Blloku Bota
Stoltenberg: KFOR nuk do të largohet nga Kosova
KFOR nuk do të largohet nga Kosova. Kështu është shprehur dje në një konferencë për shtyp, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili ka sqaruar se misioni ushtarak në Kosovë do të vijojë të ushtrojë detyrat e veta.
Zjarri që “kërcënon” Izraelin
Rindizet tensioni në Lindjen e Mesme për shkak të vendimit të presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit, duke përmbysur në thelb politikën kujdesshme në një çështje të mprehtë për dekada të tëra. Vendimi i presidentit amerikan që pritet të zyrtarizohet në orët në vijim nga vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë, i jep fund përpjekjeve të dhëndërit dhe njëkohësisht këshilltarit të tij, Jared Kushner pë rifillimin e procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës.
Pas Gjermanisë dhe Italisë, edhe Belgjika vendos kontrolle kufitare për fluturimet hyrëse nga Greqia
Pas Gjermanisë dhe Italisë, edhe Belgjika vendos kontrollet për fluturimet hyrëse nga Greqia. Media të ndryshme greke raportojnë për shtim kontrollesh në Bruksel për pasagjerët që hyjnë nga Greqia, të cilët duhet të rrinë në radhë për të dorëzuar pasaportat. Mediat greke interpretojnë se këto kontrolle presupozojnë se pasagjerët grekë nuk konsiderohen si qytetarë të një vendi anëtar i zonës Shengen, por sikur të vijnë nga vende të botës së tretë.
Daçiç: Serbët, viktima të bombardimeve të NATO-s
Ministri i Jashtëm dhe ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daccicc i ka quajtur krim kundër popullit serb bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 dhe tha se të gjithë përgjegjësit duhet të japin llogari para drejtësisë.
"Kosova as mund të ndahet dhe as mund të bashkohet me vende të tjera"
Zv.kryeministri i Kosovës, njëherazi, ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, shprehet në një intervistë në serbisht për rrjetin gjerman, Deutsche Welle, se Serbia nuk ka nevojë të deklarojë se e njeh Kosovën, por të veprojë në mënyrë të tillë. Pra duke njohur realitetin e Kosovës së pavarur dhe shtet më vete.
“Realiteti është se Serbia mund të ndikojë rajonin dhe Kosova do të ketë marrëdhënie të mira me Serbinë”, tha ai.
Tentativa nga Shoqata Kombëtare e Armëve për një takim Trump-Putin
Një operativ konservator thuhet se ka punuar për të ngritur një "takim pas kuintave" mes Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin gjatë fushatës presidenciale amerikane në vitin 2016 dhe për këtë ishte planifikuar të shfrytëzohej një konventë e Shoqatës Kombëtare të Armëve.
"Si grek u ndjeva në siklet kur më kontrolluan pasaportën në aeroport"
E mbani mend atë fotolajmin kur kryeministri shqiptar Edi Rama kontrollohej në një aeroport të Holandës? Duket se ky është një standard i dedikuar për ballkanasit, vipa apo jo vipa qofshin. Këto ditë i ka rënë për hise kreut të opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis që të kontrollohet në aeroportet gjermane, më konkretisht në atë të Frankfurtit.
“Si grek u ndjeva i sikletosur kur u çova në një terminal të ndryshëm të aerportit të Frankfurtit dhe prita 20 minuta që të më kontrollonin pasaportën”, tha Mitsotakis gjatë një takimi të organizuar në Bruksel.
6 milonë emigrantë të tjerë pritet të mësyjnë Europën
Në Europë pritet të mësyjnë edhe 6 milionë emigrantë. Të paktën kështu raporton gazeta gjermane “Bild” që referon një raport të klasifikuar të qeverisë gjermane.
SHBA tërhiqet nga Pakti Global për Emigracionin
Presidenti i SHBA Donald Trump ka vendosur të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Pakti i OKB-së për menaxhimin e krizave të emigrantëve dhe refugjatëve, pasi ai beson se ky Pakt është "i papajtueshëm" me politikën e tij të emigracionit.
"Misioni i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara ka njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm se Shtetet e Bashkuara po ndërpresin pjesëmarrjen në Paktin Global për Imigracionin, i njohur ndryshe si Deklarata e New Yorkut"- bëri të ditur delegacioni i SHBA në OKB.
Partia Komuniste e Kinës, korporatë mbi të gjitha korporatat
Ja një lajm “allosoj” nga Kina. Revista “Diplomat” shkruante dje në një përmbledhje të vetën, për një situatë të pazakontë ku janë vendosur kompanitë e huaja që operojnë në Kinë. Sipas tyre, Partia Komuniste po kërkon të perfshijë njerëz të vet në strukturat menaxhuese të tyre, diçka që është e papranueshme. Kompainitë e huaja kanë ngritur zërin, madje në muajin korrik të këtij viti, ato u mblohën për të diskutuar situatën e krijuar.