Blloku Bota
Greqia kufizon zbatimin e Sheriatit brenda pakicës myslimane në Thrakë
Parlamenti grek ka votuar të martën një ligj që e normon Sheriatin si kod ligjor opsional për pakicën myslimane. Sipas ligjit të ri grek, zbatimi i Sheriatit kufizohet në Thrakë ku edhe është përqendruar një pakicë myslimane.
Sipas kryeministrit grek, Alexis Tsipras, ky është një “hap historik” pas ai zgjeron “barazinë e qytetarëve para ligjit për të gjithë grekët”.
Vrasja e ambasadorit rus në Turqi, arrestohet një tjetër i dyshuar
Në Turqi është arrestuar disa ditë më parë një tjetër person si i dyshuar për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov. Mediat turke raportojnë se personi është punonjës i Autoritetit për Komunikacionet dhe Teknologjitë dhe emri i tij nuk bëhet publik.
Për vrasjen e Karlov, ndodhur live në media më 19 dhjetor 2016, u arrestua vrasësi Mevlut Mert Altıntaş, polic 22 vjeçar.
Po kështu për këtë ngjarje janë arrestuar më herët edhe 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe një drejtues televizioni.
Turqia hedh poshtë ofertën e BE-së për partneritet të privilegjuar
Bashkimi Europian duket se ja doli me sukses të krijojë një problem të qëndrueshëm mosbesimi me Turqinë e Erdoganit. Pas përplasjeve të dy viteve të fundit për çështjen e emigrantëve dhe përfshirjen në perocesin zgjedhor në Turqi, ka ardhur propozimi gjerman sipas të cilit Turqia të mos pranohet si anëtare e bllokut, por të konsiderohet partner i privilegjuar.
Ankaraja zyrtare nuk e ka pritur mirë këtë propozim që u ritheksua së fundmi edhe nga presidenti francez Emanuel Macron.
Kryeministri kroat: "Jemi shumë afër marrëveshjes kufitare me Slloveninë"
Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka deklaruar se SLlovenia dhe Kroacia janë shumë afër një marrëveshjeje për kufirin, pavarësisht se çfarë thuhet në media. Prononcimi i tij citohet nga agjencia HINA dhe sipas tij, modeli i propozuar nga Zagrebi zyrtar është një premisë shumë e mirë për zgjidhje.
“Edhe njëherë e përsëris – e mendoj se jemi shumë afër një zgjidhjeje sesa duket në public. Ne kemi shpjeguar qëndrimet tona palës sllovene sikurse partnerëve tanë në BE”, tha Plenkovic nga qyteti jugor Solin.
"Një budalla i armatosur me armë bërthamore"
Revista gjermane “Spiegel” ka dalë me një kopertinë të fortë stigmatizuese ndaj presidentit amerikan Donald Trump: “Epoka e zjarrit dhe tërbimit”, duke ironizuar reagimin e Trump ndaj librit me të njëjtin titiull të gazetarit Michael Wolff. Revista e sqaron në faqen online arsyen e kopertinës, përmes një shënim të zv.kreredaktores, Susanne Beyer, sipas së cilës kopertina dhe shkrimi ecin më tej në kontekstin e ekspozimit të presidentit pas publikimit të librit.
Kosovë/Sërish nismë ligjore për krijimin e ushtrisë
Gazeta “Zëri” në Kosovë raporton sot se në muajin prill do të depozitohet projektligji për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të rregullt.
Gazeta referon burime nga Ministria e Forcës dhe e Sigurisë së Kosovës, sipas të cilave procesi gjithsesi pritet të jetë i ndërlikuar. Për transformimin e FSK-së në ushtri janë të nevojshme edhe ndryshimet kushtetuese që duhen miratuar me 2/3-t e votave nga grupet parlamentare të partive joshqiptare në Kuvend.
Serbia, qendra e politikës së SHBA në Ballkan. Shqipëria jashtë rrezes së ndikimit rus
SHBA nuk vlerëson se në hapësirën shqiptare në Ballkan ka një problem me ndikimin rus. Në një dokument të publikuar në datën 10 janar, për llogari të Komitetit mbi Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e SHBA, titulluar: “Sulmi asimetrik i Putin mbi demokracinë në Rusi dhe në Europë: Implikimet për sigurinë kombëtare të SHBA”, qeveria amerikane nuk e përfshin hapësirën shqiptare në rrezen e këtij rreziku.
Tusk paralajmëron: Polonia kërkon të braktisë BE-në
Bashkimi Europian mund të ballafaqohet me kërkesën e një tjetër shteti anëtar për të braktisur Unionin. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk paralajmëroi se pas Britanisë, mund të jetë Polonia vendi i radhës që do të lërë bllokun.
Donald Tusk, i cili ka qenë më parë kryeministër i Polonisë dhe një kundërshtar i fortë i Partisë së djathë, Ligj dhe Drejtësi (Pis) në një intervistë për revistën Tygodnik Poëszecnhy thotë se nuk ka as dyshimin më "të vogël” se Pis dëshiron të "çlirojë" Poloninë nga barra e BE-së.
Kisha greke, “veto” kundër termit “Maqedoni”
Në përpjekjet për të arritur një marrëveshje me Shkupin për çështjen e emrit të Maqedonisë, qeveria e majtë e Aleksis Tsipras ka kundër edhe Sinodin e Shenjtë të Kishës Greke. Kryepiskopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos pas përfundimit të ditës së dytë të Sesionit të Sinodit të Shenjtë tha se kisha nuk kundërshton gjetjen e një zgjidhje, por përfshirjen e termit “Maqedoni” në emërtimin që propozohet.
"E përbashkëta e Pekinit, Moskës dhe Washingtonit: Nuk e vlerësojnë Europën"
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka folur në një intervistë për revistën “Spiegel” për zhvillimet e fundit në Europë dhe në botë. Për demokracinë, për kohezionin e BE-së, për rolin e SHBA-së dhe fuqive të reja në ngritje.