Blloku Bota

Sa myslimanë do të ketë në Europë deri në 2050-ën?

Postuar në 30 Nëntor, 2017 16:29

Popullsia muslimane mund të trefishohet në disa vende evropiane deri në vitin 2050, sipas studiuesve. Studimi i ri bazohet në migracionin dhe normat më të larta të lindjeve të myslimanëve.

TemaTv

BE: Ekstradim gulenistëve, vetëm mbi bazën e provave thelbësore

Postuar në 30 Nëntor, 2017 13:40

Bashkimi Europian nuk do të pranojë kërkesën turke për ekstradimin e pjesëtarëve të organizatës FETÖ nëse Turqia nuk paraqet prova thelbësore. Kjo është bërë e qartë nga Koordinatori i BE-së për Terrorizmin, Gilles de Kerchove i cili viziton Ankaraë. 

Paralajmërim i fortë i SHBA për Korenë e Veriut

Postuar në 30 Nëntor, 2017 12:17

Uashingtoni ka kërcënuar përsëri udhëheqjen e Koresë së Veriut se do ta "shkatërrojë plotësisht" nëse do të shkohet në luftë luftë pas testimit të raketave balistike.
Peniani me raketeta e avancuara ndërkontinentale që disponon ka brenda rrezes brendësinë e kontinentit amerikan. 
Duke folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili u mblodh për të diskutuar testimin e ri, Ambasadori e SHBA,  Nike Haley paralajmëroi se

“Përherë e më shumë nostalgjikë të Jugosllavisë në Serbi”

Postuar në 30 Nëntor, 2017 11:31

Në Serbi ka përherë e më shumë nostalgjikë të Jugosllavisë, por një gjë e tillë nuk raportohet. Kështu mendon të paktën Joska Broz, nipi i ish-liderit jugosllave, Josip Broz Tito, i cili ka folur për Pink Tv me rastin e ditës së Republikës, 29 nëntori. 
“Askush nuk i pyeti njerëzit nëse donin apo jo që të shpërbëhej Jugosllavia. Ishte një vendim i marrë nga disa figura të fuqishme. Përherë e më shumë njerëz janë jugo-nostalgjikë. Unë e festoj këtë ditë si të shenjtë. Dhe kjo ditë po festohet përherë e më shumë, thjesht nuk raportohet”, citohet ai. 

Vetëhelmohet në sallën e gjyqit gjenerali kroat (Video)

Postuar në 29 Nëntor, 2017 15:55

Ndërroi jetë pasi u vetëhelmua në sallën e gjyqit në Hagë, ish-komandanti i trupave kroate të Bosnjës, Slobodan Praljak.  72-vjeçari i akuzuar për krime lufte, piu helmin teksa gjykatësi i rikonfirmonte akuzat. Praljak vuante dënimin me 20 vite burg për masakrat e kryera në Mostar. Krahas urdhërave për vrasje e diskriminim etnik ndaj myslimanëve të Bosnjes, ish-gjenerali kroak akuzohet për urdhërin e shkaterrimit të urës së shekullore të Mostarit në vitin 1993.

Zmbrapsje nga planet për transformimin me ligj të FSK-së

Postuar në 29 Nëntor, 2017 11:07

Zyrtarët e Kosovës janë zmbrapsur nga plani për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcë të Armatosur përmes miratimit të një ligji

Koha Ditore shkruan se në takimet e së martës mes zyrtarëve më të lartë kosovarë dhe zv/ndihmës-sekretares amerikane të mbrojtjes, Laura Cooper, përkrahje e gjerë i është dhënë idesë që transformimi i FSK-së në FAK të bëhet me ndryshimin e Kushtetutës, dhe me pajtimin e pakicave.

Kim Jong Un nuk ndalet, tjetër test bërthamor

Postuar në 28 Nëntor, 2017 22:04

Dy muaj pas testit të fundit raketor, Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike, duke përshkallëzuar më tej tensionet me vendet fqinje dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pentagoni njoftoi se raketa balistike e vendit komunist fluturoi rreth 1mijë km, për të rënë më pas në Detin e Japonisë, çka u konfirmuar edhe nga vetë autoritetet japoneze.

Në orët e fundit Tokio kishte paralajmëruar për disa sinjale radio që përmanin mesazhe për një testim raketor. Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Trump u vu në dijeni të situatës ndërkohë që raketa ishte ende në ajër.

Dhjetëra të arrestuar para vizitës së Erdogan në Athinë

Postuar në 28 Nëntor, 2017 21:08

Pak ditë para mbërritjes në Athinë të presidentit turk Erdogan, Sektori i Antiterrorit të Policisë greke kreu një operacion në shkallë të gjerë në Pagrati dhe Kalithea, duke kryer nëntë arrestime të njerëzve që sipas informatave  janë anëtarë të organizatës DHKP -C (Partia Çlirimtare e Popullit Revolucionar - Front). Kjo organizatë është jashtë ligjit në Turqi dhe në të gjitha listat e organizatave terroriste të SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe natyrisht Turqisë.

Tele-revolucionarët dhe “fundi” i protestës si mjet politik efektiv

Postuar në 28 Nëntor, 2017 12:41

Qeverisja e majtë e Alexis Tsipras, mund të shërbejë si një ilustrim shterues në rajon për llojin e politikës që ofrohet me premtime për revolucion. I ardhur në pushtet nga një e kaluar opozitare me sfond të fortë ideologjik, Tsipras dhe koalicioni i tij, morën mandat të plotë nga shoqëria greke për t’i vënë veton Europës dhe kërkesave gjermane për kursime dhe politikës së borxhit. Siç rezultoi kthesa e Tsipras ndaj kërkesës së shoqërisë greke, e cila nxori jashtë loje establishmentin e vjetër grek, ishte e paprecedentë.

Shokojnë deklaratat e politikanit suedez për muslimanët

Postuar në 27 Nëntor, 2017 20:41

Shokojnë deklaratat e një funksionari të Partisë Demokrate Suedeze, i cili i quajti myslimanët qënie që nuk plotësojnë  100% kriteret për të qenë njerëz. Martin Strint tha para anëtarëve të  konferencës kombëtare të partisë së tij se nëse ka një shkallë nga 1 deri në 100 që dikush të jetë njeri, shumë muslimanë nuk plotësojnë disa nga këto shkallë. Pas këtyre deklaratave shumë anëtarë të partisë janë distancuar nga Strint, duke i quajtur deklaratat raciste dhe duke kërkuar dëbimin e tij nga partia.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota