Blloku Bota
Ndalim i papritur në Athinë i ministrit të Jashtëm venezuelian, spekullime mbi lidhjet Tsipras-Maduro
Mediat greke raportojnë për lëvizjen e ministrit të Jashtëm venezuelian Jorge Arreza me një avion që është ngritur nga Caracas dhe është ulur në Athinë për katër në datën 2 mars.
Sipas këtyre raportimeve që referojnë burimet opozitare në Venezuelë, avioni në fjalë është ngritur në fluturim pa planifikim paraprak, në të njëjtën ditë që qeveria e Maduros nxori jashtë vendit një sasi të madhe ari.
Ndërron jetë Klaus Kinkel
Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Klaus Kinkel. I njohur edhe në arenën ballkanike për angazhimin e tij për zgjidhje e krizës kosovare, apo gjatë situatave të vështira të Shqipërisë, diplomati i njohur do të pagëzonte si mund të thuash rikthimin e Gjermanisë në këtë zonë.
Hillary Clinton përjashton kandidimin për presidente
Pas muajsh të tërë spekulime, Hillary Clinton përjashtoi mundësinë për të qenë kandidate në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. "Nuk do të jem kandidate, por unë do të vazhdoj të flas dhe të mbroj atë që besoj"- tha Clinton në rrjetin televiziv lokal News 12 të Nju Jorkut.
Ish Sekretarja Amerikane e Shtetit është takuar me politikanët demokratë që kanë shprehur dëshirën për kandidatuar në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. Një nga kandidatët do të jetë ish-zv/presidenti Barack Obama, Joe Biden.
1 100 padi nga pushteti, gazetarët kroatë hidhen në protestë
Qindra gazetarë kroat kanë protestuar të shtuën në Zagreb për shkak të presionit dhe censurës së diktuat nga autoritetet publike. Protestën e ka thirrur Bashkimi i Gazetarëve Kroat që ka deklaruar edhe 1 100 padi ndaj gazetarëve dhe mediave. Sipas këtij grupimi paditë janë pjesë e një përpjekjeje çensure që është quajtur edhe si persekutim mbi gazetarët.
Qeveria po e injoron problemin sepse duke e injoruar mendojnë se e zgjidhin
janë shprehur gazetarët.
Imami i Al-Azhar: Poligamia është padrejtësi për gruan dhe fëmijët
Imami i madh i universitetit të njohur egjiptian Al – Azhar, Sheikh Ahemd al-Tayeb e ka cilësuar poligaminë si një padrejtësi për gruan. Në një postim në tuiter, ai shkruan se:
Poligamia është shpesh një padrejtësi për gruan dhe fëmijët. Praktika është një rezultat i mungesës së kuptimit të Kuranit dhe traditës profetike
SHBA shpall terroristin e radhës
Me rënien e Shtetit Islamik, Shtetet e Bashkuara shpallin kundërshtarin e radhës në të ashtuquajturin front kundër terrorizimit. Bëhet fjalë për Hamza Bin Laden, djalin e ish-kreut të Al Kaedës, për të cilin ka dyshime se ka nisur riorganizimin e celulës terroriste.
Për këdo që jep të dhëna për vendndodhjen e tij, Uashingtoni ka vendosur një shpërblim prej 1 milionë dollarësh, siç thuhet në njoftimin për shtyp të strukturave kundër terrorizmit të departamentit amerikan të shtetit.
5-8 trilionë m3 gaz në Bllokun 10 në Qipro
Exxon Mobile ka njoftuar zbulimin e një sasie të madhe gazi në bllokun 10 në Qipro. Sipas raportimeve mediatike në Greqi, sasia e zbuluar përafrohet nga 5 -8 trilionë metra kub gaz, por ky nuk është një rezultat përfundimar. Exxon ka zhvilluar kërkime në bashkëpunim me Qatar Petroleum që nga mesi i muajit nëntor të vitit 2018.
Gazeta greke “Kathimerini” raporton se zbulimi pason disa të tillë në detin që lag Greqinë, duke hapur rrugën për një rivlerësim strategjik të mbarë rajonit.
Itali/Zbulohet për herë të parë "heroinë sintetike", më ekonomike dhe shumë më toksike se heroina
Strukturat e karabinierisë italiane, NAS(Nuclei Antisofisticazioni e Sanità dell'Arma) kanë sekuestruar për herë të parë në Europë një lloj i ri droge, që është e ngjashme me heroinën sintetike, por shumë më ekonomike dhe vrasëse. Sipas raportimeve të mediave në Itali, mjaftojnë vetëm 20 gramë për të prodhuar 20 000 doza, ndërkohë që edhe kontakti me lëkurën provokon irritim dhe intoksikim.
Arabia Saudite emëron një grua si ambasadore në SHBA
Arabia Saudite ka emëruar për herë të parë një grua si ambasadore në SHBA, teksa marrëdhëniet midis dy vendeve aleate janë në krizë për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Kasogki.
Princessha, Rima Bint Bandar do të zëvendësojë Princin, Halid bin Salman, vëllain e vogël të trashëgimtarit të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i cili u emërua ministër i Mbrojtjes. Ajo është gruaja e parë që merr një post kaq të rëndësishëm në diplomacinë saudite.
Hije dyshimi mbi dosjet seksuale te Kishës
Kisha Katolike ka shkatërruar dosjet për abuzimet seksuale në radhët e saj. Kardinali gjerman, Marx Reinhardt, këshilltar i ngushtë i Papa Françeskut, duke folur në takimin e krerëve të Kishave Katolike kërkoi marrjen e masave masat për parandalimin e skandaleve të ngjashme në të ardhmen.
