Blloku Bota

“Nuk mund të zgjidhim të gjitha konfliktet e botës”

Postuar në 20 Maj, 2021 15:48

Riaktivizimi i konfliktit Izrael-Palestinë u ka shtuar një dhimbje koke fuqive të mëdha botërore. Kancelarja gjermane thotë se pavarësisht përpjekjeve për arritjen e paqes, Gjermania nuk mund të gjithë të gjitha konfliktet.

Ministrja gjermane e Familjes jep dorëheqjen pas skandalit të plagjiaturës

Postuar në 19 Maj, 2021 16:46

Ministrja gjermane e Familjes, Franziska Giffey, dha dorëheqjen të mërkurën pas doktoratura e saj rezultoi një plagjiaturë. Giffey, e cila vjen nga radhët e Partisë Social Demokrate, e paraqiti dorëheqjen te kancelarja Angela Merkel, raporton DW.

Giffey, 43 vjeç, u vu në qendër të vëmendjes në shkurt 2019 për një disertacion doktorature që ajo dorëzoi në Universitetin Berlini i Lirë, në 2010.

BE lehtëson kufizimet e udhëtimit për qytetarët jashtë Unionit

Postuar në 19 Maj, 2021 14:13

Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë sot dakord për të lehtësuar kufizimet e udhëtimit për vizitorët që vijnë nga vende që nuk janë pjesë e Unionit. Lehtësimi do të hyjë në fuqi para nisjes së sezonit turistik veror, bën të ditur Reuters, që u referohet dy burimeve të ndryshme në BE.

Amerikanët do të peshohen para hipjes në avion

Postuar në 19 Maj, 2021 12:53

Në SHBA, pasagjerëve të linjave ajrore mund t'u kërkohet të peshohen para fluturimit. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane. Masa vjen në kuadër të sigurisë së fluturimeve, në një kohë kur një pjesë e avionëve mund të jenë vjetëruar, ndërsa obeziteti është në rritje.

Tani, kompanitë e fluturimit do të azhornojnë peshën mesatare të pasagjerëve, në bazë të një qarkoreje të lëshuar nga Administrata Federale e Aviacionit.

Kina redukton divorcet me 70% me anë të një ligji të posaçëm

Postuar në 18 Maj, 2021 16:56

Rënia e lindjeve në Kinë e ka detyruar qeverinë të hartojë strategji që nxit rritjen e popullsisë. Një ligj i miratuar kohët e fundit, duket se i ka dhënë rezultatet e para në këtë aspekt. I ashtuquajturi “ligji i ftohjes”, e ka reduktuar numrin e divorceve me 70% përgjatë muajve të parë të këtij viti.

BBC ngre dyshime për imazhet e mjegullta të Gazës në Google Maps

Postuar në 17 Maj, 2021 19:22

Një nga vendet më të populluara në botë, Gaza çuditërisht është e paqartë në Google Maps. Një gjë e tillë është evidentuar sidomos së fundmi, kur studiuesit duke përdorur informacion me burim të hapur, në dispozicion të publikut - përfshirë të dhënat e hartës – janë përpjekur të lokalizojnë sulmet dhe të dokumentojnë rrënimin që ato lënë pas.

Senatori Rubio ngre shqetësimin për UFO-t: Duhen marrë seriozisht

Postuar në 17 Maj, 2021 17:46

Senatori Marco Rubio është në krye të thirrjeve për të marrë më seriozisht raportimet për UFO-t, në një kohë kur pritet publikimi i një raporti qeveritar mbi të njëjtën temë.

Rubio, i cili kryeson Komitetin e Inteligjencës në Senat, ka kërkuar që një kopje e paklasifikuar e raportit të tregohet në Kongres. Gjatë një interviste në "60 Minutes", në CBS, Rubio tha se "çdo gjë që hyn në  hapësirën ​​ajrore dhe që nuk duhet të jetë aty, përbën kërcënim".

Provime me shkrim për emigratët që duan nënshtetësinë greke

Postuar në 17 Maj, 2021 13:57

Në Greqi janë zhvilluar provimet me shkrim për emigrantët që duan nënshtetësinë greke. Në total janë 2 465 të tillë, të regjistruar në provimet e para për të marrë Certifikatën e Përshtatshmërisë së Njohurive për Natyralizimin (PEGP).

Siç raporton “Kathimerini”, shumica e kandidatëve janë me origjinë shqiptare, por ka edhe kandidatë nga Rumania, Rusia, Ukraina, Bullgaria, Pakistani, India, më pak nga SHBA dhe Australia.

Turqia si "kalë Troje" në projektin ushtarak europian

Postuar në 17 Maj, 2021 12:47

Si vend anëtar i NATO-s, Turqia ka paraqitur një kërkesë për të marrë pjesë në projektin ushtarak të BE-së të udhëhequr nga holandezët, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara me Greqinë dhe Qipron. Ndërsa kërkesa turke po shqyrtohet, diplomatët e BE janë të ndarë për pjesëmarrjen e mundshme të Ankarasë.

Turqia paralajmëron veprim ushtarak ndaj Izraelit: Të gatshëm për çdo hap

Postuar në 16 Maj, 2021 17:10

Turqia ka paralajmëruar se është e gatshme të ndërmarrë edhe veprime ushtarake në ndihmë të palestinezëve që aktualisht janë përfshirë në një konflikt me izraelitët. Gjatë një fjale në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar ndër të tjera se:

Është koha që të tregojmë unitetin dhe vendosmërinë tonë. Umeti pret lidership prej nesh. Turqia është e gatshme të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota