së jashtme maqedonase duke kërkuar miqësi dhe aleancë me Bullgarinë dhe të zgjidhë çështjet e hapura me Greqinë, dy shtete me të cilët Shkupi zyrtar ka patur jo pak probleme deri më tani.
Ai ka apeluar gjatë një interviste për televizionin kombëtar bullgar, BTV, që Maqedonia dhe Bullgaria të bëhen aleatë.
Itali/Ndërron jetë Salvatore(Totto) Riina
Mediat italiane raportojnë për vdekjen e Salvatore Riina, njohur edhe si Totto Riina. Riina vdiq në moshën 87 vjeçare praninë e familjarëve që u lejuan ta vizitonin atë në spital në momentet e fundit.
Riina do të mbahet mend gjatë në Itali dhe në kartelat e krimit të organizuar. Ai transformoi Cosa Nostra siçiliane nga një organizatë që federonte familje të ndryshme mafioze në një njësi thuajse terroriste që e dominoi me diktat thuajse absolut që nga viti 1983.
Vuçiç e pranon: Nuk ka anëtarësim në BE, pa normalizim me Prishtinën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se pa njohjen, apo normalizimin zyrtar të marrëdhënieve me Prishtinën, anëtarësimi i plotë i vendit në Bashkimin Europian, nuk do të jetë i mundur.
“Ju duhet të normalizoni situatën, na thonë. Cilido qoftë interpretimi, kjo është se çfarë pret BE-ja”, tha Vuçiç gjatë një fjalë në Arandjelovac.
“Nuk është një njohje, askush nuk flet në atë mënyrë. Ata flasin mes rreshtave, por jo në atë mënyrë , por kjo është ajo çfarë mund t’ju them”, shtoi presidenti serb.
SHBA-Rusi, betejë edhe për bllokimin e mediave
Rusia dhe SHBA po transferojnë tensionet në raportet shtetërore drejt mediave. Pak ditë më parë, SHBA e detyroi televizionin Russia Today që të regjistrohet si agjent i huaj, vendim që ka sjellë reagimin e Moskës. Duma ruse ka miratuar një ligj, sipas të cilit autoritetet ruse kanë të drejtë të emërtojnë çdo organizatë të huaj mediatike si “agjent I huaj”, duke sinjalizuar kundërmasat ndaj mediave amerikane.
Qeveria greke krijon “transparenca.gr”
Qeveria greke ka menduar që të përballet me fenomentin e lajmeve të rreme, duke vendosur në faqet online të çdo ministrie rubrikën: “Fake News”. Në rubrikën në fjalë përfshihen përgënjeshtrime, informacione apo të dhëna që janë publikuar në mediat e ndryshme, të cilat konsiderohen të pabazuara. Sipas mediave greke, në rubrikën në fjalë janë përfshirë shumë materiale që janë publikuar së fundmi.
Ushtria izolon Mugaben në Zimbabve: Nuk është marrje pushteti, por vetëm goditje e elementëve kriminalë
Robert Mugabe, diktatori jetëgjatë i Zimbabves, është izoluar dhe po mbahet nën ruajtje nga disa segmente të ushtrisë që kanë marrë nën kontroll institucionet dhe de facto pushtetin. Në një dalje për mediat, gjenerali SB Moyo ka deklaruar se ky është nuk është një grusht shteti, apo marrje kontrolli, por se ushtria synon elementët kriminalë që rrethojnë presidentin Mugabe. Gjenerali siguroi qytetarët se presidenti dhe familja e tij janë të sigurt në shtëpinë e tyre duke nënvizuar se sapo të normalizohet situata e rënduar dhe social-ekonomike, çdo gjë do të kthehet si më parë.
