Blloku Bota
Putin humbet në Çeki, dëbohen 18 diplomatë dhe refuzohet një kontratë miliarda euro në sektorin bërthamor
Rusia dhe Republika Çeke janë përfshirë së fundmi në një krizë diplomatike për shkak të zbulimit nga Praga të një njësie spiunazhi rus që akuzohet se ka kryer disa operacione, mes të cilave edhe hedhja në erë në vitin 2014 e një fabrike municioni. Pas kësaj akuze, Kremlini mori vendimin e paprecedentë të dëbimit të të paktën 20 diplomatëve çekë, ndërkohë që Praga largoi 18 diplomatë. Hetimet nga pala çeke kanë zgjatur për 7 vjet dhe sipas “Reuters” është arritur të provohet lidhja me agjencinë ruse të zbulimit, GRU me disa akte të kryera në vite, jo vetëm në Çeki.
Xi Jinping: Rendi botëror ka nevojë për drejtësi, jo hegjemoni!
Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka bërë thirrje sot për rishikimin e rendit botëror sidomos në kontrollin hegjemonik të strukturave të qeverisjes globale. Duke folur në forumin vjetor Boao Forum për Azinë, Xi ka folur për vende që përpiqen të krijojnë barriera dhe ndasi të cilat sipas tij sjellin vetëm dëme.
Bota do drejtësi, jo hegjemoni. Një vend i madh duhet të duket si i tillë duke dëshmuar se po merr më shumë përgjegjësi
BE: Moska ka përgjegjësi për gjendjen e Navalnit
BE bën përgjegjëse Moskën për gjendjen e liderit të opozitës, Aleksei Navalni. Shefi i diplomacisë europiane, Joseph Borrell, në një videokonferencë me ministrat e Jashtëm të BE-së ka kërkuar që Navalni të asistohet nga mjekët e tij.
Borrell: Rusia ka përqendruar 150 000 trupa në kufi me Ukrainën
Bashkimi Europian ka njoftuar përmes diplomatit të vet kryesor, Josep Borrell, se Rusia ka përqendruar në kufi me Ukrainën dhe Krime, mbi 150 000 trupa ushtarake.
Janë më shumë se 150 000 trupa të mbledhur në kufijtë ukrainas dhe në Krime. Rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm është evident
ka thënë Borrell.
Të Blertët në Gjermani propozojnë pasuesen e Merkelit
Annalena Baerbock është kandidatja e parë për kancelare nga radhët e Partisë Blertë në Gjermani. Ajo është në krye të partisë së bashku me kolegun Robert Habeck dhe tre vjet më parë synonin një parti të re e të madhe për Gjermaninë.
Raporti amerikan: Franca përgjegjëse për genocidin në Ruandë
Një raport i hartuar në SHBA e ngarkon Francën me përgjegjësi në gjenocidin e Ruandës. Raporti me gati 600 faqe e etiketon Francën "bashkëpunëtore" të regjimit ekstremist Hutu që orkestroi masakrën e rreth 800 000 njerëzve dhe refuzon plotësisht pozicionin qasjen sipas të cilës Parisi nuk kishte dijeni për axhendën gjenocidiale, raporton France 24. Investigimi është kryer për disa v
Dendias: Divergjencat me Turqinë nuk mund t’i fshehim nën rrogoz
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, thotë se përmirësimi gradual i marrëdhënieve me Turqinë nuk do të jetë një çështje e lehtë. Në një intervistë për “Kathimerini”, e para pas konferencës së tensionuar për shtyp me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu, në Ankara të enjten e kaluar, Dendias thekson se "është e pamundur të fshihen nën rrogoz çështjet për të cilat dy vendet kanë qasje të ndryshme”.
Amerika bëhet gati për ujë me orar
Rënia në minimumin historik e nivelit të liqeneve artificiale që furnizojnë miliona amerikanë mund t’i bëjë këta të fundit të përballen me ujin me orar. Banorët që mund të preken të parët nga kjo janë ata të Arizonës dhe Nevadës.
Liqeni Powell dhe Liqeni Mead kanë pësuar rënie të nivelit të ujit për shkak të ndryshimit të klimës.
Si pasojë e kësaj, më pak sasi bore përfundon në lumenj dhe degët e tij dhe temperaturat më të larta nxisin tharjen e tokës dhe bëjnë që më shumë ujë të avullojë.
Një hap nga lufta Rusi-Ukrainë
Lufta nuk ka qenë kurrë më afër se ditët e fundit në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë. Situata mbetet e tensionuar dhe incidentet, përfshirë ato me shkëmbim zjarri, nuk kanë munguar. Qeveria ukrainase thotë se përgjatë javëve të fundit, Rusia ka dislokuar në Krime rreth 40 mijë trupa dhe 40 mijë të tjera në rajonet pranë kufirit lindor të Ukrainës.
Përqendrimi ushtarak përfshin këmbësorinë elitare, automjete, tanke, artileri raketa, njësi të luftës elektronike, sisteme të mbrojtjes ajrore, cisterna karburanti dhe spitale fushore.
Irani ka një emër për shpërthimin në centralin bërthamor
Disa ditë pas një incidenti në stacionin bërthamor në Natanz, që e cilësoi fillimisht sulm terrorist, Irani ka një emër për autorin. Sipas medieve iraniane, i dyshuari është 43-vjeçari Reza Karimi, i lindur në Kashan, një qytet në Iran. Televizioni shtetëror publikoi një foto të Karimit, për të cilin tha se ka njoftuar Interpolin, pasi është larguar nga vendi pas sabotimit të punës në centralin bërthamor.
