Blloku Bota

Rusia: Çdo sulm amerikan në Siri, mund të çojë në konfrontim ushtarak me Ne

Postuar në 10 Prill, 2018 21:22

Rusia ka ngritur zërin kundrejt kërcënimeve të ShBA dhe presidentit të saj Donald Trump për një kundërpërgjigje të ashpër për sulmin kimik në Siri. Mediat kryesore ndërkombëtare citojnë një deklaratë të Vladimir Shamanov, ish-gjeneral, aktualisht kryetar i Komitetit Parlamentar për Mbrojtjen përmes të cilës ai ka paralajmëruar se një ndërhyrje ushtarake  ShBA-së në Siri do të çonte në përplasje ushtarake me Rusinë. 

Rusia ka mjetet e nevojshme për t’u kundërpërgjigjur dhe amerikanët dhe aleatët e tyre e dinë mirë këtë

Zuckerberg shfajësohet për skandalin

Postuar në 10 Prill, 2018 13:52

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg la në valixhe xhinset dhe bluzën e zakonshme dhe zgjodhi të veshë një kostum të errët me kravatë ngjyrë vjollcë gjatë seancës në senatin amerikan, ku u thirr për të shpjeguar se si të dhënat personale të 87 milion përdoruesve të Facebook arritën në duart e kompanisë Cambridge Analytica

Dueli SHBA-Rusi për Assadin zhvendoset edhe në OKB

Postuar në 10 Prill, 2018 10:16

Dy përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së dhe Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kanë shkëmbyer replika gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit ku diskutohej për sulmin me armë kimike në Siri.

Rusia kërkon nga Turqia kalimin e Afrinit nën administrimin e Sirisë

Postuar në 10 Prill, 2018 09:52

Rusia i ka kërkuar zyrtarisht Turqisë që të dorëzojë qytetin verior të Sirisë, Afrin, nën kontrollin e Damaskut zyrtar.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, deklaroi në një konferencë për shtyp me gazetarët dje se kalimi i Afrin nën administrin e Damaskut është diçka që pritet, përderisa Ankaraja zyrtare nuk ka deklaruar asnjëherë se e ka pushtuar Afrinin. 

Qyteti kontrollohej nga kurdët derisa Turqia ndërhyri ushtarakisht për të asgjësuar bërtham të YPG-së që i konsideron terroriste dhe për të cilat pretendon se kryejnë aktivitet terrorist në kufi.

Mish për top, snajperisti izraelit filmon vrasjet (Video)

Postuar në 10 Prill, 2018 09:50

Një video që tregon vrasjen e një palestinezi nga një snajperist izraelit në Rripin e Gazës ka shkaktuar reagime të forta. Pamjet tregojnë një njeri të paarmatosur që ecën në afërsi të kufirit i shënjestruar në kokë nga snajperisti.

Kur objektivi rrëzohet në tokë, snajperisti dhe ushtarët e tjerë festojnë me britma suksesin e shënjestrës. Autenticiteti i videos, i cili u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, nuk mundi të konfirmohej nga Agjencia Gjermane.

Hungaria ngjyroset “Portokalli”, Orban rikonfirmohet

Postuar në 09 Prill, 2018 09:10

Viktor Orban mori një fitore dërrmuese të dielën në zgjedhjet parlamentare në Hungari. Suksesi i një prej kryeministrave më të diskutueshëm në Europë është i pashembullt.  Partia e tij Fidesz mori 48,8% të votave me një avantazh prej gati 30 pikë përqindje nga kundërshtarët.

Ky rezultat do të thotë se Fidesz mbledh 133 vende në parlament nga 199 gjithsej duke i lejuar që ashtu si në dy zgjedhjet e mëparshme, në vitin 2010 dhe 2014, të ketë shumicën e nevojshme për të kaluar reformat kushtetuese.

Ndërpret fjalët “Krishti u Ngjall” dhe këndon himnin

Postuar në 08 Prill, 2018 21:08

Aktualiteti politik në Greqi dhe përplasjet në distancë mes Athinës dhe Ankarasë ku nuk kanë munguar tonet e luftës kanë interferuar edhe në hierarkinë e Kishës. Në një gjest simbolik kryepeshkopi Jeronimus teksa këndonte fjalët “Krishti u Ngjall” para qindra besimtarëve në katedralen e Athinës me rastin e festimit të Pashkëve, ndërpreu në mes liturgjinë duke nisur këndimin e himnit kombëtar.

Mediat shkruajnë se kjo lëvizje e Primatit të Kishës Greke ndodh për herë të parë, pasi në vitet e mëparshme, Jeronimi vazhdonte normalisht meshën teksa në sfond dëgjohej himni kombëtar.

Kriza e raketave, del në ankand harta e sulmit amerikan në Kubë (Foto)

Postuar në 08 Prill, 2018 18:51

Në Boston do të nxirret në ankand një hartë e Kubës, ekspozimi i së cilës është një rikthim në ditët e errëta të Luftës së Ftohtë. Ishte presidenti i atëhershëm amerikan, John Fitzgerald Kennedy, i cili konsultoi hartën që  tregon dhjetra objektiva ushtarake në vendin komunist. Harta është një prej dokumentave nga kriza e raketave kubane. Një konfrontim që shpërtheu në tetor të vitit 1962 mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik dhe që zgjati 13 ditë pasi raketat balistike sovjetike u instaluan në Kubë.

Rreziku i një mandati të tretë për Viktor Orban

Postuar në 08 Prill, 2018 16:37

Që prej vitin 1989 Hungaria zhvillon zgjedhje në një atmosferë të nderzur politike, por këtë herë, klima është më e tensionuar se kurrë.

Kryeministri konservator dhe populist Viktor Orban si dhe partia e tij Fidesz, argumentojnë se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në vend, pasi  ekzistenca e kombit hungarez është e kërcënuar nga "emigrantët" dhe " forcat internacionaliste ". Për forcat e majta dhe opozitën e krahut të djathtë, përkundrazi është në rrezik sundimi i ligjit dhe demokracia.

Përditësuar/Kamionçina terrorizon Gjermaninë

Postuar në 07 Prill, 2018 18:53

Vetëm një vit pas sulmit të Stokholmit, ku një kamion ra mbi një turmë njerëzish duke vrarë pesë vetë, Europa përjeton sërish tmerrin e sulmeve të ngjashme. Një kamionçinë hyri në një rrugë këmbësorësh të qytetit të vjetër Münster të Gjermanisë, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur tjetër dhjetra të tjerë nga të cilët, gjashtë janë transportuar në gjendje kritike në spital. Frika është se numri i viktimave do të jetë më i lartë, pasi sulmi ndodhi në një zonë të populluar.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota