Blloku Bota

Erdogan gati t’u bashkohet ushtarëve në frontin e Sirisë

Postuar në 10 Mars, 2018 18:09

Në ballë të luftës deklaroi se do të jetë Rexhep taip Erdogan nëse do të jetë e nevojshme. "Kur të bëhet rekrutimi, kur t’ju thërasin në detyrë, atëherë unë do jem i pari që do të shkoj bashkë me ju"-tha të shtunën presidenti turk teksa foli  në kongresin e partisë të AKP (Partia për Demokraci dhe Zhvillim).

Autokrati i preferuar i BE-së

Postuar në 10 Mars, 2018 10:52

Revista e njohur “Foreign Policy” i ka kushtuat një shkrim presidentit serb Aleksander Vuçiç përmes të cilit sulmon Bashkimin Europian për atë që e quan “tolerim të një autokrati”. 

Gazetari Aleks Eror, shkruan se Vuçiç ja ka dalë që të fitojë mbështetjen e BE-së pavarësisht veprimeve politike dhe institucionale që sipas tij pak kanë të bëjnë me standardet demokratike. 

Trump njofton takim me kreun e Koresë së Veriut

Postuar në 09 Mars, 2018 10:26

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai është i gatshëm të takohë kreun e Koresë së Veriut, Kim Jong-un i cili sipas tij ka rënë dakord që të ndërpresë testet e reja bërthamore dhe madje të çmontojë arsenalin bërthamor. Trump ka postuar në Twitter lajmin, që mbetet hipotetik, ndonëse ai shprehet qartë se “është planifikuar një takim”.

Pas Sirisë, Turqia mendon ndërhyrjen ushtarake në Irak

Postuar në 08 Mars, 2018 13:30

Pak orë pasi Turqia njoftoi një datë të përfundimit të operacionit “Dega e ullirit” në Siri, ministri i saj i Jashtëm i saj, Mevlut Cavushoglu ka deklaruar se është planifikuar një tjetër ndërhyrje jashtë kufijve shtetëorë.

Në një prononcim për CNN Turk, Cavushoglu ka deklaruar se Ankaraja po mendon ndërhyrjen në Iraka sërish kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

SHBA pozicionohet për burimet e Qipros në Egje

Postuar në 08 Mars, 2018 12:07

Departamenti i Shtetit mbështet të drejtën e Qipros për të shfrytëzuar burimet e naftës dhe gazit brenda Zonës Ekonomike Ekskluzive, tha në një deklaratë të mërkurën zyrtari i Sekretarit Amerikan të Shtetit. 

Itali/Dihet kush fitoi dhe kush humbi, por nuk dihet e ardhmja

Postuar në 07 Mars, 2018 20:24

Analiza mbi zgjedhjet e 4 marsit në Itali po përqendrohen tek emrat më shumë sesa tek politikat apo programet. Kjo është dëshmi e konfuzionit të madh të krijuar, por edhe pasigurisë që rrjedh nga fakti se devijimi i rrugës së vendit është diçka shumë më e madhe, e rrezikshme dhe e vështirë sesa premtimet elektorale. Duke marrë shkas edhe nga rasti i Greqisë, me një Tsipras që u shndërrua nga politikan rruge antiestablishment në një kanakar të Europës dhe SHBA-së është më konveninte që të lexosh kaosin e ri si atribut apo arsyetim që asociohet me disa persona.

“Turqia synon rikrijimin e kalifatit”

Postuar në 07 Mars, 2018 17:23

Turqia, Irani dhe ekstremistët islamikë janë trekëndëshi i djallit. Ky përkufizim është bërë nga princi saudit Mohammed Bin Salman, gjatë një interviste për gazetën egjiptiane “Al-Shorouk”.

Princi akuzoi Vëllazërinë Myslimane se po kërkon të shfrytëzojë situatën në rajon, kurse Turqia si padronen e saj synimet e së cilës janë rikrijimi i Kalifatit, që nuk ekziston më që nga koha e Perandorisë Osmane, 

Kisha Ortodokse Serbe ndryshon emrin. Rishfaqet Patriarkana e Pejës

Postuar në 06 Mars, 2018 10:49

Kishat Ortodokse Serbe do të ndryshojë emrin zyrtar të saj. Sipas gazetës serbe, Vecernje Novosti, emri i ri do të jetë Kisha Ortodokose Serbe – Patriarkana e Pejës, duke përfshirë kështu edhe një hapësirë administrative kishtare në Kosovë.

Sipas artikullit që citohet nga B92, zgjedhja e patriarkut do të bëhet me votim të fshehtë me 2/3 e votave të peshkopëve.

Greqia avancon procedurat për kërkimet në Jon

Postuar në 05 Mars, 2018 21:38

Kompania Shtetërore e Administrimit të Hidrokarbureve në Greqi  (EDEYA), shpalli zyrtarisht të hënën, pjesëmarrësit në tenderat  për kërkimin e hidrokarbureve në zonat e detit Jon dhe Jugperëndim të Kretës.

Renzi dorëzon çelësat e partisë

Postuar në 05 Mars, 2018 20:20

Dorëheqjen e parevokueshme nga nga udhëheqja e Partisë Demokratike italiane (PD) dha ish-kryeministri Mateo Renzi pas dështimit në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

"Unë do të jem një anëtar i thjeshtë i partisë dhe  do të jap kontributin tim në zonat ku patëm disfatë, siç duhet të bëjnë të gjithë. Ne po dorëzojmë çelësat ë shtëpisë në në një gjendje shumë më të mirë se kur e kemi marrë "- tha Renzi në konferencën për shtyp.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota