Blloku Bota
Hamas demonstron forcën në Gaza dhe shpall fitoren me Izraelin
Lëvizja palestineze Hamas ka celebruar atë që e quan fitore mbi Izraelin duke nxjerrë në rrugët e Gazës me qindra militantë. Në këtë shfaqje propagandistike ka dalë edhe lideri i lëvizjes, Yahya Sinwar që nuk ka mbajtur asnjë fjalim, por vetëm është përshëndetur me njerëzit e pranishëm.
Konflikti zgjati 11 ditë dhe ai përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe SHBA.
Erdogan: Bisedimet për Qipron rifillojnë vetëm me status shtetëror të Qipros Turke
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar ecurinë e negociatave për Qipron, teksa me rastin e përurimit të një tuneli ka bërë të ditur kushtet e Turqisë.
Nëse do të ketë bisedime të reja për Qipron, këto nuk do të jenë më mes dy komuniteteve, por mes dy shteteve
tha Erdogan gjatë një videokonference.
Vuçiç paralajmëron hapjen e "problemeve me Kosovën"
Presidenti i Serbisë, Alexander Vuçiç ka paralajmëruar se së shpejti vendi i tij do të përballet me presione që kanë të bëjnë me Kosovën.
Kam frikë se kjo do të përshpejtohet, nën presion. Mendoj se çdo gjë rreth Kosovës po shkon mirë, por kam frikë se këto ditë ata do të nisin me një sërë zgjidhjesh të mrekullueshme, por ne do të luftojmë
ka thënë Vuçicic në Priboj.
Serbia tërheq ambasadorin në Poloni
Serbia ka tërheq ambasadorin e saj në Poloni. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë. Shkak për shkarkimin është bërë përfshirja e ambasadorit Nikola Zurovac në nënshkrimi i një letre mbështetëse për komunitetin gei në Poloni. Zurovac ka hedhur firmën së bashku me 40 ambasadorë të tjerë, pa u konsultuar fillimisht me Beogradin.
“Nuk mund të zgjidhim të gjitha konfliktet e botës”
Riaktivizimi i konfliktit Izrael-Palestinë u ka shtuar një dhimbje koke fuqive të mëdha botërore. Kancelarja gjermane thotë se pavarësisht përpjekjeve për arritjen e paqes, Gjermania nuk mund të gjithë të gjitha konfliktet.
Ministrja gjermane e Familjes jep dorëheqjen pas skandalit të plagjiaturës
Ministrja gjermane e Familjes, Franziska Giffey, dha dorëheqjen të mërkurën pas doktoratura e saj rezultoi një plagjiaturë. Giffey, e cila vjen nga radhët e Partisë Social Demokrate, e paraqiti dorëheqjen te kancelarja Angela Merkel, raporton DW.
Giffey, 43 vjeç, u vu në qendër të vëmendjes në shkurt 2019 për një disertacion doktorature që ajo dorëzoi në Universitetin Berlini i Lirë, në 2010.
BE lehtëson kufizimet e udhëtimit për qytetarët jashtë Unionit
Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë sot dakord për të lehtësuar kufizimet e udhëtimit për vizitorët që vijnë nga vende që nuk janë pjesë e Unionit. Lehtësimi do të hyjë në fuqi para nisjes së sezonit turistik veror, bën të ditur Reuters, që u referohet dy burimeve të ndryshme në BE.
Amerikanët do të peshohen para hipjes në avion
Në SHBA, pasagjerëve të linjave ajrore mund t'u kërkohet të peshohen para fluturimit. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane. Masa vjen në kuadër të sigurisë së fluturimeve, në një kohë kur një pjesë e avionëve mund të jenë vjetëruar, ndërsa obeziteti është në rritje.
Tani, kompanitë e fluturimit do të azhornojnë peshën mesatare të pasagjerëve, në bazë të një qarkoreje të lëshuar nga Administrata Federale e Aviacionit.
Kina redukton divorcet me 70% me anë të një ligji të posaçëm
Rënia e lindjeve në Kinë e ka detyruar qeverinë të hartojë strategji që nxit rritjen e popullsisë. Një ligj i miratuar kohët e fundit, duket se i ka dhënë rezultatet e para në këtë aspekt. I ashtuquajturi “ligji i ftohjes”, e ka reduktuar numrin e divorceve me 70% përgjatë muajve të parë të këtij viti.
BBC ngre dyshime për imazhet e mjegullta të Gazës në Google Maps
Një nga vendet më të populluara në botë, Gaza çuditërisht është e paqartë në Google Maps. Një gjë e tillë është evidentuar sidomos së fundmi, kur studiuesit duke përdorur informacion me burim të hapur, në dispozicion të publikut - përfshirë të dhënat e hartës – janë përpjekur të lokalizojnë sulmet dhe të dokumentojnë rrënimin që ato lënë pas.