Blloku Bota
Sondazhi, konsensus popullor në Maqedoni për emrin
61% e maqedonasve mbështesin zgjidhjen për çështjen e emrit të Maqedonisë për të përshpejtuar integrimin e vendiot në BE dhe NATO.Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti për Demokraci në Shkup nga 50% e qytetarëve sllavë (30% plotësisht, 20% pjesërisht) dhe 95% e qytetarëve shqiptarë (84% plotësisht, 11% pjesërisht) janë pro zgjidhjes së çështjes së emrit.
Kjo është mbështetja më e lartë e regjistruar në vitet e fundit në sondazhet e opinionit publik për çështjen e ndryshimit të emrit.
FBI ka përgjuar Trump
Donald Trump përplaset me FBI rreth përgjimeve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Demokratët në Kongresi Amerikan dorëzuan një memorandum, përmes së të cilit akuzohet FBI se ka abuzuar me ligjin duke hetuar fushatën presidenciale të Donald Trump, me qëllim favorizimin e demokratëve të Hillari Klintonit.
Arbitrazhi nxjerr të pastër sportistët rusë
Gjykata Sportive e Arbitrazhit në Lozanë ka anuluar sanksionet e vendosura nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ndaj 28 sportistëve rusë, pasi këta të fundit ankimuan përjashtimin e tyre të përjetshëm nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike.
Arbitrazhi i konsideroi provat e mbledhura si “të pamjaftueshme për të konfirmuar shkeljen e rregullave kundër dopingut”, për të cilën arsye sportistët u shpallën të pafajshëm.
Me cilët kufinj do të pranojë Serbia të anëtarësohet në BE?
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk e ka njohjen e Kosovës si kusht për anëtarësimin e Serbisë. Ajo ka folur gjatë një mbledhjeje të përbashkët mes qeverisë serbe dhe asaj sllovene gjatë së cilës referoi qëndrimet e presidentit të Parlamentit Europian, Tajani.
Britani e Madhe/60 sekonda me vonesë në seancë, jep dorëheqjen Lordi Bates. Refuzohet nga kryeministrja
Kjo ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku Lordi Michael Bates, ka dhënë dorëheqjen për shkak të vonesës në seancën e pyetjeve të kërkuar nga Baronesha Lister. Bates ka kërkuar ndjesë, e ka konsideruar aktin e tij si shkelje të një satandardi sjelljeje dhe është larguar. Më vonë, në një pronocim për mediat, Baronesha tha se i ka kërkuar Lordit Bates të rikonsiderojë vendimin.
"The Economist": Pa rolin e Amerikës, bota shkon në luftë
Revista e njohur “The Economist” ia kushtonte edicionin print të datës 25 janar kursit konfliktual ku kanë hyrë fuqitë e mëdha të botës. Revista sjell në vëmendje konfliktet e kufizuara të 25 viteve të fundit dhe ato që ende vazhdojnë, si në Siri, Afganistan, Afrikën Qendrore dhe Irak, për të konkluduar se në botë ka zhvendosje thelbësore gjeopolitike të cilat e sfidojnë rrënjësht rolin e deritanishëm të SHBA.
Trump zbut qëndrimin ndaj emigrantëve
Donald Tramp zbuti tonet e ashpra kundër emigrantëve dhe i shtriu dorën e bashkëpunimit në Kongres rivalëve demokratë, në fjalimin vjetor i gjendjen e vendit, i njohur botërisht si “State of the Union”. Në një fjalim që zgjati 1 orë e 20 minuta Presidenti amerikan shpalosi planin e ri për emigrantët e jashtëligjshëm, duke lënë të kuptohet se askush nuk do të dëbohet, pas shfuqizimit të të ashtuquajturit “ligj të ëndërrimtarëve” të administratës Obama.
Presidenti i PE-së: Serbia dhe Mali i Zi, në 2025-ën në BE
Bashkimi Europian po e bën përditë e më shumë të qartë se perspektiva e zgjerimit kalon fillimisht nga Serbia dhe Mali i Zi.
Bota shqiptare duket se do të mbahet ende jashtë Europës, ndërkohë që vetë BE-ja përjeton një krizë jo të vogël.
Erdogan organizon takim tresh me Vuçiç dhe presidentin boshnjak, Izetbegoviç
Pas politikave në Siri, presidenti turk, Reçep Tayyip Erdogan, hedh sytë edhe në Ballkan me një nismë diplomatike tripalëshe. Mediat serbe raportojnë për një takim tresh në Stamboll mes tij dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe atij boshnjak, Bakir Izetbegoviç.
“Pritet që temë e takimit të jenë marrëdhëniet dhe bashkëpunimi në rajon, politika turke në ballkan dhe e ardhmja e autostradës Beograd-Sarajevë”, raporton B92.
SHBA planifikon ndërtimin e një rrjeti shtetëror 5G. Synimi: Përballja dhe frenimi i Kinës
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump planifikon të shtetëzojë rrjetin e celularëve me synim mbrojtjen nga aktivitetet e Kinës.
