Blloku Bota

Terrori i Madh, Rusia refuzon publikimin e emrave të Trojkave që urdhëruan dënime pa gjyq

Postuar në 16 Mars, 2019 12:53

Ekzekutimet e urdhëruara gjatë Spastrimti të Madh në vitet ’30 në ish-Bashkimin Sovjetik vijojnë të mbeten sekret shtetëror në Rusi. Gazeta “Kommersant” raporton se autoritetet ruse i kanë refuzuar një studiuesi, Sergei Prudovksy të dhëna për emrat e gjyqtarëve që kanë urdhëruar dënime me vdekje pa process gjyqësor në vitet 1937-1938.

Jo vetëm Shqipëria pa regjistër pronash. Edhe Greqia në proces

Postuar në 16 Mars, 2019 11:11

Shqipëria nuk është i vetmi vend europian me probleme themelore në regjistrimin e pronës. Madje vendi ynë formalisht e ka një regjistër ndërkohë që Greqia ende nuk e disponon. Reuters shkruan se regjistri i pronës në Greqi kompletohet jo më parë se viti 2021 dhe ai ka nisur të përpilohet në vitin 1998 kur në pushtet ishte Kostas Simitis. 

Merkel nuk konsumohet. Ka mbështetjen e 59% të gjermanëve

Postuar në 15 Mars, 2019 12:46

Angela Merkel duket se do të hyjë në historinë e politikës gjermane për mbështetjen e vazhdueshme që gëzon mes qytetarëve të saj. Një sondazh i televzionit publik ARD tregon se 59% e të anketuarve dëshirojnë që kancelarja të rrijë në zrë deri në zgjedhjet e reja federale që zhvillohen pas dy vjetësh e gjysmë. Kjo përqindje është 2 pikë më shumë sesa sondazhi i muajit dhjetor dhe flet qartë se integriteti është çelësi i mbështetjes, përveç suksesit.

PE vazhdon lojën "ngriva-shkriva" me Turqinë

Postuar në 13 Mars, 2019 20:57

Me 370 vota pro Parlamenti Evropian i kërkoi Komisionit të pezullojë negociatat e pranimit me Ankaranë.Kjo, duke iu referuar situatës lidhur me  sundimin e ligjit në Turqi ku vihet re rritje e kontrollit të ekzekutivit mbi autoritetet gjyqësore dhe ndërhyrjet politike në drejtësi.

Britania në kurthin e BREXIT, vendi drejt zgjedhjeve

Postuar në 12 Mars, 2019 21:38

Parlamenti britanik hodhi poshtë për të dytën herë marrëveshjen e negociuar nga kryeministrja Tereza May për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Pavarësisht apelit që May kishte adresuar më herët propozimi i saj për të mbështetur "marrëveshjen e përmirësuar" që ajo  arriti me Brukselin u refuzua nga deputetët britanikë.

Të deportuar nga Kosova me urdhër të Erdoganit?

Postuar në 11 Mars, 2019 16:56

Gazeta britanike “The Times” shkruan se deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, muaj më parë, u bë me urdhër direkt të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Sipas kërkesës turke personat në fjalë kanë patur lidhje me organizatën “FETO”, që drejtohet nga Fetullah Gulen. Deportimi u bë në shkelje të ligjit nga shërbimi sekret kosovar dhe urdhëri ndaj tij erdhi nga presidenti Hashim Thaçi, që iu bind kërkesës së homologut turk, pa dijeninë e kryeministrit Ramush Haradinaj. 

Kongresi i ndalon Presidentit të SHBA-ve njohjen e aneksimit të Krimesë

Postuar në 08 Mars, 2019 19:47

Komisioni i Jashtëm i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan miratoi njëzëri projekt-ligjin që ndalon Shtëpinë e Bardhë të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Njoftimi është bërë nga Zyra e Shtypit të Komisionit, ku theksohet specifikisht përmbajtja e ligjit "Për të ndaluar qeverinë amerikane të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia".

Kur drejtësia nuk është teatër. Burg për Menduh Thaçin

Postuar në 08 Mars, 2019 15:33

Nga Maqedonia vjen një tjetër shembull për standardin e ndryshëm të drejtësisë ndaj të paprekshmëve të politikës. Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare është dënuar me 3.2 vjet burg për parregullsitë në zgjedhjet e vitit 2013. Ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov është dënuar me 3 vjet burg, kurse Bedreim Ibraimi, ish-anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me 4.5 vjet burg.

98 miliarderë rusë me pasuri më të madhe se të gjithë rusët

Postuar në 07 Mars, 2019 15:11

98 miliarderë rusë kanë një pasuri më të madhe sesa kursimet bankare të të gjithë rusëve të marrë bashkë. Revista “Forbes” ka përcjellë të dhënat në fjalë që vënë në dukje shkallën e pabarazisë esktreme dhe polarizues ku ka hyrë Rusia e Vladimir Putinit.

Këta milarderë kanë së bashku 421 miliardë dollarë kurse depozita bankare e të gjithë rusëve shkon në 420.7 miliardë dollarë.

Urdhëri i Trump: Nuk publikohet më numri i civilëve të vrarë në sulme me dron

Postuar në 07 Mars, 2019 13:58

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka revokuar urdhërin e paraardhësit të tij, nobelistit të paqes, Barack Obama, për raportimin e viktimave civile nga goditjet ajrore me dron.  Urdhëri i ri nuk aplikohet për zona lufte si Siria, Iraku dhe Afganistani, ku SHBA ka trupa ushtarake të dislokuara, por për goditjet ajrore që kryhen nga operativët e shërbimeve sekrete.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota