Blloku Bota

Turqia përkujton 568 vjetorin e pushtimit të Konstandinopojës

Postuar në 30 Maj, 2021 14:11

Turqia ka celebruar dje 568 vjetorin e pushtimit të Konstandinopojës, sot Stambolli. Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan  ka përcjell një mesazh në tuiter përmes të cilit ka cilësuar se pushtimi i Konstandinopojës është një nga:

fitoret më të lavdishme të historisë sonë

Ai ka referuar Profetin Muhamed që parashikoi marrjen e Konstandinopojës dhe që cilësonte komandantin që do ta korrte atë arritje si ndër më të mirët.

“Vuloset” përfundimisht marrëveshja e detit mes Greqisë dhe Italisë

Postuar në 30 Maj, 2021 12:43

Senati italian ratifikoi të premten marrëveshjen detare me Greqinë, e cila përcakton kufijtë e zonave ekskluzive ekonomike mes dy vendeve të BE-së. Me 223 vota pro dhe vetëm dy kundër, e nënshkruar në qershor të vitit të kaluar pritet të hyjë në fuqi.

Studimi me autor Thomas Piketty e interpreton fitoren e Trump si "historikisht të paevitueshme"

Postuar në 30 Maj, 2021 11:50

Fitorja e Donald Trump duket se nuk është një aksident në kontesktin historik të zhvillimit të demokracive perëndimore. Një studim i publikuar nga “The Economist” që merr parasysh të dhënat historike, demokgrafike dhe ideologjike në 21 demokraci të Perëndimit, sugjeron se ngjarje si ardhja e Trump në pushtet, apo vota pro Brexit, janë pasojë objektive e një prirjeje ndërkombëtare 60 vjeçare. 

Studiuesit gjermanë shpjegojnë mpiksjen e gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca

Postuar në 30 Maj, 2021 11:33

Studiuesit e Universitetit Gëte në Frankfurt, Gjermani, thonë se kanë zbuluar mekanizmin që qëndron pas rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut, të lidhura me vaksinën AstraZeneca, raporton DW.

Naftali Benett, njeriu kyç që mund të nxjerrë Natanyahun nga zyra e kryeministrit

Postuar në 30 Maj, 2021 11:22

Qeverisjes së kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu duket se po i vjen fundi, teksa media të ndryshme raportojnë për krijimin e një koalicioni opozitar me mandat të përkohshëm. Në lojë është largimi i njeriut kryesor politik në Izrael përmes një aleanca të panatyrshme mes liderit opozitar, Yair Lapid dhe kreut të partisë së djathtë Yamina, Natali Benett që ka gjashtë vende kyç në parlament.

Raporti i Borrell: Normalizimi Prishtinë-Beograd, brenda 2021-t. Nuk flitet për ndarje kufijsh

Postuar në 30 Maj, 2021 04:08

Darka joformale e liderëve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka mundësi të ketë prodhuar një dokument të miratuar nga BE për rajonin.

Po vjen varianti hibrid

Postuar në 29 Maj, 2021 16:31

Një variant hibrid i koronavirusit, i formuar nga ai indian dhe anglez, është zbuluar në Vietnam. Varianti i ri përhapet shumë më shpejt në ajër sesa të tjerët. Lajmin e konfirmoi ministri vietnamez i Shëndetësisë, Nguyen Thanh Long, i cituar nga “The Guardian”.

Ky variant, theksoi ministri, është shkaku i valës së re të infeksioneve në vend, që filloi rreth një muaj më pare dhe që deri tani ka sjellë 3 595 raste të reja në 33 qytete dhe provinca.

Kanada, mbetjet mortore të 215 fëmijëve gjenden pranë një ish-shkolle të kishës

Postuar në 29 Maj, 2021 16:14

Horror në Kanada. Një e vërtetë tragjike për të cilën anëtarët e pakicës etnike 'Tk'emlúps te Secwépemc' kanë dyshuar për dekada me radhë, ka dalë në dritë me gjithë mizorinë e saj makabre në ditët e fundit: eshtrat e 215 fëmijëve janë gjetur afër asaj që dikur ishte një shkollë rezidenciale. Kjo e fundit është nga institucionet e sistemit të njohur si 'shkolla rezidenciale indiane', një rrjet shkollash të themeluara nga qeveria dhe të administruara nga Kishat Katolike që largoi fëmijët e njerëzve indigjenë nga kultura e tyre për t'i asimiluar ata në kulturën e shumicës.

Edhe një mandat për Asadin në Siri

Postuar në 28 Maj, 2021 08:59

Ashtu siç pritej, presidenti sirian, Bashar al-Assad, u rizgjodh për të udhëhequr vendin për shtatë vjet të tjerë, me 95.1% të votave. Njoftimi u bë nga kreu i Parlamentit të Damaskut.

 Zgjedhjet presidenciale në Siri janë kritikuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, të cilët i kanë cilësuar një farsë, për shkak të mungesës së kandidatëve të mirëfilltë nga opozita dhe kontrollit të pavarur të procesit.

Gjermania pranon se ka kryer gjenocid në Namibi

Postuar në 28 Maj, 2021 08:47

Gjermania ka pranuar për herë të parë gjenocidin e kryer kundër popullatave Herero dhe Namas në Namibi, gjatë epokës koloniale. Për këtë, Berlini do të dhurojë 1.1 miliardë euro për të nxitur zhvillimin e vendit afrikan.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota