Blloku Bota
Parlamenti holandez njeh genocidin armen
Parlamenti holandez ka votuar për ta njohur si genocid masakrën e vitit 1915 të Perandorisë Osmane mbi 1.5 milionë armenë. Ky votim është pasuar me një “përplasje” diplomatike mes Holandës dhe Turqisë, e cila ka tërhequr ambasadorin e saj.
Mocioni gjeti mbështetjen e të gjitha partive të mëdha. Ai vjen pak ditë pasi qeveria turke foli për ndryshim të marrëdhënieve me Holandën. Ndërsa ministri i Jashtëm turk tha se mocioni i miratuar nuk do të njihet si i ligjshëm.
Armeni, 1 400 aborte në vit. Kërkohen fëmijë meshkuj
Zakoni i abortit për shkak të kërkimit të një fëmije mashkull nuk është zakon që haset vetëm në Shqipëri. India dhe Kina po ashtu e kanë të përhapur një praktikë të tillë, ndërkohë që gazeta “The Guardian” raporton se edhe në Armeni kjo prirje është shumë e lartë.
1400 aborte në vit për fetuse që janë vajza për një raport lindjeje 120 meshkuj me 100 femra.
Fotolajm/Zakoni iranian i mbulimit të femrës në takimin e presidentit Rouhani me ministren holandeze, Sigrid Kaag
Kryeministri polak: Europa nuk ka më karburant
Polonia është përfshirë prej disa vitesh në një polemikë dhe marrëdhënie të tensionuar me Bashkimin Europian. Ligji për Gjykatën Kushtetuese, sjellja e partisë në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, qëndrimet e fundit legjislative dhe publike për Holokaustin, të gjitha bashkë kanë përkufizuar një Poloni që është problem për narrativën monotone, njëngjyrëshe të stabilitetit të vlerave në Europë. Por duket se elita politike polake nuk vuan nga ndonjë kompleks në këtë drejtim dhe në shtjellimin publik të tezave të veta.
As Kina, as Rusia. "Kërcënimi kryesor për SHBA-të është konfuzioni në politikë"
Javier Solana, ish-sekretari i Pëgjitshëm i NATO-s publikon së fundmi një opinion në “Project-Syndicate” titulluar: “Rreziqet e militarizimit”. Në shkrim ai përqendrohet te sfidat e sigurisë në botën e sotme duke vënë në dukje rritjen e shpenzimeve ushtarake nga fuqitë kryesore.
Një pikë kryesore në opinion është komenti i Solanës për qasjen e SHBA ndaj problemeve të sigurisë, që sipas tij është e gabuar.
A është Turqia demokraci? Kreu i NATO-s: Është aleatja jonë
Sekretari i Përgjithshëm I NATO-s, Jens Stoltenberg është vënë në vështirësi përgjigjeje gjatë një interviste për revistën “Foreign Policy”. Pas një deklarimi të tij se NATO është aleancë 29 demokracive, ai është pyetur nëse Turqia është një demokraci. Stoltenberg ka preferuar të mos e përkufizojë Turqinë si demokraci, por si një aleate të çmuar, duke justifikuar sjelljen e saj me të ashtuquajturën “shqetësime të sigurisë”.
"Raportet Turqi-ShBA në varësi të çështjes kurde dhe Gulen"
Turqia pretendon se ka imponuar kërkesat e veta në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe me SHBA. Sipas ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu normalizimi i raporteve do të kushtëzohet nga mbajtja e premtimeve nga SHBA.
Bashkëshortja e Erdogan: Pas ndërhyrjes turke në Afrin, mund të rikthehen në Siri 500 mijë njerëz
500 mijë sirianë mund të rikthehen në Siri, në rajonin e Afrin, pas suksesit të operacionit “Dega e ullirit”. Të paktën kështu mendon bashkëshortja e presidentit të Turqisë, Emine Erdoğan, e cila ka folur gjatë një konference të mbajtur në Stamboll.
Video e incidentit në Egje mes anijeve greke e turke
Incidenti që shkaktoi tension të madh në Egje kur një fregatë greke "Gavdos 090" u godit nga një anije turke patrullimi është regjistruar nga kamerat e sigurisë së fregatës greke. Anija turke e patrullimit e përplasi luftëanijen greke 60 metra të gjatë 20 minuta para mesnatës të së hënën. Në deklaratën e saj Komanda e Kapitenerisë greke tha se "Në lindje të ishullit Imia brenda ujërave territoriale greke, një anije turke patrullimi bëri manovra të rrezikshme dhe goditi në majë anijet GS" 090 ", e cila ishte duke kryer patrullim.
Parlamenti izraelit refuzon njohjen e Genocidit Armen
Parlamenti izraelit ka votuar të mërkurën kundër një projektligji që synonte njohjen nga shteti i Izraelit të Genocidit Armen. Projektligji u propozua nga Yair Lapid, kryetar i partisë Yesh Atid, subjekt i qendrës dhe sipas tij:
Nuk ka asnjë arsye që Knesset, që përfaqëson një popull që përjetoi Holokaustin të mos njohë Genocidin Armen dhe të ketë një ditë përkujtimore për të
