Blloku Bota
Vaksina kineze si element shpjegues i paradoksit kilian
E kanë pagëzuar “paradoksi kilian”. Vendi në Amerikën e Jugut habiti botën për shpejtësinë e fushatës së vaksinimit masiv kundër koronavirusit: 4.6 milionë njerëz nga 18 milionë banorë që ka Kili kanë bërë dy doza të vaksinës, 7.2 milion kanë bërë vetëm njërën. Vetëm Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Seychelles renditen para Kilit për fushatën e vaksinimit.
Pas gjobës, Jack Ma pasurohet me 2 miliardë dollarë brenda një dite
Gjoba që shteti kinez i vuri sipërmarrësit Jack Ma është reflektuar në favor të tij në bursë. Aksionet e kompanisë Alibaba në Hong-Kong u rritën menjëherë me 6 %, ndërkohë që në bursën amerikane rritja është 9%, më e madhja në pothuajse katër vjet.
Sipas Indeksit të Miliarderëve nga Bloomberg, vlera neto e Ma u rrit me 2.3 miliardë dollarë për të arritur 52.1 miliardë dollarë. Ai aktualisht është njeriu i 25-të më i pasur në bot, dhe i treti në listën e më të pasurve të Kinës.
Gati për luftë, Zelensky: Është toka jonë dhe do ta mbrojmë
Ukraina dhe Rusia janë shumë pranë një konflikti të armatosur. Më shumë sesa një konflikt modern, ai i ngjan një të tilli të shekullit XX. Ushtarë të lodhur e nervozë me pushkë në krah që skanojnë atë një njihet si toka e askujt.
Snajperët, me gjasë të trajnuar nga rusë, thonë se zyrtarët ukrainas po presin rastin për të urdhëruar hapje zjarri. Më shumë se 20 shokë të tyre janë pushkatuar tashmë gjatë këtij viti.
SHBA, Biden cakton të parën femër si sekretare për Ushtrinë
Presidenti amerikan, Joe Biden ka caktuar Christinë Wormuth në detyrën e sekretarit për Ushtrinë, funksion që inkuadrohet brenda Departamentit të Mbrojtjes. Sipas raportimeve mediatike, nëse kandidatja në fjalë, që më herët ka shërbyer si zyrtare e lartë e politikave në Pentagon në fund të mandatit të Barack Obamës, merr miratimin e Senatit, do të jetë femra e parë në këtë pozicion.
CoVid-19, numri i vdekjeve kalon mbi 1 milionë në Europë
Rastet e vdekjeve nga CoVid-19 në Europë kanë kaluar 1 000 000 njerëz. Lajmi raportohet nga AFP, sipas së cilës përllogaritja merr në analizë fatalitetet në 52 vende. Saktësisht numri i vdekjeve deri dje është 1 000 288.
Jemi në një pikë kritike të pandemisë. Trajektoria e pandemisë po rritet në mënyrë eksponenciale
citohet të jetë shprehur Maria Van Kerkhove, drejtuese e grupit teknik për CoVid-19 në OBSH.
Fuçi me mbetje toksike që nga Lufta e Dytë Botërore zbulohen në ujërat pranë Los Angelesit
Rreth 900 metër në thellësi të detit, 10 milje nga brigjet e Los Angelesit gjenden fuçi të panumërta me mbetje toksike. Zbulimi është bërë nga David Valentine, një studiues i jetës ujore dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë.
Fuçitë përmbajnë DDT, një përbërje kimke pa erë që fillimisht u zhvillua si një insekticid gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitet ‘60, përbërja u zbulua se ishte shumë toksike për njerëzit dhe kafshët, ndërsa Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit e ka etiketuar tani si "kancerogjen i mundshëm njerëzor".
Studimi izraelit: Varianti i Afrikës së Jugut “mund” vaksinën Pfizer
Varianti i Afrikës së Jugut i shpëton mbrojtjes që siguron vaksina Pfizer-BioNTech. Një studim i kryer në Izrael, një nga vendet lider në fushatën e vaksinimit, pothuajse plotësisht me Pfizer, arriti në përfundimin se prevalenca e variantit të Afrikës së Jugut (B.1.351) midis pacientëve që morën dy doza të vaksinës ishte afërsisht tetë herë më e lartë se në popullatën e pavaksinuar. Edhe pse numri i pacientëve të marrë në shqyrtim është i kufizuar, rezultati konsiderohet tregues.
Irani: Sulm terrorist në impiantin e pasurimit të uraniumit
Organizata e energjisë atomike në Iranit njoftoi sot se objekti bërthamor Natanz është bërë shënjestër e një akti terrorist. Reagimi vjen vetëm pak orë pasi e njëjta kishte raportuar për një "aksident" që kishte ardhur si pasojë e një ndërprerjeje të energjisë.
Kina e pranon zyrtarisht: Vaksinat tona kanë efektivitet të ulët
Vaksinat kineze kanë efektivitet të ulët dhe këtë e pranojnë vetë autoritetet shëndetësore në Kinë. Drejtori i Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu, tha të shtunën në një konferencë se vaksinat kineze “nuk kanë norma të larta të mbrojtjes nga Covid-19”.
"Ne po shqyrtojmë nëse duhet të përdorim vaksina të ndryshme nga linja të ndryshme teknike për procesin e imunizimit", citohet Gao nga Associated Press.
Erdogan: Nuk njohim aneksimin e Krimesë
Ankaraja nuk do ta njohë aneksimin e Krimesë. Gjatë një vizite që presidenti ukrainas pati në Turqi, Erdogan tha se vendi i tij është pro Platformës së Krimesë, një iniciativë e kësaj të fundit për të mbledhur mbështetje ndërkombëtare.
