Blloku Bota
Kancelari austriak: Të ndalen menjëherë negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE
Kancelari austriak Sebastian Kurz është i mendimit se Bashkimi Europian duhet të mbyllë negociatat e pranimit me Turqinë dhe të mendojë një tjetër lloj bashkëpunimi me Ankaranë zyrtare.
Negociatat mes BE-së dhe Turqisë duhet ta ndalojnë menjëherë
shprehet Kurz në një intervistë pë gazetën greke “Kathimerini”.
Qeveria bullgare: Ne ja dolëm të zhbllokojmë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor
Qeveria bullgare e Boyko Borissov vlerëson se presidenca e BE-së e drejtuar prej saj, ka sjellë arritje thelbësore për Ballkanin Perëndimor. Në një raportim para Parlamentit, Borissov dhe ministrat e tij, deklaruan se është meritë edhe e presidencës bullgare që rajoni përfitoi një përfshirje të qartë dhe riafirmim të perspektivës europiane.
Ne kemi qenë të aftë ta nxjerrim këtë çështje jashtë kontekstit të vet delikat
tha Borissov.
Me marrëveshjen e Prespës, ndikimi rus dhe turk në Ballkan u godit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka deklaruar se roli i Rusisë në rajonin e Europës Juglindore ka një element destabilizues.
Ata kanë zgjedhur të minojnë strukturën demokratike të kombeve që janë të rinj në proceset e veta demokratike duke shpërndarë informacione false, duke marrë masa ekonomike dhe duke u përzierë në punët e tyre
Franca heq fjalën“racë” nga Kushtetuta
Asambleja Kombëtare Franceze vendosi njëzëri të heqë fjalën "racë" nga Kushtetuta. Në artikullin e parë të Kushtetutës se Francës thuhej se Franca garanton "barazi para ligjit për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga origjina, raca ose feja e tyre". Ishte presidenti Makron që propozoi rishikimin e këtij paragrafi.
Me ndryshimet e bëra artikulli i Kushtetutës thotë: "Pavarësisht nga gjinia, origjina apo feja". Kjo heq dallimin mes racave.
Video/Trump: Jam një gjeni që nuk e ndryshoj fjalën
I pyetur nga një gazetar kroat nëse kishte ndryshuar qëndrimet e shprehur më herët në tuiter, presidenti amerikan Trump u përgjigj se nuk e bën një gjë të tillë. "Jam një gjeni i qëndrueshëm", tha Trump.
Maqedonia dhe Greqia, një marrëveshje që sprovon stabilitetin
Situata e krijuar me marrëveshjen e emrit për Maqedoninë e kthen këtë të fundit në një pikë kritike tensioni në Ballkan, që do të testohet në muajt në vijim. Lajmi se Rusia do të kërkojë bllokimin e marrëveshjes në OKB, konkretisht në Këshillin e Sigurimit, provon se Kremlini po refuzon të dalë jashtë loje në një zonë ku duket se nuk po prek dot suksesin prej kohësh.
Marrëveshja e Prespës, Rusia drejt bllokimit të në OKB
Moska nuk do të mjaftohet me dëbimin e diplomatëve grekë nga Rusia si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Athinës, por ka paralajmëruar se do të bllokojë në Këshillin e Sigurimit marrëveshjen për emrin e Maqedonisë.
Mediat greke zbulojnë se ka patur një telefonatë të tensionuar mes ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov dhe shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias. Ky i fundit i ka treguar homologut rus vijat e kuqe që Athina nuk lejon të tejkalohen, duke folur për vende të treta që janë angazhuar në sabotimin e marrëveshjes për çështjen e emrit.
Erdogan lëshon dekret për kontrollin e Teatrit dhe Operës
Dekreti i parë presidencial i lëshuar nga Rexhep Taip Erdogan pas betimit ishte marrja nën kontroll e Teatrit, Operës dhe Baletit të shtetit turk.
Me anë të një dekreti Erdogan ka vendosur për transferimin e strukturave përkatëse nën kompetencën dhe menaxhimin e Presidencës së Republikës.
Kjo është nisma e radhës për t’i përqendruar të gjitha pushtetet në duart e Erdoganit. Sipas tij, kalimi i teatrit në varësinë e Presidencës bëhet me qëllim për të përmirësuar burokracinë.
Trump sulmon hapur: Gjermania është peng i Rusisë
Gjermania është peng i Rusisë. Me këtë deklaratë, presidenti amerikan Donald Trump ka pagëzuar nisur samitin e Brukselit, ku pritet të takohen përfaqësues të vendeve anëtare të Aleancës. Mediat raportojnë se Trump ka patur debate me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ndaj të cilit edhe ka përcjellë konsideratat e veta për Gjermaninë e cila sipas tij e shfaqe varësinë ndaj Moskës në faktin se importon gaz prej Rusisë.
Parashikimi i CIA-s dhe Stratfor: Europa ndahet në tre blloqe. Shqipëria mbetet në bllokun ortodoks
Parashikime të reja për të ardhmen e Europës që vijnë nga SHBA duket se përvijojnë një panoramë krejt të ndryshme nga ajo që shohim sot. Gazeta serbe “Vecernje Novosti” përcjell një analizë të Agjencisë amerikane të Inteligjencës, CIA dhe qendrës së analizave, Stratfor, sipas të cilës Europa që shohim sot nuk do të ekzistojë më as duke nisur nga viti 2020.
