Blloku Bota

Kryeministri kroat: "Jemi shumë afër marrëveshjes kufitare me Slloveninë"

Postuar në 13 Janar, 2018 13:17

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka deklaruar se SLlovenia dhe Kroacia janë shumë afër një marrëveshjeje për kufirin, pavarësisht se çfarë thuhet në media. Prononcimi i tij citohet nga agjencia HINA dhe sipas tij, modeli i propozuar nga Zagrebi zyrtar është një premisë shumë e mirë për zgjidhje.

Edhe njëherë e përsëris – e mendoj se jemi shumë afër një zgjidhjeje sesa duket në public. Ne kemi shpjeguar qëndrimet tona palës sllovene sikurse partnerëve tanë në BE”, tha Plenkovic nga qyteti jugor Solin.

"Një budalla i armatosur me armë bërthamore"

Postuar në 13 Janar, 2018 12:54

Revista gjermane “Spiegel” ka dalë me një kopertinë të fortë stigmatizuese ndaj presidentit amerikan Donald Trump: “Epoka e zjarrit dhe tërbimit”, duke ironizuar reagimin e Trump ndaj librit me të njëjtin titiull të gazetarit Michael Wolff. Revista e sqaron në faqen online arsyen e kopertinës, përmes një shënim të zv.kreredaktores, Susanne Beyer, sipas së cilës kopertina dhe shkrimi ecin më tej në kontekstin e ekspozimit të presidentit pas publikimit të librit.

Kosovë/Sërish nismë ligjore për krijimin e ushtrisë

Postuar në 12 Janar, 2018 17:35

Gazeta “Zëri” në Kosovë raporton sot se në muajin prill do të depozitohet projektligji për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të rregullt.

Gazeta referon burime nga  Ministria e Forcës dhe e Sigurisë së Kosovës, sipas të cilave procesi gjithsesi pritet të jetë i ndërlikuar. Për transformimin e FSK-së në ushtri janë të nevojshme edhe ndryshimet kushtetuese që duhen miratuar me 2/3-t e votave nga grupet parlamentare të partive joshqiptare në Kuvend.

Serbia, qendra e politikës së SHBA në Ballkan. Shqipëria jashtë rrezes së ndikimit rus

Postuar në 12 Janar, 2018 10:58

SHBA nuk vlerëson se në hapësirën shqiptare në Ballkan ka një problem me ndikimin rus. Në një dokument të publikuar në datën 10 janar, për llogari të Komitetit mbi Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e SHBA, titulluar: “Sulmi asimetrik i Putin mbi demokracinë në Rusi dhe në Europë: Implikimet për sigurinë kombëtare të SHBA”, qeveria amerikane nuk e përfshin hapësirën shqiptare në rrezen e këtij rreziku.

Tusk paralajmëron: Polonia kërkon të braktisë BE-në

Postuar në 11 Janar, 2018 18:26

Bashkimi Europian mund të ballafaqohet me kërkesën e një tjetër shteti anëtar për të braktisur Unionin. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk paralajmëroi se pas Britanisë, mund të jetë Polonia vendi i radhës që do të lërë bllokun.

Donald Tusk, i cili ka qenë më parë kryeministër i Polonisë dhe një kundërshtar i fortë i Partisë së djathë, Ligj dhe Drejtësi (Pis) në një intervistë për revistën Tygodnik Poëszecnhy thotë se nuk ka as dyshimin më  "të vogël” se Pis dëshiron të "çlirojë" Poloninë nga barra e BE-së.

Kisha greke, “veto” kundër termit “Maqedoni”

Postuar në 10 Janar, 2018 17:48

Në përpjekjet për të arritur një marrëveshje me Shkupin për çështjen e emrit të Maqedonisë, qeveria e majtë e Aleksis Tsipras ka kundër edhe Sinodin e Shenjtë të Kishës Greke.  Kryepiskopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos pas përfundimit të ditës së dytë të Sesionit të Sinodit të Shenjtë tha se kisha nuk kundërshton gjetjen e një zgjidhje, por përfshirjen e termit “Maqedoni” në emërtimin që propozohet.

"E përbashkëta e Pekinit, Moskës dhe Washingtonit: Nuk e vlerësojnë Europën"

Postuar në 10 Janar, 2018 15:12

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka folur në një intervistë për revistën “Spiegel” për zhvillimet e fundit në Europë dhe në botë. Për demokracinë, për kohezionin e BE-së, për rolin e SHBA-së dhe fuqive të reja në ngritje.

“Zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën në 2018-ën, përndryshe do të duhen dekada”

Postuar në 10 Janar, 2018 13:06

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç është shprehur se brenda vitit 2018 duhet të gjendet një zgjidhje afatgjatë për çështjen e Kosovës. Ajo ka folur për këtë temë gjatë një interviste me “The Economist” dhe sipas saj nëse kjo gjë nuk ndodh do duhet edhe një dekadë për të arritur një kompromis. 
“Ne kemi një shans historik për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Nëse nuk e shfrytëzojmë këtë shans në vitin 2018, atëherë nuk do të kemi një të dytë për dekadat që do të vijnë”, citohet ajo.

Netanjahu në telashe korrupsioni

Postuar në 10 Janar, 2018 00:06

Kryeministri izraelit Benjamin Netannjahu  është vënë sërish përballë akuzave për lidhjet e diskutueshme me biznesmenë, pas daljes në në dritë të një bisede me protagonist djalin e tij.

Kanali i dytë i televizionit publik izraelit transmetoi të hënën në mbrëmje një bisedë të Gair Netanjahut në vitin 2015  dhe djalit të biznesmenit  Kobi Maimon, një prej njerëzve më të pasur të Izraelit. Burimi i regjistrimit nuk dihet, por askush, nuk e ka vënë në dyshim vërtetësinë e tij.

Irani ndalon anglishten në shkollat fillore

Postuar në 09 Janar, 2018 21:43

Irani e ndaloi anglishten në shkolla me argumentin se i hap rrugë një "pushtimi kulturor" perëndimor."Mësimi i gjuhës angleze, si pjesë e kurrikulës zyrtare në shkollat ​​fillore qeveritare dhe jo-qeveritare është në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret"-tha kreu i Këshillit të Arsimit të Lartë të Shtetit, Mehdi Navint-Antcham.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota