Blloku Bota

“Amerika nuk e pengon dot Nord Stream 2, evropianët e duan”

Postuar në 16 Shkurt, 2021 12:56

Rusia është e vendosur ta çojë deri në fund projektin e gazsjellësit Nord Stream 2, pavarësisht pengesave që sipas saj ngre Uashingtoni. Zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, në një intervistë të transmetuar nga kanali televiziv Rossiya-1 të dielën tha se vendet dhe kompanitë evropiane janë të interesuara për projektin. “Ne jemi të sigurt se do të ndërtohet përkundër atyre qasjeve shkatërruese, të cilat ne i kemi parë nga ana e SHBA-së, që sigurisht, nga ana e saj, ka vonuar zbatimin e këtij projekti”, tha Novak.

Hungaria mbyll radion e vetme të pavarur

Postuar në 15 Shkurt, 2021 16:28

KlubRadio, radio e fundit e pavarur hungareze mbylli transmetimin në mesnatë. Në një përballje me qeverinë e Oban, radioja la frekuencën analoge të përdorur deri tani. Por Andras Arato, drejtori dhe pronari i transmetuesit, nuk u dorëzua dhe filloi transmetimin në platformën e internetit të radios duke transmetuar “Himnin e gëzimit”, himni zyrtar i Bashkimit Evropian, raporton gazeta e pavarur online “Indeksi”. Kjo ishte një sfidë e hapur për Orban, në një kohë që edhe BE-ja është shprehur "seriozisht e shqetësuar" në lidhje me këtë hap.

Spanjë, separatistët rriten në zgjedhjet rajonale

Postuar në 15 Shkurt, 2021 11:54

Zgjedhjet rajonale të mbajtura të dielën u dhanë më shumë fuqi partive separatiste në Katalonjë.

Partia Socialiste pro-bashkimit, e udhëhequr nga ish-ministri i Shëndetësisë Salvador Illa, mori numrin më të madh të votave duke siguruar një fitore të ngushtë. Megjithatë, për të formuar qeveri do t’I duhen aleatë.

Me 99% të votave të numëruara, të tre partitë kryesore që kërkojnë pavarësinë nga Spanja zgjeruan praninë në parlamentin rajonal në 135 vende nga 74. Në 2017, ata patën fituar 70 vende.

Lëkundja 7.3 ballë në Japoni, një pasgoditje e tërmetit të marsit 2011

Postuar në 14 Shkurt, 2021 16:21

Një tërmet 7.3 ballë goditi dje brigjet e Tohokut në Japoni, e njëjta zonë që në 2011 u regjistrua tërmeti shkatërrues që u pasua nga një cunami dhe incidentet në centralin bërthamor. Fatmirësisht, tërmeti i së shtunës nuk shkaktoi viktima, por vetëm 120 të plagosur dhe shkëputjen e energjisë elektrike për disa orë. Sizomologët thonë se tërmeti i djeshëm ishte një pasgoditje e tërmetit shkatërrues të 2011-s.

Ebola rikthehet në Guine

Postuar në 14 Shkurt, 2021 16:06

Tetë persona kanë rezultuar pozitivë për virusin ebola në Guinenë juglindore. Sipas autoriteteve vendore, tre prej tyre kanë vdekur. Ky është riaktivizimi i parë i sëmundjes në Guine, që nga shpërthimi i epidemisë që zgjati nga 2013 deri në 2016, kohë gjatë së cilës në rajon u shënuan 11 300 viktima.

Një përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se në Guine do të dërgohet shumë shpejt ndihmë, raporton France 24.

Senati dështon në përpjekjen për të dënuar Trump

Postuar në 14 Shkurt, 2021 11:00

Senati amerikan nuk arriti shumicën e nevojshme për të dënuar ish-presidentin Donald Trump. Duheshin dy të tretat e votave të senatorëve (67 vota) për të shpallur Trump fajtor për akuzën e nxitjes së kryengritjes lidhur me trazirat në Capitol Hill, më 6 janar, raporton BBC.

Franca dhe Rusia varrosin të vrarët në luftë 200 vjet pas mundjes së Napoleonit

Postuar në 13 Shkurt, 2021 13:20

Eshtrat e ushtarëve francezë dhe rusë, të vrarë gjatë tërheqjes katastrofike të Napoleonit nga Moska në 1812 u varrosën sot, duke shënuar një moment të rrallë uniteti midis dy vendeve. Zyrtarët dhe pasardhësit e udhëheqësve ushtarakë rusë dhe francezë të shekullit të XIX u mblodhën për një ceremoni në perëndim të Rusisë për të rivarrosur eshtrat e 126 personave të vrarë në një nga betejat më të përgjakshme të fushatës ruse të Napoleonit.

Njeriu më i besuar i Vuçiç, biznes me njerëz të lidhur me krimin e organizuar

Postuar në 13 Shkurt, 2021 12:11

Një nga njerëzit më të besuar të presidentit serb dyshohet për lidhje me një figurë të dyshuar të krimit të organizuar. Nikola Petroviç, mik i ngushtë i Presidentit Serb Aleksandar Vuçiç, ka bërë biznes me Stanko Subotiç, një figurë e diskutueshme me lidhje të gjata me krimin. Ky i fundit i ka shitur një firmë aviacioni Petroviçit për një çmim qesharak, përmes disa kompanive në Luksemburg.

Rusia gjobit Evropën e Lirë me 150 mijë dollarë

Postuar në 12 Shkurt, 2021 15:29

Rusia ka gjobitur radion Evropa e Lirë me 150 mijë dollarë. Transmetuesi shtetëror amerikan RFE/RL u gjobit nga një gjykatë ruse pasi nuk ka deklaruar në rrjetin e saj të faqeve të internetit se janë regjistruar si "agjentë të huaj" - një detyrim ligjor.

Sipas Roskomnadzor, rregullatori i medias ruse, ka pasur 166 raste të mosrespektimit të deklarimit të statusit. Deri më tani, gjykatat kanë shqyrtuar 40 prej tyre dhe kanë vendosur kundër RFE / RL në secilën prej tyre.

SARS-CoV-2, në Athinë përllogaritet numri i të infektuarve përmes ujërave të zeza

Postuar në 11 Shkurt, 2021 15:03

Në Greqi, studiuesit kanë bërë një përllogaritje të përafërt të bartësve të virusit SARS-CoV-2 përmes ujërave të zeza. Studimi është bërë vetëm për Athinën dhe, referuar shifrave, jep një panoramë shqetësuese të situatës së të infektuarve.  

Ngarkesa virale e gjetur në ujërat e zeza të Athinës tregon se mund të ketë 80 000 deri 90 000 bartës simptomatikë ose asimptomatikë të Covid-19 në zonë, tha Nikos Thomaidis, profesor i kimisë analitike në Universitetin e Athinës.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota