Blloku Bota

Izraeli shtyn me pesë vjet sekretin mbi naftësjellësin me Iranin

Postuar në 01 Janar, 2018 13:45

Izraeli dhe Irani janë sot armiq të betuar dhe që kërcënojnë asgjësimin e njëri-tjetrit, por ata trashëgojnë një lidhje të vjetër që daton në vitin 1968. Fjala është për naftësjellësin Eilat Ashkelon i cili sjell në Mesdhe naftën iraniane. 
Linja e cila është bërë shkak për përballje në arbitrazh, ka ardhur në vëmendje sërish pas një vendimi të parlamentit izraelit, Kneset, për të shtyrë me 5 vjet dhënien e çdo informacioni mbi naftësjellësin.  Konkretisht, mbi bazën e këtij vendimi, edhe shitja e naftës palëve të treta konsiderohet akt spiunazhi dhe dënohet me 15 vjet burg. 

Lindja e Mesme, radha i vjen Iranit për protesta

Postuar në 31 Dhjetor, 2017 21:57

Protestat në Iran kanë vijuar për të tretën ditë dhe bashkë me to edhe jehona në mediat perëndimore që kanë lokalizuar menjëherë shkakun: regjimi i ajatollahëve provokon probleme. Sot janë raportuar edhe viktima, ndërkohë që qëndrimi zyrtar i Teheranit është se protestat janë organizuar nga agjentë të shërbimeve të huaja.
Presidenti iranian, Hasan Rouhani ka deklaruar gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar se:

NYT: Tsipras nuk mbajti premtimin ndaj Erdogan

Postuar në 31 Dhjetor, 2017 13:43

New York Times i ka dhënë hapësirë vendimit të Komitetit të Pavarur Grek të Azilit për t’i dhënë azil njërit prej 8 oficerëce turq që u arratisën me helikopter në Greqi në korrik 2016, pas grushtit të dështuar të shtetit kundër presidentit turk, Erdogan.

“Kosova në OKB vetëm në marrëveshje me Serbinë”

Postuar në 31 Dhjetor, 2017 11:07

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar në një intervistë për gazetën Vecernje Novosti se Kosova mund të anëtarësohet në OKB vetëm pas një marrëveshjeje me Serbinë. 

Artikulli/Konflikti i parë në 2018-ën, në Mesdheun Lindor. Arsyeja: Gazi natyror

Postuar në 30 Dhjetor, 2017 13:11

Mesdheu Lindor mund të jetë teatri i konfliktit të parë për hidrokarburet në vitin 2018. Të paktën kështu shkruhet në një opinion të Al-Monitor, media që përqendrohet në analizën e situatës në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme. Sipas artikullit në fjalë, konflikti greko-turk lidhet me burimet e gazit që janë shkaku i shtimit të tensioneve për çështje territoriale.

Sondazhi, mbështetje e zbehtë për Shtetet e Bashkuara të Europës

Postuar në 29 Dhjetor, 2017 22:59

Përafërsisht një e treta e gjermanëve dhe qytetarëve francezë janë në favor të idesë së krijimit të "Shteteve të Bashkuara të Evropës", projekt që promovohet nga lideri Socialdemokrat (SPD), i Gjermanisë Martin Schulz. Sipas një sondazhi të kryer nga kompania YouGov  në periudhën 13 deri më 19 dhjetor, 30% e gjermanëve dhe 28% e francezëve janë në favor të kësaj ideje, ndërsa 33% dhe 26% respektivisht nuk pajtohen.

Kredi në rubla për blerjen e raketave S-400 nga Turqia

Postuar në 29 Dhjetor, 2017 17:10

Turqia dhe Rusia nënshkruan marrëveshjen për furnizimin e Ankarasë me raketat ruse tokë-ajër të modelit S-400.  Marrëveshja me vlerë rreth 2.5 miliardë $, ka shkaktuar shqetësim në Perëndim për shkak se Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe ky sistem nuk mund të integrohet në strukturën ushtarake të aleancës.

Kouchner: “BE-ja të bojkotojë presidencën austriake”

Postuar në 29 Dhjetor, 2017 11:57

Ish-ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner kërkon që Bashkimi Europian të bojkotojë presidencën austriake. Përmes një letre të publikuar në gazetën “Le Monde”, Kouchner e cilëson kabinetin e ri qeveritar të Austrisë si trashëgimtar të Nazizmit, duke iu referuar aleatëve të ekstremit të djathtë të kancelarit Sebastian Kurz. 
Letra është firmosur edhe nga Benjamin Abtan, themelues i European Grassroots Antiracist Movement dhe  Beate dhe Serge Klarsfeld, themelues të “Sons and Daughters of Jewish Deportees” nga Franca.

Gazetari izraelit kërkoi përdhunimin e 17-vjeçares palestineze

Postuar në 28 Dhjetor, 2017 19:34

Ahed Tamimi është vetëm 17 vjeçe dhe është kthyer në një nga simbolet e rezistencës palestineze ndaj izraelitëve. Kjo për shkak se bashkë me kushërirën e saj sulmuan me gurë dy ushtarë izraelitë Indinjatën e saj kundër regjimit izraelit ajo e ka shprehur kohë më parë kur ende fëmijë kafshoi dorën e një ushtari izraelit duke u përpjekur të ndalojë arrestimin e një djali palestinez. Fotoja bëri xhiron e internetit.

Fotot satelitore, Kina furnizon me naftë Korenë e Veriut

Postuar në 28 Dhjetor, 2017 16:06

Mediat koreanougore raportojnë për kontrabandë nafte mes Koresë së Veriut dhe Kinës duke shpërndarë me këtë rast edhe fotot përkatëse.

Që nga muaji tetor raportohen 30 raste dhe mënyra e kontrabandimit është rreshtimi i çisternave kineze me njësi detare të Koresë së Veriut në Detin e Verdhë.

Fotot satelitore janë shpërndarë nga agjencitë amerikane dhe konfirmojnë se Pekini zyrtar po mban në jetë regjimin Korean.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota