Blloku Bota
Më mirë gënjeshtar sesa i tredhur para "Sulltanit"
Ajo që shteti i Kosovës bëri me arrestimin dhe deportimin e 6 shtetasve turq të Kolegjit Mehmet Akif, ishte një nga aktet më të padenja dhe tinzare në shërbim të presidentit Erdogan.
Ky i fundit falenderoi publikisht Hashim Thaçin për zbatimin e porosive të ardhura nga Ankaraja, duke qartësuar edhe më shumë rolin e presidentit të Kosovës në këtë histori.
Rasti "Skripal 2.0" në Kosovë?
Në pak ditë Kosova ka përjetuar dy ngjarje që vënë në pikëpyetje serioze aftësinë e qeverisë së saj për të administruar territorin dhe për të qenë në gjendje t’i përgjigjet sfidave të sigurisë.
Arrestimi dhe shoqërimi me pranga i zyrtarit të lartë serb Marko Gjuriç nxori në pah faktin se kryeministri Ramush Haradinaj nuk ishte në dijeni të vendimit për të bërë atë që u bë.
Erdogan i zemëruar me Haradinajn, mesazh për "vëllezërit" kosovarë
Gazeta turke Hurriyet ka zbardhur një fjalim të presidentit turk në mbledhjen e Partisë së tij, ku nuk e fsheh zemërimin për shkarkimin nga kryeministri i Kosovës të ministrit të Brendshëm dhe shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
“Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, me anë të operacionit që bëri në Kosovë arrestoi zyrtarët e tyre (FETO) më të lartë në Ballkan. Por jam i trishtuar. Del Kryeministri i Kosovës dhe shkarkon kreun e Inteligjencës dhe ministrin e Punëve të Brendshme.
Edhe Papën e keqinterpretojnë gazetarët
E keni parasysh Edi Ramën që ankohet përditë nga mediat? Edhe pse me skandalet e fundit dhe me koncesionet që po ua ngec shqiptarëve pa shumë transparencë e ka ulur dozën, sërish z. Rama përjetoi gëzim ditët e fundit kur përfitoi edhe njëherë statusin e tij të preferuar: atë të viktimës së një keqkuptimi me gazetën gjermane “Die Welt”.
Por z. Rama e ka artificial problemin, pasi edhe sikur ajo që thotë ai të interpretohet drejt, Shqipëria që ai drejton, tradhëton me gjendjen e saj çdo shpresë dhe dëshirë. Madje edhe çdo “arritje”.
Greqi, dhuna raciste në lulëzim
Në Greqi u shënua rritje e incidenteve të dhunës raciste gjatë vitit 2017. Rrjeti i Raportimit të Incidenteve të Dhunës Raciste ka dokumentuar bashkëjetesën e tendencave kundërshtare brenda shoqërisë greke. Nga njëra anë, vërehet një forcim i pranisë së grupeve me ideologji ksenofobe dhe ngjarjeve të dhunës ndaj organizatave të refugjatëve.
Erdogan del i kënaqur nga "pazari" i Varnës
Sipas zyrtarëve europianë, samiti i Varnës në Bullgari hapi rrugë të reja në marrëdhëniet BE-Turqi. Pavarësisht frikës se ky takim mund të ishte një ndeshje boksi mes Brukselit dhe Ankarasë, burime u shprehën se Presidentit turk u shpreh i kënaqur me rezultatet.Gjatë bisedimeve u shmangën tonet e larta dhe bisedimet u përqëndruan në konsultimet mbi tri fusha kryesore, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe energjia.
Videolajm/Dorëzimi i zyrtarit serb Marko Gjuriç në pikën kufitare të Merdares
Një fitore diplomatike për Theresa May
Edhe Maqedonia i është bashkuar masave të marra nga disa vende kryesore të Perëndimit për çështjen “Skripal”. Ministria e Jashtme e këtij vendi ka njoftuar se është dëbuar nga vendi një person, pjesë e stafit të ambasadës ruse në Shkup.
Çështja "Skripal", Trump dëbon 60 diplomatë rusë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë bashkuar Britanisë së madhe në krizën diplomatike me Rusinë për çështjen “Skripal”. Sot mediat e ndryshme raportojnë se presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar largimin nga SHBA të 60 diplomatëve rusë si dhe ka mbyllur konsullatën ruse në Seattle.
Urdhëri përfshin largimin nga territori të 12 zyrtarëve të shërbimit sekret në OKB çka sipas interpretimit të Reuters, “reflekton rritjen e shqetësimit për aktivitetet ruse në SHBA”.
Tragjedia në Qendrën Tregëtare, 41 nga viktimat janë fëmijë (Video)
Numri i viktimave nga zjarri që shpërtheu në një qendër tregtare në qytetin rus të Kemerovos arriti në 64, tha Vladimir Putskov, Ministri i Jashtëm i Jashtëm i Rusisë.
Sipas burimeve zyrtare 41 nga viktimat janë fëmijë. Zjarri filloi në një nga katet më të larta të qendrës tregtare Zimnyaya Vishnya dhe shumë nga fëmijët që vdiqën ishin në një kinema.
