Blloku Bota

Tragjedi nga shembja e Urës në Xhenova (Video)

Postuar në 14 Gusht, 2018 13:42

Skena tmerri  në Xhenova të Italisë pas rërzimit të një ure. Autoritetet raportojnë për dhjetra viktima e të plagosur. Ura ishte pjesë e autostratës A 10 në dalje të Xhenovas. Tragjedia ndodhi në 13:00 më orën lokale për shkaqe që sipas mediave lidhen me kushtet e motit dhe një stuhi që përfshiu zonën.

Disa makina thuhet se kanë rënë nga 50 metra lartësi. Ekipet e emergjencës dhe ato zjarrfikëse janë në luftë me kohën për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat.  Ministri italian i Transportit e përshkroi ngjarjen si një 'tragjedi të jashtëzakonshme'.

Alarm në Londër, makina hyn mes turmës (Video)

Postuar në 14 Gusht, 2018 09:55

Alarm u shkaktua të martën në mëngjes në Londër, kur një makinë u përplas me kangjellat e parlamentit . Siç transmeton Reuters, oficerë të policisë britanike arrestuan shoferin e makinës, ndërsa raportohet për disa të plagosur.

Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë policët e armatosur që rrethojnë parlamentin britanik dhe bllokojnë zonën.Nuk bëhet e ditur nëse incidenti lidhet me ndonjë sulm terrorist. Megjithatë policia është në gatishmëri, duke mbyllur një pjesë të metrosë.

Goditje ndaj Erdogan

Postuar në 10 Gusht, 2018 15:21

 

Dyfishimin e tarifave doganore për importet e çelikut dhe aluminit nga Turqia njoftoi përmes twitter-it, presidenti amertikan Donald Trump, duke shtuar se lira turke po bie ndjeshëm ndaj "dollarit tonë të fortë".

Tarifa për importet e aluminit tani do të jetë 20%, ndërsa për çelikun 50%. “Marrëdhëniet tona me Turqinë nuk janë të mira në këtë kohë”- thekson presidenti amerikan.

Refuzimi i vizave për klerikët, alarmohet Moska

Postuar në 10 Gusht, 2018 09:55

Teksa marrëdhëniet e Rusisë me Greqinë kanë njohur pikën më të ulët pas dëbimit të dy zyrtarëve rusë nga Greqia dhe ndalimit të hyrjes së dy diplomatëve të tjerë nga Moska, benzinë zjarrit i ka hedhur refuzimi i ambasadës greke në Moskë për t'u dhënë vizë disa klerikëve rusë. 

"Ne i kërkojmë ambasadës greke të konfirmojë apo të përgënjeshtrojë informacionin"-tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Sakharov. Ajo sqaroi se nëse akuzat  e klerit rus janë të vërteta, atëherë ky është një "akt i papranueshëm"

Korrigjimi i kufijve është diskutuar edhe me Serbinë

Postuar në 10 Gusht, 2018 01:13

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka sintonizuar qëndrimet publike për Kosovën në koherencë me homologun e tij, Hashim Thaçi. 

Jam në favor – dhe kjo është politika ime – të korrigjimit kufitar me shqiptarët

Video/Konferenca për shtyp e Thaçit: Korrigjim kufijsh me Serbinë. Do krijojmë Asosacionin

Postuar në 08 Gusht, 2018 12:33

Philips: Jo ndarje për Kosovën. SHBA duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve

Postuar në 07 Gusht, 2018 12:17

David L. Phillips, drejtor i programit për krijimin e paqes dhe të drejtave në Intitutin për Studimet e të Drejtave të Njeriut në Universtetin Columbia, thotë përmes një interviste për DW, se ndarja e Kosovës nuk është opsion. Sipas tij, SHBA duhet të përfshihen në dialogun Serbi-Kosovë.

Grupi çek PPF përfundon blerjen 2.8 mld $ të aseteve të Telenor në Europën Qendrore dhe Lindore

Postuar në 07 Gusht, 2018 11:27

Grupi çek PPF ka realizuar së fundmi blerjen e aseteve të operatorit celular, Telenor që operon në Hungari, Bullgari, Malin e Zi dhe Serbi. Sipas njoftimit zyrtar vlera e operacionit është 2.8 miliardë dollarë dhe është kryer përmes një kredie sindikale.

Blerja është më e madhja në sektorin e telekomunikacioneve në Europën Qendrore dhe Lindore që nga viti 2011

Hyjnë në fuqi sanksionet e njëanshme të SHBA ndaj Iranit

Postuar në 07 Gusht, 2018 09:53

Prej orës 7 të mëngjesit të kësaj të marte kanë hyrë në fuqi sanksionet amerikane ndaj Iranit, të cilat ishin hequr pas arritjes së marrëveshjes historike për programin bërthamor në vitin 2015.

Shtetet e Bashkuara zyrtarizuan në mënyrë të njëanshme valën e parë të sanksioneve që lidhet me transaksionet financiare, importet e lëndëve të para, sektorët e automobilave dhe aviacionit civil.

BE nuk duhet të heqë vëmendjen nga Mesdheu

Postuar në 06 Gusht, 2018 14:30

Sot Mesdheu është i fragmentarizuar dhe nën kontrollin e askujt. Kjo është edhe arsyeja e destabilizimit të tij të paprecedentë. Kështu mendon historian i njohur francez, Maurice Aymard, i cili përmes një interviste për gazetën italiane, “Corriere della Sera” thotë se historia i përgënjeshtroi të gjitha shpresat dhe parashikimet.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota