Blloku Bota
Mattis në Shkup për të mbështetur referendumin
Pas gjermanëve dhe austriakëve edhe amerikanët po shprehin mbështetje të hapur për investimin e tyre në Maqedoni. Agjencia MIA raporton se këtë fundjavë pritet që Shkupin ta vizitojë sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis i cili do të jetë në vendin fqinj në mbështetje të plotë të referendumit që po oganizohet për miratimin e Marrëveshjes së Prespës për emrin.
Po shkoj aty që të bëj të qartë se ne jemi me popullin maqedonas
ctohet të jetë shprehur Mattis.
1.1 miliardë euro gjobë për Societe Generale. Goditja nga sanksionet e SHBA
Banka e dytë më e madhe franceze, Societe Generale, do të duhet të paguajë 1.1 miliardë euro gjobë si pasojë e sanksioneve të SHBA-së. Radio France International raporton se banka në fjalë është ekspozuar ndaj disa padive gjatë kohëve të fundit dhe po lufton që të mbyllë çështjet e hapura.
Kthesa djathtas e Suedisë, sinjal për Europën
Suedia, e cila është konsideruar tradicionalisht si modeli më i suksesshëm i shtetit social në Evropë, po shkon drejt një orientimi të djathtë, me një ngjitje më të butë se vendet e tjera të BE-së.
Socialdemokratët u rrëzuan në zgjedhjet e së dielës, duke regjistruar rezultatin më të keq në 100 vitet e fundit. Megjithatë, ata mbetën forca më e madhe politike duke marrë më shumë vota sesa pritej.
Trump paralajmëron sanksione edhe për gjykatësit e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërcënojnë edhe Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve me sanksione(ndaj gjyqtarëve). Mediat e ndryshme raportojnë se do të jetë këshilltari për Sigurinë i Presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, ai që do të njoftojë qëndrimin e fortë të Shtëpsië së Bardhë.
SHBA do të përdorë çdo mjet të nevojshëm për mbrojtjen e qytetarëve të vet dhe të aleatëve nga hetimi i padrejtë nga kjo gjykatë ilegjitime
citon Reuters një dokument që do të lexohet nga Bolton para një grupi konservator në SHBA.
Dueti me Beogradin, Hashim Thaçi viziton Preshevën të mërkurën. Në delegacion edhe austriaku Hahn
Agjencia e lajmeve Presheva Jonë shkruan se presidenti kosovar, Hashim Thaçi do të jetë në Preshevë këtë të mërkurë, në një vizitë ku do të marrë pjesë ndër të tjerë edhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Goditje për Hashim Thaçin, qeveria e Kosovës anullon lejen për vizitën e Vuçiç
Autoriteti i Hashim Thaçit është goditur rëndë sot teksa rruga Zubin-Potok – Banjë është bllokuar nga disa banorë të zonës. Ky akt erdhi pasi u njoftua se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se kishte ndërmend të vizitonte Banjën e Skënderajt. Vetë pëfaqësuesit serbë kanë akuzuar Kadri Veselin, kreun e Kuvendit të Kosovës se qëndron pas këtij akti, që është pasuar nga vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për anullimin e vizitës së Vuçiç. Mediat kanë përcjellë pamje të presidentit serb që bisedon me përfaqësues të policisë kosovare.
Me shtete monoetnike nuk zgjidhen problemet
Deputeti i së Majtës në Bundestagun Gjerman, Stefan Liebich, nuk është për këmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, por nëse dy vendet bien dakord, me njëri-tjetrin atëherë ne do ta pranojmë vendimin e tyre.
DW: Këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, - cili është qendrimi i partisë E Majta?
Lufta e ftohtë e çështjes “Skripal”
Dy oficerë të Inteligjencës Ushtarake ruse, e njohur edhe si GRU akuzon Britania për helmimin me noviçok të ish-agjentit Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia. Kryeministrja Tereza i tha parlamentit se misioni i tyre ishte miratuar në nivelet e larta të udhëheqjes së Kremlinit.
Një marrëveshje që i kërkon shqiptarët të jenë kukulla
Serbia nuk ka kohë për të humbur dhe dëshiron të diskutojë për çështje që janë të rëndësishme për serbët dhe shqiptarët
Kështu ka deklaruar gjatë një konference për shtyp presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili mesa duket po mendon edhe për shqiptarët. I zhgënjyer nga qëndrimet e Hashim Thaçit, Vuçiç ka shtuar se pala shqiptare nuk ka dëshirë të bisedojë as për Veriun, as për Gazivodën apo Mitrovicën, as edhe për Asosacionin e Komunave serbe.
Tajfun shkatërrimtar në Japoni (Video)
Tajfuni “Jebi” më i forti që ka goditur Japoninë në 25 vitet e fundit ka shkaktuar të paktën 10 viktima e mbi 300 të plagosur. Është klasifikuar si një nga stuhitë më të forta, të cilat rrallë godasin zonat e banuara. Kjo është stuhia e parë që ka kaluar mbi ishujt japonezë që nga viti 1993.
Më e goditur është zona e Osakës me shumë ndërtesa të shkatërruara, pemë të shkulura dhe automjete të dëmtuara. Shpejtësia e erës arriti në 220 km/h, ndërsa më shumë se 800 fluturime dhe qindra udhëtime hekurudhore e detare janë anuluar.
