Blloku Bota
Investigimi/Franca ka nënvlerësuar pasojat e testimeve bërthamore në Polinezi. 100 mijë njerëz mund të kërkojnë kompensim
Franca mund të përballet me një problem shumë serioz financiar që rrjedh nga pasojat e testimeve bërthamore të kryera prej saj në Polinezi gjatë viteve ’60-’70 të shekullit të 20-të. Sipas një investigimi të kryer në grup nga mediat, programi për Shkencën dhe Sigurinë Globale në universitetin e Princeton rezulton se ndikimi nga testet bërthamore Aldebaran, Encelade dhe Centaure në vitet 1966, 1971 dhe 1974 kanë qenë shumë më të mëdha nga sa janë deklaruar publikisht. Hetimi është kryer mbi 2000 faqe dokumentacion i deklasifikuar së fundmi nga Ministria franceze e Mbrojtjes ku përfshihen har
Izraeli, Greqia dhe Qipro nënshkruajnë projektin për lidhjen nëndetare të impianteve elektrike
Greqia, Qipro dhe Izraeli kanë nënshkruar një projekt 900 milionë dollarë për lidhjen e impianteve elektrike.
Lidhja do të kryhet përmes kabllit nëndetar dhe do të kalojë në Mesdhe.
Projekti quhet Ndërlidhësi Eurazia dhe synimi është krijimi i një burimi energjetik emergjent në raste të jashtëzakonshme
CoVid-19/Në Itali kalohet shifra e mbi 100 mijë të vdekurve
Italia ka njoftuar dje se pandemia e CoVid-19 ka shënuar mbi 100 mijë viktima që nga nisja e saj 13 muaj më parë. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj vdiqën për shkak të sëmundjes së re, 318 njerëz ndërkohë që kryeministri Mario Draghi ka paralajmëruar se situatë është ende e rëndë dhe se fushata e vaksinimit do të intensifikohet.
SHBA kërkon nga Turqia organizimin e bisedimeve afgane të paqes
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar se do të kërkojë nga qeveria e Turqisë të presë një takim mes liderëve afganë. Lajmi publikohet nga mediat afgane dhe qarkullohet në mediat turke duke cituar madje edhe pjesë nga letra e Blinken dërguar presidentitt afgan, Ashraf Ghani.
KE: Kompanitë e mëdha të zbardhin pagën e femrave dhe meshkujve, ose gjobë
Komisioni Europian ka propozuar së fundmi një draft që parashikohet të detyrojë kompanitë e mëdha europiane të ofrojnë të dhëna për mënyrën si paguajnë gratë dhe meshkujt. Drafti sanksionon gjoba nëse këto të dhëna nuk sigurohen dhe nuk zbardhen. Drafti, sipas propozuesve synon të eliminojë diferencat në pagesat mes gjinive të ndryshme, ndonëse në BE ligji rregullon të drejtën për pagesa të njëjta që nga viti 1957. Aktualisht në bllok femrat paguhen 14.1% më pak se meshkujt dhe diferenca në masën e pensionit është 30%.
Borrell: BE-ja duhet të angazhohet ushtarakisht aty ku mungon NATO
Kreu I diplomacisë europiane, spanjolli, Josep Borrell, ka dhënë një intervistë për revistën gjermane “Spiegel” përmes së cilës ka komentuar zhvillimet ndërkombëtare dhe raportet me Rusinë. I cilësuar në fillimet e detyrës së vet si një karakter këmbëngulës dhe shpërthyes, Borrell, në të vërtetë nuk arrin të formulojë ndonjë gjë të madhe mbi atë se çfarë duhet të jetë Europa.
Arabia Saudite, plan 5 miliard dollarësh për të dominuar tregun e hidrogjenit të pastër
Arabia Saudite synon të bëhet qendër globale e furnizimit me hidrogjen. Ndërsa qeveritë dhe industritë kërkojnë alternativa më pak ndotëse ndaj hidrokarbureve, eksportuesi më i madh në botë i hidrogjenit të papërpunuar po lufton të mbajë vendin e parë, ndërsa konkurrohet nga Kina, Evropa ose Australia. Një central me vlerë 5 miliardë dollarë, që funksionon me energjinë e diellit dhe erës do të jetë ndër prodhuesit më të mëdhenj të hidrogjenit në botë, kur të hapet në megaqytetin e planifikuar të NEOM-it në 2025, raporton Bloomberg.
Britania e Madhe kapet duke ushtruar ndikim beninj në Rusi
Rusia ka kapur së fundmi një mundësi për të kundërvepruar ndaj propagandës perëndimore se ajo zhvillon strategji dizinformuese informacioni përmes internetit. Përmes një interviste në Rossiya-24, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka deklaruar se Britania e Madhe nuk ka asnjë reagim deri më tani për dokumentet e rrjedhura në media sipas të cilave Londra zyrtare ka autorizuar krijimin e një rrjeti continental mediash, platformash, OJQ-sh që synojnë luftën kundër Rusisë.
Rrjeti 5G lançohet në Rusi
Shërbimi 5G shtrihet në Moskë. Operatori rus i telekomit MTS ka njoftuar se disa nga klientët e saj do të mund të hyjnë në rrjetin e parë të kompanisë 5G në më shumë se një duzinë zonash përreth kryeqytetit rus. Rrjeti ultra-i shpejtë është vendosur të mbulojë zona si Gorky Park, një zonë përreth Universitetit Shtetëror të Moskës (MSU), si dhe Qendrën Ndërkombëtare të Biznesit në Moskë ndër të tjera. Mbulimi 5G përfshin 14 zona dhe është vendosur të zgjerohet më tej në të ardhmen e afërt, sipas MTS.
Radioaktiviteti i viteve ’60 kthehet në Europë
Testet bërthamore që Franca ka kryer dikur në shkretëtirën algjeriane, tani po kthehen në Europë.
Pluhuri radioaktiv i Saharasë ka kaluar mbi Francë që nga shkurti, njoftoi Shoqata për Kontrollin e Radioaktivitetit në Perëndim.
Pluhuri zhvendoset nga era dhe po rrit ndotjen në disa pjesë të Evropës Jugore. Shkencëtarët konfirmuan se pluhuri është radioaktiv pasi mblodhën mostra.
Nivelet aktuale të rrezatimit nuk konsiderohen të rrezikshme.
